Kampioni i tenisit Boris Becker jep intervistën e parë pas lirimit nga burgu për evazion: Askujt nuk iu bë vonë për mua (fotot)

21/12/2022 16:54

BORIS Becker ka thënë së fundmi se askujt “askujt nuk i plasi për mua” gjatë kohës që ai ishte në burg, në intervistën e parë që prej lirimit për evazion fiskal.

Në një bisedë të gjatë me rrjetin gjerman German TV, ish-kampioni i tenisit mes te tjerash tha : “Në burg nuk je askushi, je vetëm një numër, siç ishte i imi A2923EV. Isha vetëm një numër dhe askujt nuk i plas tr*** se cili je ti”.

“Por mendoj se kam rizbuluar personin që isha më parë, kam mësuar një mësim të vështirë dhe të kushtueshëm. Gjithçka ishte që të mësoja diçka të rëndësishme e të mirë. Çdo gjë ndodh për një arsye të caktuar”.

Duke folur për mëngjesin kur e dëbuan nga Anglia prej akuzave, sikur të ishte një kriminel, ai thotë: “U ula në krevatin e qelisë time prej orës gjashtë të mëngjesit duke shpresuar që dera të hapej.”

“Ata erdhën në shtatë e gjysmë, hapën derën e më pyetën ‘Je gati?’ Por unë i kisha mbledhur plaçkat.”

Becker u burgos në Angli e u deportua më pas në Gjermani prej akuzave të evazionit fiskal, të cilat ai i mohon. Komentet e tij u bënë në një dokumentar të shumëpritur që do të transmetohet në Gjermani sonte në rrjetin Sat1 në 20.30.

Tre herë kampioni i Wimbledon ka ndryshuar dhe look-un e tij në dokumentarin që do të transmetohet sonte, duke errësuar flokët e tij më parë biondë.

55-vjeçari foli me prezantuesin gjerman Steven Gatjen në një bisedë një-orëshe ku tregon për tetë muajt e kryer në burg në Angli dhe më pas deportimin me avion privat në Gjermani.

Detajet të evazionit të tij fiskal nuk janë bërë të ditura por ai shpalli falimentimin në Angli para se t’i gjendeshin pasuri të padeklaruara sipas autoriteteve atje.

Mediat angleze thonin sot se ai është paguar shumë për intervistën e tij në Gjermani ndërsa avokati i Becker, Christian-Oliver Moser, tha: “Klienti im nuk merr para për të folur për burgosjen e tij.”

FOTO GALERI
1/3
BORIS Becker ka thënë së fundmi se askujt "askujt nuk i plasi për mua" gjatë kohës që ai ishte në burg, në intervistën e parë që prej lirimit për evazion fiskal.

Top Channel