E hënë, 24 Janar 2022
22:45
Vrasja për hakmarrje në Lezhë, gazetarja Anila Hoxha: Fëmija është shtyrë me të dyja duart për tu bërë vrasës

“Është fëmijë i shtyrë me të dyja duart për tu bërë vrasës”, kështu e cilësoi Anila Hoxha ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Një 17-vjeçar i identifikuar si F.P., ka qëlluar me armë 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj duke e lënë të vdekur në vend.

22:38
17-vjeçari vrau për hakmarrje, gazetari Qyno: Arma përdoret nga qitës profesionist. Ja çfarë postonte në rrjete sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Një 17-vjeçar i identifikuar si F.P., ka qëlluar me armë 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj duke e lënë të vdekur në vend.

22:32
Shpërthim me lëndë plasëse pranë shtëpisë së Armand Dukës

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Dukës, në Durrës.

22:23
Protestë në kufirin Kosovë-Shqipëri/ Kundërshtohen masat e reja të qeverisë kosovare

Që nga e shtuna, banorët e Kukësit që duan të hyjnë në Kosovë po kthehen për shkak të mungesës së dozës së tretë të vaksinës.

22:20
Goli duhej anuluar, na duhen fitore për të rritur vetëbesimin

Dinamo bie në derbi ndaj Tiranës, pasi një gol i Xhixhës u jep tre pikët bardhebluve, ndërsa trajneri Shkëmbi pranon vështirësitë në sulm për shkak të dëmtimeve dhe shpreh rezerva për arbitrimin, pasi pretendon për një faull në nisje të aksionit të golit.

22:16
Prova javore/ Banorët gdhendin në akull logon e “BBV”

Banorët janë informuar për sfidën që duhet të kryejnë për të siguruar buxhetin.

22:03
“Luftë për drogën që i vjedhin njëri-tjetrit”/ Gazetarja Anila Hoxha: Shumica e krimeve, për të krijuar influencë!

Me një të kaluar të errët, një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Bledar Muca u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Belgjikë, ndërsa autori i vrasjes, së bashku me bashkëpunëtorët janë ende në arrati.

21:59
Vrasja e Bledar Muçës, gazetari Qyno tregon të shkuarën e tij: Dy agjentë janë ende të traumatizuar prej tij

Bledar Muça është shqiptari që u vra të shtunën në Antwerp të Belgjikës. Muça njihet si miku i Ardian dhe Florenc Çapjas.

21:54
NATO dërgon përforcime në Evropën lindore, SHBA vë 8,500 trupa në gatishmëri

NATO-ja tha të hënën se ka vënë në gjendje gatishmërie trupat e saj dhe po dërgon anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, ndërkohë që Pentagoni tha se ka vënë deri në 8,500 trupa në gatishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë, nëse aleanca e NATO-s aktivizon një forcë të reagimit të shpejtë.

21:43
Dëbora bllokon rrugët në Greqi, qeveria nxjerr ushtrinë

Reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e temperaturave kanë sjellë probleme të shumta në Greqi, ku qeveria ka nxjerrë në rrugë ushtrinë për të ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe largimin e mijëra automjeteve të bllokuara në akset e periferisë të Athinës.

21:37
Peshkaqeni terrorizon turistët në brigjet e gjirit të izoluar australian (fotot)

Plazhistë të tmerruar kishin mbetur të bllokuar në një pikë të njohur turistike në Australi, teksa një peshkaqen i stërmadh shkonte e vinte gjatë brigjeve të gjirit duke pritur që dikush të futej në ujë për ta sulmuar.

21:33
Gazetari zbulon si ndryshon shifra e drogës: 1 kg kokainë, nga 1300 dollarë në Ekuador në 40 mijë euro në Europë

Gazetari Jul Kasapi ka folur në emisionin “Open” për shqiptarët që janë përfshirë në trafikun e drogës si grosist dhe kanë lidhje me disa grupe kriminele.

21:33
Vrasja e shqiptarit në Ekuador, gazetari zbulon detaje: Luante rolin e emisarit. Rreziku i eliminimit vjen kur…

Një tjetër shqipar është ekzekutuar në Ekuador ku shkak kryesor dyshohet se është prishja e pazarit të drogës, ndërsa ngjarja ndodhi brenda një lokali në veri të ‘kryqendrës’ së trafikimit të kokainës në Ekuador.

21:25
Nga piercing tek historitë e dashurisë/ Banorët duhet të gjejnë sekretet e njëri-tjetrit

Në shtëpi ka mbërritur një zarf, përmbajtja e të cilit ka një sfidë shumë interesante për banorët.

21:17
Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, Qyno jep detaje: Njihej si “Pikja”, nuk ishte ushtar. Ja roli i tij në trafikun e drogës

Gazetari Elton Qyno ka folur për ekzekutimin e 34-vjeçarit Ergys Dasho teksa po darkonte në një restorant në Ekuador.

21:14
Biden do të diskutojë me aleatët evropianë për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden do të zhvillojë një video-thirrje me aleatët evropianë më vonë gjatë ditës së hënë, për të diskutuar krizën rreth Ukrainës.

20:45
Provat gjenerale para Play Off-it, sa shumë emra të rinj te Italia e Mancinit

Kombëtarja italiane do të bëjë një grumbullim 3-ditor në periudhën 26-28 janar, në mënyrë që trajneri Roberto Mancini të mund të verifikojë gjendjen e futbollistëve, në prag të Play Off-it vendimtar të botërorit, i planifikuar për në muajin mars.

20:45
Stuhia mbyll aeroportin e Stambollit, ndalohen fluturimet. Nuk zbresin dot as pasagjerët nga avioni

Një nga aeroportet me fluksin më të madh të fluturimeve në Evropë ai i Stambollit ka pezulluar fluturimet prej një stuhie të rëndë dëbore që ka mbuluar qytetin më të madh të Turqisë, si dhe Evropën juglindore.

20:40
Skandali në Fiks Fare/ “Arrest shtëpie” në hotel, si u arratis shqiptaro-serbi i “ndihmuar” nga drejtësia shqiptare!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar mundi të arratisej, jo nga qelia, por nga dhoma e hotelit, me vendime prokurorie dhe gjykate.

20:34
Ukraina: Tërheqja e familjeve të diplomatëve amerikanë, e parakohshme (fotot)

Zëdhënsi i ministrisë së jashtme të Ukrainës Oleg Nikolenko tha sot se është “i parakohshëm” vendimi i SHBA për tërheqjen e familjeve të diplomatëve të saj në Kiev.

20:29
Stuhia e dëborës mbërthen Greqinë, ushtria zbret në terren

Situata e vështirë prej reshjeve të dëborës që ka përfshirë gjithë Greqinë ka detyruar qeverinë të nxjerrë në terren ushtrinë për të ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe largimin e mijëra automjeteve të bllokuara në akset e periferisë së Athinës.

20:21
Partizani gjen pasuesin e Mustës, firmos me një brazilian

Pasi “skarcoi” Emiljano Muistën, Partizani ka gjetur menjëherë mbrojtësin e majtë, teksa ka firmosur pasditen e sotme me brazilianin Fernando Augusto Rodrigues de Araujo.

20:20
Manastirliu apel nga qendra shëndetësore 24 orëshe Laprakë: Drejtohuni në qendrat shëndetësore, ulet me 30% fluksi në Pediatrinë e QSUT

Tiranë, 24 Janar – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar në mbrëmje Qendrën Shëndetësore Laprakë, një nga katër qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24 orësh për urgjencat pediatrike. Manastirliu u ka bërë apel prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat që mund të kenë në këtë situatë me fëmijët e tyre.

20:12
Kosovë, deputetët diskutojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar mbi paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovë si pasojë e ngritjes së çmimit të saj në tregun ndërkombëtar.

20:03
Ushtria në Burkina Faso thotë se ka marrë pushtetin

Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin përmes puçit.

19:56
Ekskluzive/ “Gati për luftë me rusët”, flet Emanuel Bazanji, ushtaraku shqiptar në Ukrainë

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

19:52
SPAK, 132 moskompetenca/ Edhe pse Gjykata e Lartë ja ndaloi Prokurorive vendimet e moskompetencës

SPAK nuk i shpëtoi dot refrenit të moskompetencës që deklarohet shpesh nga gjykatat dhe prokuroritë.

19:47
Protestë në kufirin Kosovë-Shqipëri/ Kundërshtohen masat e reja të qeverisë kosovare

Dhjetëra qytetarë të zonave rreth doganës së Morinës në Kukës protestuan sot kundër vendimit të qeverisë së Kosvës se për të kaluar kufirin është e domosdoshme doza e tretë e vaksinës.

19:46
Çmimet vetëm po rriten/ Produktet e shportës dhe energjia janë më të shtrenjta

Shtrenjtimi i çmimeve në tregje nuk po frenon rritjen duke bërë që kostot e familjeve shqiptare të rriten gjithnjë e më shumë.

19:35
Dimri i vështirë në fshat/ Në Mbrostar-Murriz fare pranë Tiranës

Bora në Mbrostar Murriz të Tiranës, nuk pritet me gëzim të madh nga banorët e zonës, pasi bora fillon në dhjetor e përfundon në mars.

19:35
Infektimet, pas janarit nis rënia/ Shefi i ugjencës: Testet e shpejta nuk kapin rastet me Omicron

Kurba e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është ende në ngjitje dhe fundi i janarit mund të shënojë pikun.

19:32
Lezhë, vrasje për hakmarrje/ Dorëzohet në polici autori 17 vjeçar, pranon krimin

Fenomeni i gjakmarrjes shënoi një tjetër viktimë në Manati të Lezhës. Autori me iniciale F.P. e ka goditur disa herë viktimën me një pistoletë tip revolver me mulli.

19:22
Agjencia kundër Korrupsionit nis procedurat kundër zyrtarëve të Listës Serbe

Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur procedurat hetimore kundër zyrtarëve të Listës Serbe, parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

19:14
“Mu bëre barrë”/ Plas keq mes Brunos dhe Efit: Vendos syzet dhe shko te shkolla se nuk je për femra

Bruno dhe Efi kanë pasur një debat me tone të ashpra në Për’puthen.

19:12
Ftesë në 5/ “Kur më doli paga s’më folën më shoqet”, e ftuara: Kishin zili!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi studimin e fundit të Instat, sipas të cilit korçarët dhe gjirokastritët rezultonin më shumë punëtorë duke lënë pas qyete “dembele” si Dibra, Tirana dhe Lezha.

19:08
Besohet se shpërthimi në Tonga ishte më i fuqishëm sesa bomba atomike

Shpërthimi vullkanik në Tonga, i cili ka nxitur një cunami, ka qenë qindra herë më i fuqishëm sesa bomba atomike që Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka thënë Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA).

19:02
R. Kennedy Jr. kritikohet pasi përmend Anne Frank në mitigun kundër vaksinimit të detyruar në Uashington (fotot)

Dje në një miting kundër kufizimeve dhe vaksinimit të detyruar në Uashington, aktivisti Robert F.Kennedy Jr. , tha se po aktivizohen “mekanizma naziste në mënyrë që asnjë nga ne të mos ketë ku të shpëtojë “.

19:00
Bledi e puth, Efi: Avash se më trembe! Do më acarosh nervat nëse…

Bledi dhe Efi duket se janë ndjerë shumë mirë në takimin e tyre. Bledi e ka ftuar të shkojnë në studion e muzikës, ku kanë biseduar me njëri-tjetrin por nuk munguan puthjet e përqafimet.

18:56
Turqi, vaksina Turkovac do të administrohet si dozë e treë

Autoritetet shëndetësore në Turqi janë gati të përdorin vaksinën e prodhimit vendas kundër COVID-19, Turkovac, si një dozë përforcuese pas pranimit të dy vaksinave BioNTech.

18:55
Samiu “shpërthen”, zbulon çfarë i tha Efi në prapaskenë para se të zgjidhte Bledin në takim

Teksa transmetohej takimi i Efit me Bledin, Samiu ka zbuluar biseda nga prapaskena duke thënë se ka dyshime për fjalët e Efit dhe marrëdhënien e saj me djemtë e tjerë.

18:46
“Të pëlqen të jesh në ajër apo në tokë?”, Bledi “shuan” dyshimet e Efit

Bledi dhe Efi kanë zhvilluar takimin e tyre të radhës në Për’puthen, për të cilin Efi ka thënë se është më i bukuri që ka patur.

18:40
Pa filtra dhe pa make up! Vajzat fituese të ‘Miss Universe’ prapa skenave… (FOTO)

Të gjitha plotësojnë të njëjtat standarde të bukurisë së por pas kurorës së shkëlqyeshme, çdo ‘Miss Universe’ po gdhend një rrugë jete të ndryshme por po aq frymëzuese.

18:29
Ndarja nga Alvisa, konkurrentët e Për’puthen zbulojnë çfarë ndodhi: Bashkimi është tradhtuar

Bashkimi dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm disa javë pasi lanë programin Për’puthen si çift. Bashkimi bëri me dije se romancës i erdhi fundi përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Alvisa.

18:26
Fishekzjarret në klubin e natës lënë të paktën 16 të vdekur në Kamerun (fotot)

Një tragjedi e rëndë ka goditur Kamerunin teksa te paktën 16 njerëz kanë gjetur vdekjen dje nga një zjarr shkatërrimtar në një klub nate

18:25
Covid në vend/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 789 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit rreth situatës epidemiologjike në vendin tonë dhe njofton se pas kryerjes së 3667 testimeve kanë rezultuar pozitivë 789 qytetarë.

18:15
Probleme muskulore për Haaland, njoftim nga klubi i Dortmund: Shpresojmë të kthehet shpejt!

Telashe në horizont për Erling Haaland, teksa norvegjezi i Borussia Dortmund vuan nga një problem muskulor.

18:09
Shpati dhe Selvija bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë të djalit

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të parë. Selvija ka sjellë në jetë djalin e tyre i cili erdhi si një bekim në jetën e çiftit.

17:59
Maqedoni e Veriut, 718 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 718 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 14 viktima.

17:56
Mbyllet sektori i vizave deri më 28 janar, ambasada gjermane në Tiranë tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë me dije se sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më 28 janar.

17:49
Gruaja zgjohet nga koma në Britani dhe zbulon se ka lindur një bebe katër-javëshe (fotot)

29 vjeçarja Erem Ali, ishte 31 javë shtatzënë kur u shtrua në spitalin e Guilford pas infektimit me koronavirus dhe vështirësi në frymëmarrje, shkruan britanikja Metro.co.uk

17:45
Vendimet e KLP/ Nga zgjatja e afateve të prokurorëve në rrethe tek një emërim i ri

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës, ku ka marrë një sërë vendimesh.

17:44
“Isha 16 vjeçe”, Beniada tregon punët që ka bërë para se të bëhej modele

Beniada Nishani, një nga banoret e Big Brother VIP ka zbuluar punën e parë që ka bërë. Në një bisedë me Arbrin, tregoi se punonte në një dyqan me mamin ku bënin pastrim.

17:28
Shkollat 3 ditë mbyllur/ Prindi qëndron me fëmijën, mund të punojë nga shtëpia. Thirrja për punëdhënësit privatë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se për shkak të mbylljes së shkollave një prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur mund të qëndrojnë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.

17:21
Adoleshenti i adoptuar kinez vret veten pas refuzimit nga prindërit biologjikë (fotot)

Një adoleshent i adoptuar, njohur në rrjetin TikTok ka vrarë veten pasi arriti të gjejë prindërit e tij biologjikë por u refuzua për herë të dytë prej tyre, njoftuan sot familjarët.

17:19
Ministria Xhaçka, bisedë telefonike me homologun e saj të EBA: Mirëpresim forcimin e bashkëpunimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, HH Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

17:18
Arion Sulo në Top Talk: Ja përse i duhet Berisha – Ramës

Zgjedhjet vendore të 6 marsit ka sjellë përballje verbale mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Analisti Arion Sulo ka folur në “Top Talk” për zhvillimet e fundit në politikë duke treguar edhe arsyen përse Sali Berisha i duhet Edi Ramës.

17:11
Stuhia e dëborës në Greqi ‘pushton’ çdo cep, situatë kritike në akset kryesore të Athinës

Reshjet e dendura të dëborës në Athinë kanë çuar në mbylljen e disa akseve rrugore të kryeqytetit grek.

17:10
Mbrojtësi i jep fund me Bayern Munich, bavarezët në garë për lojtarin e Chelsea

Niklas Sule ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Bayern Munich. Mbrojtësi është pjesë e bavarezëve prej vitit 2017 ndërsa është shndërruar në një pikë të rëndësishme të prapavijës së rekordmenëve gjermanë.

17:01
Holandë, asgjësohen 200 mijë pula për shkak të gripit të shpendëve

Më shumë se 200.000 shpendë janë asgjësuar në Holandë për shkak të gripit të shpendëve, njoftoi ministria holandeze e bujqësisë.

16:52
Balla takon ambasadorin italian, Fabrizio Bucci: Italia mbështetëse e pakursyer e Shqipërisë në rrugëtimin Europian

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

16:50
Vijon kërkimi i trupit të avokates të marrë nga uji i akullt para fëmijëve në ritualin e Epifanisë (fotot)

Gruaja që u tërhoq për vdekje nga rrymat para familjes së saj të bënte zhytjen tradicionale ortodokse në ujërat e akullt është bërë publike sot në foto nga mediat.

16:40
Vendet e NATO-s dërgojnë anije dhe avionë në Evropën Lindore ndërsa rriten tensionet në Ukrainë

NATO-ja tha të hënën se vendet anëtare të saj po dërgojnë më shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, në përgjigje të grumbullimit ushtarak të Rusisë përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.

16:32
Gledis Nano nga Vlora: Ja cilat janë prioritetet e policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetin Gledis Nano ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Vlorës. Nano theksoi se dy prioritetet mbeten parandalimi dhe zbulimi i ngjarjeve kriminale si dhe kultivimi i kanabisit.

16:16
Rrugorja e Gjirokastrës ndëshkon qindra shoferë, 3 të arrestuar

Policia rrugore e Gjirokastrës ka arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe ka ndëshkuar qindra shoferë të tjerë, të cilët janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit.

16:11
UFO duke fluturuar mbi Antarktikë, zbulohen nga Goggle Earth!

Google Earth përdoret në mbarë botën për të gjendur në kohë reale vendndodhje në formë tre-dimensionale, por ana tjetër, kjo platforme procesimi të imazheve satelitore ka nxjerrë në pah edhe histori tronditëse.

16:09
Luani gjymtohet nga sulmi barbar i luaneshave të cilave tentoi t’u vidhte ushqimin (pamje të rënda)

Luani në pamje trazoi një tufë luaneshash me gjahun e tyre dhe pas konfrontimit të ashpër duket se humbi organet gjenitale kur ato e sulmuan sepse donte të merrte ushqimin nga të vegjëlit e tyre.

16:03
Protestat e dhunshme ndaj masave anti-Covid, mësyhet zyra e Joseph Borell!

Policia belge përdori gaz lotsjellës e pompat e ujit për të zmbrapsur protestuesit kundër vaksinimit të detyruar dhe masave të tjera kufizuese që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

16:00
Në kërkim për falsifikim parash, arrestohet 49 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë nën pranga një 49 vjeçar, i shpallur në kërkim më herët për falsifikim monedhash.

15:56
Bruksel, 230 të arrestuar pas protestës kundër masave anti-COVID

Të paktën 230 persona janë arrestuar pas incidenteve që ndodhën në protestën e djeshme me pjesëmarrjen e rreth 50 mijë personave kundër masave anti-COVID-19 në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

15:55
Julian Assange fiton leje për të apeluar ekstradimin në SHBA

Themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leje për ta apeluar vendimin që mundëson ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

15:49
Kaos trafiku nga bora në Turqi! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, disa viktima

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një kaos të vërtetë të trafikut në Turqi, ku të paktën 3 vetë kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

15:46
Bechtel hyn të ndërtojë autostradën gjigante në Mal të Zi, reagime të ashpra në Podgoricë

Njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Kujdesit Social të Malit të Zi se grupi amerikan Bechtel do të ndërtojë pjesën malazeze të autostradës Adriatiko-Joniane, është pritur me shqetësim mes vëzhguesve të çështjeve të transparencës.

15:43
Dy viktima dhe 2.243 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 24 janar, janë regjistruar 2.243 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 8.416 mostrave.

15:42
Tekniku i kamerave grabit shtëpinë e bankierit që nuk pagoi faturën e instalimeve €9,000 (fotot)

Një punonjës profesionist instalimesh është urdhëruar t’i paguajë një bankieri milioner më shumë se 50,000 euro pasi organizoi grabitjen e vilës së tij në rivierën franceze si hakmarrje për një faturë të papaguar prej 9000 euro.

15:34
Gjallë në rrotën e avionit pas 11 orësh udhëtim! Ekspertët: Gati e pamundur

Ekspertët e patën të pamundur ta besojnë, por policia holandeze doli publikisht me njoftimin se kishte gjetur gjallë një person në pjesën e rrotave të një avioni që u ul në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

15:34
NATO nis trupat në lindje të Europës, fillojnë përgatitjet për konflikt!

NATO-ja po nis forca shtesë e po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Europën Lindore, ndërsa Irlanda paralajmëroi se lojërat e reja luftarake ruse në brigjet e saj nuk janë të mirëpritura.

15:30
Kina nis dhjetëra bombardues/ Tajvani në alarm: Rikthehet hija e luftës

Pikërisht në kohën kur vëmendja e botës është mbërthyer tek situata e tensionuar në Ukrainë, rishfaqet kërcënimi kinez për Tajvanin, i cili këto kohë kishte rënë në qetësi.

15:27
“Do shpërthejë lufta”, Danimarka nis bombarduesit në Ukrainë, Anglia tërheq diplomatët

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada e saj në Ukrainë mes paralajmërimeve për një pushtim rus, çka bën të mendohet se rreziku i shpërthimit të një lufte është gjithmonë e më real.

15:20
Pronat e krimit në Elbasan/ Pas konfiskimit përdoren për të ndihmuar gratë e margjinalizuara

Në kuadër të projektit “Tradita ime Artizanale” në Elbasan është krijuar një laborator për prodhimet artizanale.

15:13
Burrat që dhunojnë gratë/ Rrëfimi i 38 vjeçarit që dhunoi të dyja gratë

Mbasi dhunoi gruan e parë dhe u lirua nga burgu, edhe gruaja e dytë me të cilin bashkëjetoi e denoncoi.

15:09
Ulen komisionet për transfertat bankare në euro brenda vendit

Banka e Shqipërisë njoftoi të hënën nisjen e funksionimit të sistemit të pagesave AIPS Euro, që do të procesojë pagesat e klientëve të bankave në euro, brenda vendit.

15:06
Në rrugët me akull të Librazhdit/ Probleme me energjinë në disa fshatra

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka sjellë problematika edhe në Qarkun e Elbasanit sidomos përsa i përket infrastrukturës rrugore, por edhe asaj energjetike.

15:05
Protesta për shkollat e mbyllura/ Ministrja Kushi: Shkollat u mbyllën për shkak të rreziqeve në rrugë

Në të gjithë vendin, nga e hëna deri të mërkurën shkollat do të jenë mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta dhe një prej prindërve që punon në administratë shtetërore do mund të qëndrojë me ta.

15:03
Kopshtet dhe çerdhet janë hapur/ Nuk u mbyllën si shkollat, por sot ka shumë mungesa

Kopshtet dhe çerdhet vijojnë të hapura edhe në këto ditë të ftohta.

14:57
“Nuk do të dilte kurrë në nominim” Iliri flet për Beatrix

Në një bisedë me Arbrin dhe Tanin,Iliri ka folur për Beatrix.

14:56
Mbrojtja “thembra e Akilit”, Teuta pëson më shumë se gjithë kampionati i vjetshëm

Ky sezon nisi me Teutën si kampione në fuqi teksa durrsakët sezonin e kaluar ishin një skuadër shumë e vështirë për t’u thyer, veçanërisht falë repartit difensiv ku mbi të tjerët dallonte dyshja Renato Arapi e Rustem Hoxha, pa harruar edhe portierin Stivi Frashëri.

14:50
“Është e drejtë dhe vetvetja!”/ Mamaja dhe gjyshja e Beniadës rrëfejnë se cfarë thonë fqinjët për modelen

Mamaja dhe gjyshja e Beniadës në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live” treguan se ajo është vetvetja edhe në Big Brother Vip.

14:47
5,2 milionë euro për agro-turizëm/ Kryeministri Rama fton emigrantët të investojnë kursimet e tyre

Projektet e financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, janë me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën.

14:36
SHBA në krah të Ukrainës/ Blinken: Në rrezik parimet që e bëjnë botën të sigurtë

Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas

14:31
Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, MSh sqarim: Mund të hysh edhe me dy doza dhe test negativ

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një sqarim pas reagimeve të shumta nga shtetet fqinje lidhur me masat e fundit kundër COVID-19, ku për të hyrë në Kosovë shtetasit e huaj duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit me tre doza të vaksinës.

14:27
Dy raketa balistike drejt Emirateve të Bashkuara, në shënjestër edhe Dubai!

Emiratet e Bashkuara Arabe interceptuan dhe goditën mëngjesin e sotëm dy raketa balistike të drejtuara për në kryeqytetin e vendit, Abu Dhabi.

14:21
Maqedonia e Veriut thirrje Kosovës: Lehtësoni masat në kufi, të pakuptimta

Maqedonia e Veriut i ka kërkuar Kosovës lehtësira për qytetarët e saj gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve, respektivisht rishqyrtimin e vendimit që parasheh hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinave kundër COVID-19 apo dy doza dhe test negativ PCR.

14:15
Lindje Perëndim: Dokumenti i fshehtë, si “ia hodhi” Amerika Bashkimit Sovjetik për NATO-n! 

Përgjatë gjithë kohës së tensioneve që i kanë bërë palët gjatë këtyre muajve të ashpërsojnë tonet e të përshkallëzojnë retorikat, Rusia nuk ka reshtur së pretenduari se në fundin e Luftës së Ftohtë , Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar se NATO-ja nuk do të zgjerohej në lindje të Europës.

14:15
Bora paralizon Athinën! Mbyllen disa akse rrugore, pezullohen dhjetëra fluturime

Reshjet e dendura të dëborës në Athinë ka detyruar mbrojtjen civile të urdhërojë mbylljen e rrugës Atikodhos, si dhe disa akse kryesore rrugore të kryeqytetit grek.

14:14
OBSH: Pas Omicronit, pandemia “mbaron”!

OBSH e pranon se dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit, shpresat që varianti më i infektues, por njëkohësisht më pak vdekjeprurës i tij, Omicron do të sjellë fundin e pandemisë, sa vjen e shtohen.

14:07
Pse u mbyllën shkollat? Kushi: Nuk kemi problem me ngrohjen, problem rruga e fëmijëve për në shkollë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot për mediat mbi vendimin për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në vend.

14:07
Do marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit? Meta: Ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me mua, shumë shpejt…

Presidenti i vendit, Ilir Meta, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse do të përfshihet politikisht në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

14:02
Flakët pushtojnë një klub nate, vdesin 16 persona: U përdorën fishekzjarrë 

Dëshira e pronarëve për një spektakël piroteknik u kthye në tragjedi për klientët e një klubi nate mjaft popullor në kryeqytetin e Kamerunit, Yaounde.

13:58
Biden “kthen pllakën”: Mijëra trupa amerikane mund të nisen në Ukrainë! 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, informoi Presidentin Joe Biden mbi opsionet e SHBA për t’iu përgjigjur një pushtimi rus në Ukrainë, e ato përfshijnë edhe dërgimin e trupave amerikane në zonë.

13:53
Zbulohen dy sfinksë gjigantë: Misteri në “Tempullin e humbur të miliona viteve”! 

Surprizat nga Egjipti duket nuk kanë të reshtur. Arkeologët zbuluan së fundi dy statuja gjigante sfinksi gjatë restaurimit të tempullit të lashtë të faraonit Amenhotep III, i cili sundoi rreth 3300 vjet më parë, kur vendi ishte i pasur me ar e njohu një periudhë paqeje, prosperiteti dhe fuqie ndërkombëtare në rritje.