Zjarri i përmasave të mëdha në Drizë, evakuuohen 11 familje, në ndihmë të zjarrfikësve shkojnë edhe helikopterë të Forcave të Armatosura Arben Ahmetaj përpiqet të mbajë profil të ulët publik.
Edhe këtë të mërkurë ai ka shkuar në Kuvend duke hyrë nga dera e pasme e parlamentit për t’ju shmangur pyetjeve të gazetarëve në oborrin e kuvendit.
Ndërkohë dy ditë më parë ra në sy mungesa e tij. Grupi Parlamentar socialist së bashku me qeverinë u mblodhën në një takim informal në një nga restorantet e Elbasanit.
Ky takim zhvillohet çdo vit para festave të fundvitit dhe në të marrin pjesë të gjithë deputetët socialistë dhe anëtarët e qeverisë. Që të gjithë kanë marrë ftesa nominale për të qenë pjesë e kësaj darke festive. Por në tavolinat e socialistëve u vu re mungesa e deputetit Arben Ahmetaj.
Shumë prej deputetëve e komentuan mes tyre mungesën dhe të gjithë kishin variante të ndryshme të arsyes së mungesës, që nga gjendja jo e mirë shëndetësore deri tek angazhimi në një projekt ndërkombëtar në Marok.
Në darkën e socialistëve mungonin edhe emra të tjerë anëtarë të grupit, dy prej të cilëve, Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë në burg për çështjen e inceneratorëve.
Ndërkohë që edhe pse ka prova për Arben Ahmetajn ndaj tij nuk ka ende një padi, dhe provat janë anashkaluar nga dy prokurorët e çështjes.
Top Channel