Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Jualian Xhengo.

Pas hetimit administrativ, KPK argumentoi se prokurori Xhengo hasi probleme me pasurinë.

Në seancën dëgjimore Xhengos iu vu në dukje një bilanc negativ i prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë si dhe me mospërputhjet në transaksionet për blerjen e një makine, të blerë nga ai dy herë më lirë nga sa e kishte blerë pala shitëse.

Prokurorit iu kërkuan shpjegime për disa çështje hetimore dhe për figurën.

Xhengo kundërshtoi në seancë gjetjet e Komisionit për pasurinë; një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar DSIK si dhe konstatimet për shtyrje të hetimeve dhe marrje të vendimeve jashtë afateve, pa kryer veprime hetimore.

Top Channel