Imituesja kryesore e mbretëreshës Elizabeth ‘jep dorëheqjen’, nga respekti’ për monarken e ndjerë (fotot)

13/09/2022 18:02

Një nga imitueset kryesore të mbretëreshës Elizabeth në Britani ka vendosur që edhe ajo “të varë këpucët në gozhdë” pas 34 vjetësh që personifikon monarken.

Mary Reynolds — e cila imiton mbretëreshën që prej vitit 1988 — ka pasur një ngjashmëri të veçantë me monarken e ndjerë që kur ishte adoleshente.

Ajo thotë se po tërhiqet ‘nga respekti’ që ka për monarken, por kritikët thonë se pas vdekjes së Elisabeth javës që shkoi në moshën 96 vjeçare,  njerëzit nuk do të vlerësojnë më kontributin e saj.

“Ishte një privilegj të dukesha si ajo, që ishte aq e famshme,” tha Reynolds për rrjetin Newsweek. “Tani duket sikur do të ndryshojë një epokë, do të jetë pak e çuditshme.”

Ashtu si shumë njerëz nëpër botë dhe imituesja 89-vjeçare i ndoqi ceremonitë për mbretëreshën që kur u njoftua se po mbahej nën mbikqyrje mjekësore dhe se anëtarët e familjes kishin ardhur për t’i thënë lamtumirë.

Madje Reynolds është shfaqur në rolin e shkurtër të monarkes dhe në disa filma e programe televizive, duke përfshirë serialin “Doctor Who” dhe filmin komik të vitit 1990 “Bullseye.”

Reynolds thotë se pas vdekjes së mbretëreshës një rrjet televiziv rus i kërkoi të bëjë një paraqitje si mbretëresha Elizabeth por ajo refuzoi pasi ata mund të vinin në lojë monarken e ndjerë.

“Unë i thashë se do të paraqitesha si mbretëresha vetëm e veshur me të zeza”, tha gruaja.

Megjithse ishte një nga mbështetëset kryesore të Elizabeth, Reynolds nuk e ka takuar kurrë atë.

“Por kam qenë në sallën Mall kur ajo u martua dhe aty pranë kur ishte kurorëzuar,” thotë Reynolds.

“Asokohe fjeta në tendë me të dashurin duke pritur që ta shihja. Na lagu shiu por e dëgjuam të gjithë shërbesën në radio.”

Reynolds thotë se nuk do të vishet më si monarkia, por do të ruajë kostumet e saj të imitimit, si kujtim për gruan që besonte se e kishte shumë të afërt, shkruan rrjeti Yahoo News.

FOTO GALERI
1/5
Një nga imitueset kryesore të mbretëreshës Elizabeth në Britani ka vendosur që edhe ajo “të varë këpucët në gozhdë” pas 34 vjetësh që personifikon monarken.

Top Channel