Schalke nis merkaton, merr nga Mainz mesfushorin e talentuar gjerman

22/12/2022 09:58

Schalke 04 u rikthye në Bundesligë, por jo ashtu siç pritej, pasi deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit mori vetëm 9 pikë, duke mbetur në vendin e fundit të renditjes.

Ndonëse pa shumë mundësi financiare, klubi po lëviz në merkato dhe mbrëmjen e djeshme zyrtarizoi huazimin e mesfushorit gjerman Niklas Tauer.

Ky i fundit është pjesë e Gjermanisë U-20 dhe në pronësi të Mainzit, por aty ka gjetur shumë pak hapësira dhe do të qëndrojë në huazim deri në verën e 2024-ës.

Te Schalke mesfushori me perspektivë pritet të gjejë më shumë hapësira për të treguar cilësitë dhe për të ndihmuar skuadrën në misionin e këtij sezoni, mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Top Channel