Pista kryesore ku u përqendrua grupi hetimor ishte konflikti i hapur që viktima kishte me Arben Isufajn, kreun e një prej familjeve më të fuqishme në Fier i njohur gjerësisht me nofkën “Ben Qimja”.

Gjithçka i ka fillesat në një episod të vitit 2017 kur Dem Backa me nipërit goditën me sende të forta “Ben Qimen” brenda lokalit Piazza.

“Nëse do flasim ndonjëherë për cenimin e rendit në Fier nga zërat kriminalë, këto bëhen për një gjë të rëndomtë për sedrën..për sedrë publike karshi të tretëve. Vetëm në ngjarjet e fundit kemi kuptuar që siguria e brishtë mes rivalitetit bandave vjen nga ky fakt”, u shpreh profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço.

“Përgjithësisht sundon teza po themi hakmarrje për shkak të një konflikti mëparshëm por këtë e vendosin organet hetimore, politikanët nuk duhen përfshirë po themi në gjykimin e rasteve se më shumë prishin po themi se ndreqin punë”, u shpreh Petro Koçi, Deputet i PS.

Policia e Fierit shpalli zyrtarisht në kërkim Arben Isufajn, edhe pse nuk kishte prova që ta lidhte me krimin veç indicies së konfliktit të vjetër. Ai shkoi vullnetarisht pranë Drejtorisë së Policisë së Fierit 48 orë më vonë.

Isufaj demonstroi forcën teksa u paraqit në polici i shoqëruar nga një eskortë me mjete të blinduara. Ai mohoi çdo lloj implikimi në krim. Menjëherë pas dëshmisë u la i lirë.

“Fieri u dallua me qytete e tjera. Pse? Në Fier ishin të qarta vijat e demarkacinit, mesa lagjeve, dhe breda lagjeve e mes fiseve. Dihej kosovarët janë këtu, tropojanët këtu, çamët këtu, pra ishin ndarë zonat e influencës”, u shpreh gazetari, Artan Hoxha.

“Respektohen në distancë bandat mes tyre në mënyrë perfekte, nuk e teprojnë mes tyre, dinë të kanalizojnë repskeitn në distcna e mos ti hyjnë në hak njëri-tjetrit, sa unë jam mahnitur, të funksiononte shteti si funksionon krimi organizuar në Fier do kishim shtet perfekt”,  u shpreh Dritan Zagani, ish shef i antidrogës Fier.

“Ne i kemi quajtur profesorë me plot gojën se jo vetëm kanë dhënë dijen e kanë eksperimentuar gjithcka që ka zënë rrënjë në krim, por kanë mbajtur dhe paqen ,dhe ekuilibrat qoftë shqiptare qoftë rajonale e më gjerë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Në Fier kanë bazën dhe operojnë mbi 15 grupe të rëndësishme kriminale. Për shumicën prej tyre nuk është dëgjuar të flitet kurrë.

“Kam ndjekur ngjarje në Fier të personazheve që s’kanë foto, s’kanë pasur kurrë, s’ka pasur policia fotot të tyre, janë njerëz me duar në xhepa, të lirë, ndjekin familjet, bizneset, janë aty brenda dhe…ata kanë avantazh se askush s’ka qef të merret me ta. Të merresh me ta është si të ngacmosh bishtin e luanit”, u shpreh gazetari, Artan Hoxha.

“Ne e kemi studiuar organizatat e Vlorës e Fierit duke parë ngjashmëri, Vlora me Cosa Nostra dhe Fieri me Draghetan, pse? Vlora ka qenë e dhunshme shumë, vrasje gjyqtarësh, pengmarrje, ekspozim dhune. Fieri është shumë më i qetë, i kamufluar në veprimtari biznesi të mirëfillta”, u shpreh Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë.

Top Channel