Çifti i pafat paguajnë 60 paundë për parkingun në aeroport, por pas pushimeve gjejnë makinën të përplasur (fotot)

21/12/2022 21:45

Një çift britanik mbetën ‘të tërbuar’ kur pas kthimit nga pushimet gjetën makinën e tyre të përplasur keqas edhe pse kishin paguar rreth 60 paundë për ta lënë në parkingun e aeroportit.

Çifti i zemëruar u kthyen pas fundjavës së tyre romantike për të gjetur makinën të përplasur në fenerin e përparmë në parkingun e aeroportit.

Sam Watkins e Chiara Ferri kishin lënë makinën e tyre në Maple Parking pranë aeroportit të Luton në Londër para se të shkonin për fundjavën në Edinburgh të Skocisë.

Por kur u kthyen makine a tyre kishte një prej fenerave të copëtuar nga përplasja.

Sam tha se parkingu Maple fillimisht përpiqej t’i shmangen mbulimit të kostove dhe ai e Chiara drejtuan atë natë makinën të përplasur deri në shtëpi .

Por çështja është zgjidhur tashmë mes palëve teksa parkingu pranoi përgjegjësinë e mbuloi kostot.

Sam tha: “Jam i lumtur që ata më në fund pranuan gabimin, edhe pse kërkoi ca kohë”.

Sam e Chiara, të dy 30 vjeç, lanë makinën e tyre Volkswagen Polo në parking para se ta gjenin të përplasur.

Pas pranimit të përgjegjësisë, parkingu Maple tha se kishin siguruar një makinë tjetër të përkohshme për Sam e Chiara deri sa mjeti i tyre të riparohej.

Ata thanë se kishin paguar riparimin që arriti në shumën  £1,239.20.

Sam thotë se është i kënaqur që ka përsëri makinën në gjendjen e mëparshme por nuk është i kënaqur me kohën e gjatë që kërkoi.

FOTO GALERI
1/5
Sam Watkins e Chiara Ferri kishin lënë makinën e tyre në Maple Parking pranë aeroportit të Luton në Londër

Top Channel