Vizita e Zelensky-t në Uashington, ja çfarë dimë deri më tani për agjendën e tij

21/12/2022 17:03

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillojë një takim me Presidentin e SHBA-së Joe Biden.

Deri më tani janë zbuluar vetëm disa detaje nga ky takim, i cili është i pari për Zelensky-n që nga nisja e luftës.

Sipas Sky News ai do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin dhe më pas do të shkojë në Capitol Hill për të folur në një sesion të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi do të ketë një mundësi për të bërë një foto me Zelensky-n.

Më pas presidenti ukrainas do t’i drejtohet Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pelosi e ka përshkruar Zelensky-n si “guximtar dhe patriot” përpara fjalimit të ti, duke theksuar se mezi pret të dëgjojë mesazhin e tij.

Top Channel