“Erdhe nga rruga u bëre ministre e paaftë”/ Plas debati në Kuvend mes Tabakut dhe Ibrahimajt: Opozita e vulës shpif

22/12/2022 11:11

Ka nisur me debat të fortë seanca e sotme plenare në Kuvend mes ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe deputetes së PD Jorida Tabaku.

Ministrja Ibrahimaj prezantoi në Kuvend aktin normativ për shtimin e të ardhurave buxhetore për vitin 2022 me 5 mld lekë, me në fokus blegtorët, rindërtimin dhe sportin. Ibrahimaj tha se inflacioni në vendin tonë është stabilizuar, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Nga ana tjetër, deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se inflacioni ka goditur familjet shqiptare, me rritjen e çmimit të naftës e rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

E fortë ishte përgjigjja e Ibrahimajt, e cila tha se opozita e vulës ka ardhur në Kuvend dhe shpik terma të rinj dhe sipas saj inflacioni ardhur si pasojë e Putin.

Opozita e vulës dhe të shpikë terminologji që as janë parë dhe as janë dëgjuar as në Shqipëri askund. Të shpikë inflacioni socialist kjo nuk është parë dhe nuk është dëgjuar. U desh që të ngrihet zëri i opozitës dhe të flasë për inflacionin, që nëpër botë e quajnë të Putin, të përmendet si inflacioni socialist. Në cilën botë jetoni ju, cilin realitet i servirin shqiptarëve. Inflacioni është i Putin, nuk është i socialistëve. Inflacioni si Shqipërisë është inflacion që është ndikuar nga politikat e kësaj qeverie. Kemi bërë dy rishikime buxheti dhe kanë qenë në qëllim mbështetjen e shtresave në nevojë. Shifrat tregojnë që kemi rritje të konsumit gjatë 6 mujorit të parë, do vazhdojmë të kemi rritje edhe gjatë fundit të vitit. Jeni mësuar të bëni shpifje dhe me rritjen dhe me nismat e qeverisë”– tha Ibrahimaj.

Termin “opozita e vulës” Tabaku nuk e priti aspak mirë, madje iu përgjigj me gjuhë të ashpër ministres Ibrahimaj.

Të të vij turp që ke ardhur nga rruga dhe je bërë ministre dhe më thua mua je bërë opozita e vulës. Dëgjo këtu se mëson. Sot realiteti që jetojnë familjet shqiptare është kështu, sot të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë ardhur 50% nga faktorë të brendshëm. Ministrja nuk shikon familjet, se e ka mendjen te koncesionet, miraton këtu VkM e akte normative për tendera e koncesione. Është aq e paaftë për qytetarët, saqë ka 12 muaj pa bërë asgjë dhe na sjell këtu një akt normative. Zonja ministre, askush nuk e ka arrogancën paaftësinë, arrogancën dhe korrupsionin tënd”- tha Tabaku.

Ndërsa Ibrahimaj, pati një përgjigje edhe për akuzat e deputetit Gazment Bardhi.

Unë jetoj në rrugën ‘Rexhep Jella’. Shtëpia është në pronësi të përparim Ibrahimaj, që është babai i bashkëshortit tim. Spiunët tuaj sillini të më shoqërojnë, ajo është shtëpia ku unë jetoj prej vitesh. Kjo është për qytetarët, jo për ju. Ju shisni vetë, vrerë”- tha Ibrahimaj.

Mungesa në sallë e ministres së bujqësisë Frida Krifca dhe shumicës të kolegëve të tij socialist, nuk e stepën Erion Braçe të ripërsërisë shqetësimin  për mos-shtim fondesh në bujqësi.

“Kërkova 1 miliard për bujqësinë dhe morën zero. Kjo është për të vënë duart në kokë”, tha ai.

Top Channel