Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi transportonte 10 emigrantë të paligjshëm të cilët do t’i ndihmonte të kalonin kufirin përkundrejt fitimit.

Autori me iniciale I. S. -I. banues në fshatin “Sektor Rinia” të Durrësit, u kap në afërsi të Muriqanit, teksa drejtonte mjetin tip “Toyota”.

Mbi 39-vjeçarin rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Për operacionin policor të koduar “Muriqani”, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA