Debati Tabaku-Ibrahimaj, Spiropali: Mos të guxojë askush të lëshojë baltë! Bardhi: Të sjell dhe fakte

22/12/2022 11:35

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me tone të ashpra tha se askush s’duhet të guxojë të hedhë baltë, pas debatit mes deputetes Jorida Tabaku dhe ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Spiropali: Nuk keni lënë gjë e nuk kemi lënë gjë pa thënë në këtë foltore për turpin tonë, dje pamë një skenë që na turpëron të gjithëve, të mos lini një ministër të flasë duke ulëritur duke i bërë akuza, zonja Tabaku shkoi edhe më larg, dhe ministrja që është këtu nuk ka ardhur nga rruga nga studime e saj në me nderime më të larta, ka punuar me vite, Tatimet dhe sot është këtu ministër, mos të guxojë askush të lëshojë baltë dhe akuzua si prokurorë të rëndomtë të asaj kohe që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Të mos guxojë asnjë grup deputetësh të ngrihen në këmbë sado me zë të trashë të pengojnë ministra apo deputetët të thonë mendimet e tyre. Vijnë këtu inflacioni socialist, inflacioni in Edi Ramës, hajdutë, kriminelë të gjithë të fajshëm, nëse kjo s’është e dënueshme nga rregullorja nuk e di, respektin më të madh për secilin deputet këtu. Mos na e merrni sjelljen e mirë për dobësi.

Bardhi: Të sjell dhe fakte po të duash, askush në këtë sallë nuk ka të drejtë t‘i drejtohet deputetit të opozitës që të thotë kjod deputetja e vulës, varfëria në përgjigje ndaj kolegëve të mos tentoni se nuk marrim, as kërcënohemi prej jush, do themi atë që mendojmë dhe dimë, nuk bëra asnjë akuzë penale, pyeta ministren se në cilën shtëpi jeton. Ajo që po pyes është në cilën shtëpi jeton , pronari që jeton ministrja e Financave është një nga oligarkët, ishte pyetje. Fakti që ajo ta kalon ty, është përgjigja vetë.

Top Channel