Apartamenti $59mln në tre kate, që vjen me një super-makinë falas Aston Martin $2mln (fotot)

21/12/2022 17:14

Fansat e makinave sportive Aston Martin që i kanë “xhepat e thellë”, tashmë kanë një shans për të jetuar në një kompleks apartamentesh që i përket vetë kësaj marke.

Rezidencat Aston Martin në Miami, SHBA janë ndërtuar në bashkëpunim me prodhuesit e makinave dhe një prej apartamenteve ka një ofertë tronditëse për blerësit e mundshëm.

Super-apartamenti që shitet për $59 milionë i quajtur  ‘UNIQUE’ është ende i hapur dje vjen me një dhuratë të veçantë nga kompania.

Blerësi i tij do të marrë falas një supermakinë Aston Martin Vulcan, nga të cilat janë prodhuar vetëm 24 copë mes viteve 2015-2016.

Në kohën e prodhimit të saj makina kushtonte rreth 2 milionë dollarë, por prej numrit të vogël të ekzemplarëve vlera e saj është rritur ndjeshëm.

Vulcan prodhohet kryesisht nga fibra karboni dhe ka një motor me volum 7.0-litra, V12 valvula dhe 820 kuaj fuqi.

Por gjithsesi çmimi i Vulcan është i zbehtë në krahasim me të të apartamentit, i cili shtrihet në tre kate dhe rreth 7000 metra katrorë, me shtatë dhoma gjumi dhe tetë tualete.

Në të ka palestër, qendër trupore, hapësirë për stafin ndihmës dhe pishinë të mbyllur.

Por duke qenë pranë plazhit të Miami, apartamenti ka gjithashtu 2500 metra katrorë hapësirë të hapur për të bërë banjë dielli.

Revista Forbes shkruan se 391 apartamenti janë në shitje në kullën e lartë, nga të cilat kanë mbetur pashitur vetëm më të shtrenjtat.

FOTO GALERI
1/3
Super-apartamenti që shitet për $59 milionë i quajtur 'UNIQUE' është ende i hapur dje vjen me një dhuratë të veçantë nga kompania.

Top Channel