Pre e sulmeve kibernetike ditët e fundit ka rënë edhe Kosova, prej një jave faqet zyrtare të institucioneve atje kanë qenë objekt i një sulmi DDos.

Dëmi që ka shkaktuar sulmi kibernetik,  ka prekur vetëm shërbimin e internetit, thonë zyrtarët atje,  duke thënë se ka pasur probleme ne qasjen e faqeve të ministrive të ndryshme,  kryeministrisë, si  edhe në faqen e policisë së shtetit.

Ndërsa nuk ka pasur dëme në të dhënat që ruhen në serverat e këtyre institucioneve.

Po këtë të martë në Kosovë ka pasur një sulm ndaj Telekom, por edhe aty raportohet se ka pasur vetëm probleme me shërbimin e internetit, i cili është ndërprerë

Zyrtarët thonë se situata është në kontroll po punohet të kthehet shërbimi .

Se kush janë ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve, për median dhe publikun ende nuk ka një emër, por qeveria e Kosovës thotë se i ka identifikuar sulmuesit, pasi ka gjetur adresat e IP të kompjuterëve nga ku janë kryer sulmet.

Top Channel