Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Papër.

Mësohet se një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në rrugë.

Dyshohet se ai ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel