SHBA kap fentanil të mjaftueshëm për të vrarë çdo amerikan vetëm në 2022 (video)

21/12/2022 17:45

Autoritetet federale anti-dorgë në SHBA thanë sot se këtë vit kanë sekuestruar fentanil të mjaftueshëm për të vrarë çdo amerikan.

Administrata e Drogave (DEA) tha se ka sekuestruar 379 milionë doza vrasëse fentanili, sipas të cilëve me dy miligramë mund të shkaktojë mbidozë fatale.

Substanca krijon varësi të shpejtë dhe është aktualisht përgjegjëse për një krizë intoksikimi që ka shkaktuar miliona vdekje vitet e fundit.

DEA thotë se fentanil është 50 herë më i fuqishëm se heroina, dhe një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat përballet SHBA.

Agjencia thotë se shumica e fentanilit trafikohet në SHBA nga Meksika.

DEA shtonte se ka sekuestruar sivjet 4,500kg fentanil duke përfshirë dhe rreth 50 milionë tableta që ishin bërë të ngjasonin me qetësues që merren në farmaci.

Sasia është më shumë se dyfishi i sekuestruar në 2021.

Droga prodhohet në fabrikat sekrete të karteleve meksikane Sinaloa e Jalisco me kimikate të ardhrua nga Kina, tha agjencia amerikane.

Ajo është aq e fuqishme sa mund të vrasë me masën e një maje lapsi.

Vetëm vitin që shkoi më shumë se 100,000 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogave dhe dy të tretat e tyre kishin lidhje me fentanil.

“Prioriteti i DEAs është disfata e karteleve meksikane të drogave që janë përgjegjëse për sjelljen e fentanilit që vret amerikanët, që janë kryesisht kartelet Sinaloa e Jalisco (CJNG),” tha drejtuesja e DEA, Anne Milgram.

Përveç fentanilit zyrtarët thanë se kishin sekuestruar 70,000 kg metamfetamine, më shumë se 2000 kg heroinë dhe 200 000 kg kokainë.

FOTO GALERI
1/3
DEA thotë se fentanil është 50 herë më i fuqishëm se heroina, dhe një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat përballet SHBA.

Top Channel