Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që binden lehtësisht për të rinovuar kontratën.

Drejtuesit e Tottenham me në krye Daniel Levy, vijojnë të tregojnë qëllimet e tyre konkrete për të mbajtur italianin si trajner të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Së fundmi, “Spurs” i ofruan Contes një kontratë të përmirësuar me një milionë paund më shumë, por 53-vjeçari reziston dhe nuk pranon të firmosë pa njohur vullnetin e klubit në lidhje me merkaton.

Conte më shumë se sa paga e tij, këmbëngul për një merkato me shpenzime të mëdha ndërsa shpeshherë në konferencë e ka theksuar boshllëkun që ekziston mes Tottenham dhe klubeve si Manchester City, Liverpool apo edhe Manchester United.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Antonio Conte refuzon rinovimin pa marrë më parë garancinë nga klubi në lidhje me merkaton teksa kështu ka vepruar edhe me Juventusin apo Interin. Aktualisht, Tottenham renditet në vendin e katërt të Premier League, ndërsa londinezët rikthehen të luajnë në kampionat më datë 26 dhjetor ndaj Brentford në transfertë.

Top Channel