Brescia shkarkon trajnerin spanjoll dhe emëron një italian në krye të pankinës

22/12/2022 11:38

Pep Clotet nuk është më trajner i Brescias. Spanjolli që mori drejtimin e “dallëndysheve” në Serinë B, me misionin për t’i rikthyer në elitë, dështoi që në muajt e parë, duke mos arritur të marrë rezultatet e duhura.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkojnë dhe menjëherë emëruan pasuesin e tij, që do të jetë Alfredo Aglietti. Ky i fundit do të prezantohet zyrtarisht pasditen e sotme dhe do të nisë menjëherë pujën me ekipin.

Aglietti ka stërvitur më parë skuadra si Reggina, Chievo e Hellas Verona, Vietus Entella, etj., ndërsa tani do të drejtojë Emanuele Ndojin me shokë, me synimin për t’i rikthyer në garë për ngjitjen në Serinë A.

Top Channel