Megjithë mangësitë, cirku i famshëm i Etiopisë ofron aktivitet e shpresë për të rinjtë (fotot)

21/12/2022 19:02

Megjithë burimet e vogla të cirkut më të njohur në lindje të Etiopisë, stabilimenti vijon t’u mësojë të rinjve disiplinat e tij dhe stërvitjen intensive, madje duke e shquar veten në festivale prestigjoze ndërkombëtare.

Vendi është një nga mundësitë e pakta për të rinjtë në qytetin Dire Dawa, dikur qendër e rëndësishme ekonomike dhe qyteti dytë më i madh i Etiopisë.

“Problemi ynë kryesor është se kemi nevojë për më shumë materiale nga jashtë, të cilat kushtojnë dhe nuk mund t’i blejmë”, thotë themeluesi i cirkut Endale Haile.

Aktualisht performuesit e rinj me ëndrra të mëdha stërviten në një sallë të pa-mirëmbajtur e me tapete të vjetra, duke shpresuar të fitojnë një rrogë ose njohje.

“Së pari na ndihmon të ruajmë humorin e mirë dhe gjithashtu të punojmë më mirë në shkollë”, thotë artisja e re Nardos Awilitu.

Ndërsa përformuesi Abduldefar Rameto, thotë se stërvitja ndihmon akrobatët dhe në disiplinën e tyre personale.

“Mund të jesh një performues por pa disiplinë nuk arrin dot nivelet e larta, së dyti vjen puna e vazhdueshme në stërvitje. Duhet të paktën tre vjet për të zotëruar plotësisht një performancë”, tha Rameto.

Drejtori thotë se angazhimi të rinjve në aktivitetet e cirkut i ndihmon ata të qëndrojnë larg abuzimeve.

“Ne ndihmojmë të rinjtë të qëndrojnë larg substancave, i mësojmë atyre disiplinën personale me anë të gjimnastikës. Fondet janë të pakta, do të ishte shumë mirë të kishim materiale të reja praktikimi.”

FOTO GALERI
1/7
Megjithë burimet e vogla të cirkut më të njohur në lindje të Etiopisë, stabilimenti vijon t’u mësojë të rinjve disiplinat e tij dhe stërvitjen

Top Channel