Ukraina është “gjallë dhe vazhdon të rezistojë” e nuk do të dorëzohet kurrë, kështu tha Presidenti Volodymyr Zelensky, para ligjvënësve amerikanë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga pushtimi rus.
Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë kanë nisur të protestojnë kundër, siç thanë, kundër “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Prokuroria Lushnjë ka marrë vendimin për të konfiskuar pasuritë e tre personave, pasi pas hetimeve ka rezultuar se burojnë nga veprimtari të paligjshme.
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Papër.
Pep Clotet nuk është më trajner i Brescias. Spanjolli që mori drejtimin e “dallëndysheve” në Serinë B, me misionin për t’i rikthyer në elitë, dështoi që në muajt e parë, duke mos arritur të marrë rezultatet e duhura.
Nis fluksi i fundvitit në portin detar të Durrësit nga emigrantët që zgjedhin ti kalojnë festat pranë të afërmve të tyre.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me tone të ashpra tha se askush s’duhet të guxojë të hedhë baltë, pas debatit mes deputetes Jorida Tabaku dhe ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.
Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë, mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit, thonë sinoptikanët.
Sezoni i shkëmbimit të dhuratave ka mbërritur zyrtarisht, dhe ne krenohemi që kemi një ide dhurate për çdo person në listën tuaj.
Ushtria e Kinës dërgoi 39 avionë dhe tre anije drejt Tajvanit në një shfaqje force 24-orëshe kundrejt ishullit, tha të enjten ministria e mbrojtjes e Tajvanit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajn.
Ka nisur me debat të fortë seanca e sotme plenare në Kuvend mes ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe deputetes së PD Jorida Tabaku.
Një vrasës serial francez i portretizuar në një dokumentar të BBC-së me nofkën Gjarpri do të lirohet nga një burg nepalez, pas një vendimi gjykate.
Procesi gjyqësor për Pjerin Xhuvanin i vrarë më 21 prill 2021, do të zhvillohet në Elbasan pasi Gjykata e Lartë vendosi se nuk do të transferohet në asnjë qytet tjetër.
Deputeti Erion Braçe sërish u ka dalë në mbrojtje bujqve gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit.
Një 31-vjeçar u kap në flgrancë pasi po lëvizte me armë zjarri me automjetin e tij në rrugët e Krujës.
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënën dhe sipas zyrtarëve në Kiev dhe ekpertëve, kjo vizitë është një përpjekje për t’i bërë trysni Presidentit Alexander Lukashenko që t’i bashkohet një sulmi tokësor, që mund të nisë nga Bjellorusia.
Seanca gjyqësore për bashkimin e dy statuteve të PD-së që ishte parashikuar të mbahej sot në Gjykatën e Apelit është shtyrë për të të disatën herë dhe pritet të mbahet më 17 janar.
Aktorja e njohur Renee Zellweger me kalimin e viteve shtoi shumë në peshë dhe më pas përmes një transformimi të pabesueshëm humbi 48 kilogramë.
Tre të dënuar për përudhim seksual u ekzekutuan në burgun Adel Abad në qytetin iranian të Shirazit raportoi gazeta Etemad.
Pasi e eliminuan dy herë nga Kupa e Botës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të udhëtojnë drejt Serbisë më 25 mars, por jo për t’u përballur me përfaqësuesen vendase.
Schalke 04 u rikthye në Bundesligë, por jo ashtu siç pritej, pasi deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit mori vetëm 9 pikë, duke mbetur në vendin e fundit të renditjes.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është pritur nga banorë të zonës, ndërsa po viziton shkollën greke,“Omiron”.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo ka mbërritur në Himarë.
Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme përplasi për vdekje të miturin Elio Hamiti, i cili po lëvizte në këmbë në Llogara.
Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që binden lehtësisht për të rinovuar kontratën.
Terminali i parë i importit të gazit natyror të lëngshëm në Gjermani ka filluar punën. Për herë të parë, LNG tani po futet në rrjetin gjerman të gazit si pjesë e një faze testimi. Gjërat po lëvizin edhe në Lubmin.
Një 40-vjeçar i cili tentoi të digjte një lokal mbrëmjen e djeshme në Fier, është arrestuar nga policia.
Vetëm shitja e mundshme e Dumfries nuk mjafton që Interi të dalë nga situata e vështirë ekonomike, ndaj drejtuesit zikaltër janë duke përgatitur një revolucion në ekip, për të rritur arkëtimet dhe ulur ndjeshëm nivelin e pagave.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të SHBA-së që të vazhdojnë ta mbështesin vendin e tij me ndihmë ushtarake dhe financiare, derisa lufton për ekzistencë kundër një Rusie revanshiste.
Atmosfera ka ndryshuar së fundi në mesin e sipërmarrjeve dhe firmave gjermane – për të mirë në tre muajt e fundit. Kështu thuhet në sondazhet e institutit të njohur Ifo.
Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur të formojë me sukses një koalicion të ri për të qeverisur Izraelin.
Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin më të madh të energjisë bërthamore për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike mes mungesave globale të karburanteve dhe për të reduktuar emetimet e karbonit.
Guillerme Ochoa është gati për aventurën e radhës në Europë. Portieri 35-vjeçar meksikan i ka dhënë lamtumirën klubit të Americas, pas tre sezonesh atje dhe pritet të zbarkojë në Itali gjatë ditës së sotme.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës 17-vjeçari i cili u përplas për vdekje me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.
Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në ultësirën perëndimore dhe në një pjesë të mirë të zonave malore në vendin tonë.
Manchester United, Nottingham Forest dhe Brighton janë skuadrat e radhës që siguruan çerekfinalet e EFL Cup duke iu bashkuar Neëcastle, Wolves, Leicester City dhe Southamton, ndërkohë që çerekfinalisti i tetë do të mësohet nga dueli i zjarrtë Manchester City-Liverpool (e enjte, 21:00, SuperSport).
Partizani fitoi 0-1 me Tiranën për javën e 15-të të Superligës në “Air Albania”.
Gal Gadot është një aktore dhe modele izraelite e cila së pari fitoi famë si modele pas pjesëmarrjes në disa konkurse bukurie.
Vizita e shkurtër e Volodomyr Zelensky në SHBA do të shënohet nga masa jashtëzakonisht të rrepta sigurie për shkak të shqetësimeve se agjentët rusë mund të përpiqen të çaktivizojnë presidentin e Ukrainës, tha sonte një burim i afërt me Zelensky për CNN.
Armando Broja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gju ditën e sotme.
Moderatorja e Top Story, Grida Duma e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra “ shprehu dëshirën më të madhe për këtë fundvit.
Eno Popi ishte i ftuari i radhës në këtë puntatë të të “Goca & Gra”, aty ku foli më shumë rreth karrierës së tij.
Grida Duma, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ka treguar përballjen e saj të parë me botën e televizionit dhe moderimin.
Partizani rikthehet të fitojë derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës pas tetë ndeshjesh.
Thomas Tuchel i ka idetë e qarta rreth së ardhmes. Trajneri gjerman, i cili fitoi Champions League me Chelsea, ka vendosur të vijojë karrierën në La Liga.
Kryeministri Edi Rama premtoi se të gjithë studentët që do të ndjekin degën e mësuesisë, do të paguhen çdo muaj deri në përfundim të studimeve, me një page, sa paga minimale.
Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kur një foshnje e lindur pa shenja jete është futur në lavatriçe mes çarçafëve nga personeli mjekësor.
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të deputetit të PD-së Agron Shehaj, i cili tha për kryesocialistin se fshihet pas një kompanie off-shore në Holandë.
Një çift britanik mbetën ‘të tërbuar’ kur pas kthimit nga pushimet gjetën makinën e tyre të përplasur keqas edhe pse kishin paguar rreth 60 paundë për ta lënë në parkingun e aeroportit.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve iranianë më 21 dhjetor, përfshirë ndaj prokurorit të përgjithshëm dhe zyrtarëve kyçë ushtarakë.
Deputeti demokrat Agron Shehaj ka hedhur akuza të forta gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ndaj kryeministrit Edi Rama.
Një pastor famëkeq në New York përballet me të paktën 60 vjet burg pas arrestimit nga FBI për mashtrim financiar ndaj besimtarëve të tij.
Disa njerëz janë të ligë dhe egoistë dhe mund të luajnë me ju për të përmbushur motivet e tyre.
Emiliano Martinez është kthyer në personin më të urryer për tifozët francezë.
Qendërmbrojtësi i Tampa Bay Buccaneers, Tom Brady vazhdon të përballet me ndryshimet në jetën e tij që me siguri do të sfidojnë stabilitetin e tij emocional dhe aftësinë për të qenë një baba i mirë, duke mbajtur gjallë karrierën e tij profesionale 23-sezonale si një nga lojtarët më të mirë në historinë e NFL.
Predrag Popoviç, prifti serb nga kisha e Shën Apostolit Vartolomej dhe Varnave, e cila gjendet afër Beogradit, të martën ka hyrë ilegalisht në Kosovë për të vizituar protestuesit në barrikadat në Leposaviç.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky është deklaruar në kanalin e tij Telegram pas mbërritjes për vizitë në SHBA.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës procesin e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Flora Ismaili, e cila u ankua se i është rindërtuar shtëpia, por pa kaluar as 1 muaj, shtëpisë i pikon çatia.
Champions League në njërën anë dhe milionat e sheikëve arabë në krahun tjetër: Cristiano Ronaldo do të zgjedhë një ekip të ri për pjesën e mbetur të sezonit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ka krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të mërkurë në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë dhe është takuar me Joe Biden.
Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë.
Dy viruset e gripit dhe covidi kanë përkeqësuar situatën epidemiologjike në vend.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur të miturin Elio Hamiti.
Barrikadat tash e 12 ditë po mbajnë të bllokuara rrugët për Jarinjë e Bërnjak, derisa institucionet e Kosovës po presin KFOR-in të ndërhyjë për largimin e tyre.
Pas ngadalësimit të inflacionit muajin e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pa pandryshuar normën bazë të interesit në mbledhjen e tij të fundit.
17-vjeçari i aksidentuar këtë mbrëmje Elio Hamiti i cili u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano është nis ur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi është në gjendje të rëndë.
Një polic në Elbasan është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollin në shtëpinë e denoncuesit vodhi 30 mijë euro.
Qeveria shqiptare nuk ka nevojë për grante apo kreditë e buta që mund të vijnë nga Bashkimi Europian, për ndërtimin e rrugëve pasi mbështetjen e gjen tek koncesionarët privatë.
Një burrë barka e të cilit u përmbys në brigjet e stuhishme veriore të Australisë, arriti të mbijetojë dje për gati 24 orë në ujërat e njohur për peshkaqenë e krokodilë, duke u mbajtur në një copë druri.
Takimi i parë i Viktorit me Edën u shoqërua me shumë afrimitet, gjë e cila tensionoi Maton.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar vlogerja e njohur Sara Karaj, e cila ndau për herë të parë në një intervistë televizive sfidat e shtatzënisë dhe lindjen e parakohshme të djalit të saj të vogël, Greg.
Megjithë burimet e vogla të cirkut më të njohur në lindje të Etiopisë, stabilimenti vijon t’u mësojë të rinjve disiplinat e tij dhe stërvitjen intensive, madje duke e shquar veten në festivale prestigjoze ndërkombëtare.
Arben Ahmetaj përpiqet të mbajë profil të ulët publik.
22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 454 testime të kryera.
Sergio Aguero ka një miqësi të kahershme me Leo Messin. Ish-sulmuesi, i cili u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar për shkak të problemeve në zemër.
Një 32-vjeçar është dënuar më burgim të përjetshëm, pasi vrau partneren shtatzënë dhe tre fëmijë.
Presidenti amerikan Joe Biden pritet të konfirmojë një paketë të re ndihme ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën gjatë vizitës sonte në Ukrainë nga Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë.
Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane, ka çuar në arrestimin e 14 personave, mes të cilëve 5 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kilogramë drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë.
Peruja shpalli sot “persona non grata” ambasadorin e Meksikës në Lima dhe urdhëroi largimin e tij nga vendi brenda 72 orëve.
Një nga imazhet nga festa e Argjentinës pas fitimit të Kupës së Botës e që ka bërë xhiron e botës u fiksua në fushën e stadiumit Lusail.
Georgina Rodríguez është shprehur si rrallë herë më parë në një intervistë të fundit, partnerja e Cristiano Ronaldo-s ka diskutuar të gjitha çështjet rreth personalitetit të saj.
Qeveria suedeze ka paralajmëruar familjet dhe bizneset që të përgatiten për ndërprerje të mundshme këtë dimër për shkak të mbylljes së reaktorëve bërthamorë, motit të ftohtë dhe mungesës së energjisë në Evropë pasi Rusia ndërpreu furnizimet e saj me gaz.
Autoritetet federale anti-dorgë në SHBA thanë sot se këtë vit kanë sekuestruar fentanil të mjaftueshëm për të vrarë çdo amerikan.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kinë dhe bën thirrje që përpjekjet të fokusohen në vaksinimin e grupeve të popullsisë në rrezik.
Policia e Lezhës, nën drejtimin e prokurorisë ka arritur të zbardhë e ngjarjen e datës 30 nëntor të këtij viti, ku u dhunua duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Edmir Përndreca.
Grêmio, klub brazilian në qyteti Porto Alegre, është në pritje të një sinjali nga Luis Suarez për të nisur negociatat me 35-vjeçarin uruguaian.
Uashingtoni po përgatitet para mbërritjes së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kapitol Hill.
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar nga seanca parlamentare e ditës së sotme.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Fansat e makinave sportive Aston Martin që i kanë “xhepat e thellë”, tashmë kanë një shans për të jetuar në një kompleks apartamentesh që i përket vetë kësaj marke.
“Më të mirët duhet të jenë te Reali”, janë këto fjalët e Guti teksa shprehet për Mbappe.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një takim me Presidentin e SHBA-së Joe Biden.
10 minuta pushim nuk mjaftuan për të qetësuar situatën në seancën e fundit parlamentare në Kuvend.
BORIS Becker ka thënë së fundmi se askujt “askujt nuk i plasi për mua” gjatë kohës që ai ishte në burg, në intervistën e parë që prej lirimit për evazion fiskal.
Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni parë njerëz që hedhin monedha në shatërvanin e famshëm Trevi.
Studentet afgane iu drejtuan mëngjesin e sotëm kampeve universitare si çdo ditë tjetër, por ato u kthyen duke qarë, pasi forcat e sigurisë nuk i lejuan të hynin, në zbatim të urdhrit të qeverisë talebane që ndalon vajzat të ndjekin universitetin.