Apeli shtyn sërish seancën për PD, kërkohet përjashtimi i gjyqtares së çështjes

22/12/2022 10:35

Seanca gjyqësore për bashkimin e dy statuteve të PD-së që ishte parashikuar të mbahej sot në Gjykatën e Apelit është shtyrë për të të disatën herë dhe pritet të mbahet më 17 janar.

Apeli mori vendimin pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.

“Sot në datë 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti një kërkesë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Z. Gazmend Bardhi, me të cilën u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i përjashtimit u referua vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vlerësoi se kishte shkaqe papajtueshmërie.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të shtyjë seancën për në datë 17.01.2023, ora 9:00. Ndërkohë do të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim.”-thuhet në njoftim.

 

Top Channel