E shtunë, 29 Janar 2022
19:49
Gabimi me ushqimin e fëmijëve/ Prindërit rrezikojnë fëmijët me ushqimet e gatshme dhe të ambalazhuara

Çdo vit shifrat e fëmijëve në mbipeshë janë në rritje për shkak të konsumimit të fast food-eve, patatinave dhe ëmbëlsirave. Po ashtu janë shtuar dhe raste e diabetit të tipit 2.

19:46
I prezantoi të ftuarit ambjentet e shtëpisë pa marrë leje, “Vëllai i Madh” vendos të ndëshkojë Donaldin

Përgjatë më shumë se 100 ditëve të qendrimit në shtëpi kanë ardhur

19:44
Covid përgjysmon stafet/ Në administratën shtetërore por edhe biznesin privat ka mungesa të mëdha

Po jetojmë kohë pandemie që na detyroi të kombinojmë aty ku ekziston mundësia të kombinosh punën nga zyra, me punën në online.

19:42
Në Tik Tok, grupet kriminale shqiptare, shesin certifikata vaksinimi

Grupet kriminale janë duke e përdorur pandeminë e Covid-19 për përfitime monetare.

19:35
Gjoba 140 milion euro nga viti 1991/ Vazhdon prej 29 vitesh gjyqi kundër dënimit të Shqipërisë në Arbitrazh

Dështimi i një marrëveshjeje të 1991 të firmosur mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie me seli në Napoli të quajtur Iliria për të cilën në 1993, Shqipëria u gjobit nga arbitrazhi me rreth 48 miliardë lireta ose gati 29 milionë euro është kthyer sërish në vëmendjen e drejtësisë.

19:25
PD: Emrat e shpallur sot nga Sali Non-Grata, nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar për emrat e shpallur sot në listën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit për zgjedhjet lokale në 6 bashki duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

19:19
​“Janë lënduar tre zyrtarë policorë”, nisin hetimet pas protestës së PSD-së – KosovaPress

Policia e Kosovës njoftoi se tre zyrtarë të saj janë lënduar gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe për këtë thotë se ka nisur një hetim për sulm ndaj personave zyrtar në krye të detyrës.

19:09
Aksident në Vlorë-Fier, makina përplaset me pompën e benzinatos së karburantit, lëndohen shoferi dhe pasagjeri

Një aksident është shënuar rreth orës 18:20 në autostradën Vlorë-Fier.

18:55
Shembet një urë në Pittsburgh, në terren dalin ekipet e ndihmës së shpejtë

Një urë në Pittsburgh, qyteti i dytë më i madh në shtetin amerikan të Pensilvanisë, është shembur.

18:54
Sheila Haxhiraj ndryshon paraqitje, “shpërthejnë” ndjekësit: Ju thafshin duart kush i preu kaçurrelat e tua

Sheila Haxhiraj dhe Kledi Kadiu janë përfolur se kanë nisur një histori dashurie pas daljes nga Big Brother VIP.

18:43
Ashleigh Barty fiton Australian Open

Ashleigh Barty është e para australiane që fitoi titullin e femrave Australian Open në 44 vjet, pasi mundi në finale amerikanen Danielle Collins me rezultatin 2-0 (6-3, 7-6). Një përballje aspak e lehtë për australianen, e cila tashmë ka realizuar një ëndërr të sajën siç vetë ajo e deklaroi.

18:40
Putin kërkon sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen në internet

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike” në internet, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.

18:34
Los Angeles, policia: Në bastisjet e trenave të Amazon po vidhen armë (fotot)

Policia e Los Angeles, SHBA tha sot se mes objekteve të vjedhura në grabitjet e shpeshta të trenave me mallra të porositura online, janë shumë armë zjarri.

18:28
6 marsi/ Voltana Ademi vendos të mos marrë pjesë në Primare, zbulon arsyen

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit. Me anë të një postimi në Facebook, shpreh falenderimet për këdo që e ka mbështetur dhe se “janë motivi që të mos ndalet”.

18:21
Flaka Krelani sfidon të ftohtit, pozon me bikini në mes të dëborës (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani është tejet aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë edhe fotot provokuese e të nxehta.

18:10
Gruaja nga Kansas gjykohet si drejtuese batalionit të ISIS teksa planifikonte sulme në shkollat e SHBA (fotot)

Allison Fluke-Ekren akuzohet se planifikonte sulme terroriste në kampet universitare apo në qendrat tregtare të SHBA.

18:01
“Dua të kem 2 vajza”, Arjola-Beniadës: Bëji me Romeon

Arjola, Beniada dhe Donaldi kanë qëndruar pranë Einxhelit, e cila u rikthye në shtëpinë e Big Brother VIP pas incidentit që pati me krahun.

17:56
SHBA, anulohen mbi 3.000 fluturime për shkak të reshjeve të borës në lindje të vendit

Më shumë se 3.000 fluturime janë anuluar në disa nga aeroportet më të ngarkuara të SHBA-së për shkak të reshjeve intensive të borës në lindje të vendit.

17:37
Aksident i rëndë në Itali, vdes 25-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali.

17:36
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1341 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covi në vend dhe informon se janë shënuar 1341 raste të reja.

17:34
Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, ekstradohet nga Belgjika shqiptari i dënuar me 24 vite burg

Një 43-vjeçar i dënuar nga autoritetet shqiptare me 24 vite burg për disa vepra të rënda penale është ekstraduar nga Belgjika.

17:32
Veliaj takim me operatorët turistikë: Beteja me FSHF-në për të mirën e të gjithëve; Fyese, si talentet në futboll hasin pengesa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive turistike, në vijim të përgatitjeve për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, duke folur për finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania”, tha se është një operacion i jashtëzakonshëm që ka nevojë për mirëkoordinim për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë.

17:29
Aktori Sean Penn thotë se ‘genet e frikës’ kanë bërë që burrat të ‘dorëzojnë xhinset për të veshur fustanin’ (fotot)

Aktori i njohur amerikan Sean Penn ka thënë në mënyrë figurative një intervistë të fundit se “gjenetika e frikës” po detyron burrat “të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur fustane grash”.

17:21
SHBA nis trupat në Evropën Lindore: Në Ukrainë do bëhet masakër

SHBA do të bëjnë një dislokim trupash në Evropën Lindore edhe pse zyrtarët e lartë të Pentagonit mbështesin një shtysë të re për diplomacinë, tha Presidenti Joe Biden.

17:20
Sherr me thika në Berat, arrestohen 2 persona. 3 të tjerë shpallen në kërkim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ditën e djeshme janë përfshirë në një konflikt në lagjen “Kushtrim” ku janë përdorur dhe mjete prerëse.

17:20
Meksikë, rritet në mbi 305 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Është rritur në mbi 305 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje në mesin e vendeve të Amerikës Latine.

17:18
Kina provokon SHBA: Gati për konflikt ushtarak me Amerikën për Tajvanin

 Ambasadori i Pekinit në Washington e bëri të qartë se nëse autoritetet tajvaneze vazhdojnë të ecin në rrugën e pavarësisë me mbështetjen e Amerikës, kjo me shumë gjasë do të rezultojë ne një “konflikt ushtarak”.

17:13
Shembet ura pak përpara mbërritjes së Biden: Mirënjohës ekipeve të shpëtimit

Një urë me dy korsi u shemb në Pitsburg të Pensilvanisë vetëm disa orë përpara se qytetin ta vizitonte presidenti Joe Biden, i cili do të bënte aty pikërisht miratimin e projektligjit të tij të shumëdiskutuar prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën, i cili përfshin mirëmbajtjen e urave.

17:09
Ballkan, shtohen frikshëm vdekjet nga Covid: Ndër rajonet më të goditura në botë

Vendet e Ballkanit renditen në mesin e 10 rajoneve më nivelin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 për 100,000 banorë sipas Universitetit Johns Hopkins.

17:03
Gjermania drejt vaksinimit të detyrueshëm: Në lojë faktorë shëndetësorë dhe ekonomikë

Gjermania duket se po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm, i cili tashmë po mbështetet nga grupet më të mëdha parlamentare në parlamentin federal Bundestag.

17:02
I dëmtoi derën e shtëpisë dhe i vidhte energji elektrike, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Korçë! Policia njofton se është vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ka dëmtuar derën e një shtetasi dhe ka lidhur një kabllo elektrike, duke i vjedhur energjinë elektrike.

16:58
Zgjedhjet e 6 marsit/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së prezanton kandidatët për Primaret në 6 bashki

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar kandidatët për 6 bashki. Ditën e nesërme do të zhvillohen primaret (anëtarësia e partia zgjedh kandidatët përmes 1 anëtar – 1 votë) në 6 bashkitë e vendit.

16:55
Viktima e përdhunimit lyhet me blozë e turpërohet nga turmat në Indi pas refuzimit të adoleshentit të martuar (pamje të rënda)

Një 20-vjeçare nënë e një fëmije është përdhunuar në grup dhe torturuar në Indi por në vend të dhënies së ndihmës nga komuniteti ajo më pas është nxjerrë në një paradë turpërimi dhe abuzimi nga turmat që e sulmonin.

16:51
Presidentit italian i kërkohet të mbajë edhe një mandat

Partitë në pushtet në Itali i kanë kërkuar të shtunën presidentit, Sergio Mattarella që të vazhdojë një mandat të dytë, pasi kanë dështuar që të gjejnë kompromis për një kandidat të ri.

16:47
Estonia “e tmerruar” nga lufta: Asnjë hap drejt Rusisë

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen shumë të kujdesshme me situatën e krijuar në kufirin e Ukrainës.

16:43
Lufta antikanabis, Çuçi mbledh krerët e Policisë së Shtetit: Në mes të vitit nis kontrolli satelitor i territorit

“Lufta antikanabis vijon të jetë një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin. Ai bëri me dije gjithashtu se në ndihmë të Policisë së Shtetit do të vijë edhe teknologjia, më konkretisht shërbimi i satelitit dhe më tej dronët.

16:43
Thaçi, akuza për 100 vrasje: Do marrë dënim të rëndë, dosjen e çoi Serbia

Gjykata Speciale njoftoi vazhdimin e masës së paraburgimit për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, pasi është konstatuar se rreziku për pengimin e procesit gjyqësor “mund të zvogëlohet mjaftueshëm vetëm nëpërmjet rregullave për monitorimin e komunikimeve, që zbatohen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.

16:41
“Filoqyl”, Donaldi bën të njëjtin tatuazh si Fifi, zbulon domethënien që ka

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, Fifi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të mirë. Pasi u largua nga shtëpia, Fifi bëri tatuazh fjalën ‘Filoqyl’, ashtu siç ai e thërriste.

16:38
Gjukanoviç: Do “zhdukim” serbët. Qeveria shkarkohet në shkurt

Në 4 shkurt, qeveria aktuale pro-serbe do të rrëzohet, deklaroi me bindje presidenti malazez Milo Gjukanoviç, i cili theksoi se procesi i reformimit të Partisë së tij Demokratike Socialiste (DPS) duhet të përfundojë në mënyrë që ajo të përballojë me sukses sfidat, të cilat e presin në të ardhmen e afërt.

16:30
Italia, me presidenten e parë femër? Cilat janë dy gratë e fuqishme në garë

Italia duket se po i afrohet gjithmonë e më shumë një zhvillimi historik: zgjedhjes për herë të parë të një presidenteje femër. Pas pesë ditësh ngërçi dhe votimesh të përsëritura, krerët partiakë janë detyruar të kërkojnë një zgjidhje kompromisi.

16:26
Rusi-Kinë vulosin marrëveshje, sfidojnë SHBA-në: Bashkë, një bazë në Hënë

Në kulmin e krizës ukrainase, Rusia dhe Kina vendosën të bashkojnë forcat e të nisin menjëherë zbatimin e programit të përbashkët hapësinor për ndërtimin e një baze në Hënë, deri në vitin 2035.

16:23
“Bomba e motit”, stuhia mostër i afrohet SHBA-së: Do goditen miliona vetë

Gati 55 milionë amerikanë në lindje të Shteteve të Bashkuara kërcënohen nga një stuhi e dhunshme dimërore, e cila do të kombinojë reshjet e dendura të borës dhe erëra të acarta duke nisur nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork e Boston në orët e ardhshme.

16:20
Rama publikon pamje nga Ekopark në Durrës: Nga faqja e zezë e Shqipërisë u kthye në atraksion turistik

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamje nga punimet në Ekopark në Durrës ku duket se janë ngritur dhe fushat e sportit.

16:17
Publikohet video e rrëzimit të gjuajtësit amerikan F-35 në detin e Kinës Jugore (pamjet)

Ushtria ka konfirmuar autenticitetin e klipit video ku tregohet rrëzimi i gjuajtësit F-35C, pas dështimit të uljes në aeroplanmbajtëse.

16:17
Rusia dërgon rezerva gjaku pranë Ukrainës, Sheshel: Ukrainasit do bëhen mish për top

Rusia është duke dërguar furnizime me gjak bashkë me materiale të tjera mjekësore në afërsi të kufirit me Ukrainën, të cilat do të lejonin trajtimin e personave të mundshëm të lënduar; pohuan tre zyrtarë amerikanë për Reuters.

16:13
Escobar viziton Prishtinën e Beogradin, SHBA nuk mohon shkëmbimin e territoreve

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, viziton javën e ardhshme Kosovën e Serbinë, dhe ideja e shkëmbimit të territoreve u shfaq sërish.

16:09
Zyrtare, Interi bëhet me sulmues të ri, firmos i përkëdheluri i Inzaghit!

Goditja e dytë e Interit në merkaton e janarit mban emrin e Felipe Caicedos.

16:08
NATO sfidon Moskën: Do pranojmë jo vetëm Ukrainën, por edhe një shtet tjetër fqinj

Në një lëvizje të hapur sfiduese për Moskën, i derguari i posacëm i NATO-s për Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina, deklaroi se aleanca nuk do të bëjë kompromis për politikën për dyer të hapura nën presionin e Rusisë, por mund t`i shtojë radhët e saj edhe me fqinjë të tjerë të këtij vendi, sic është Gjeorgjia.

16:00
Banorët kanë fituar 60% të buxhetit

Siç i është komunikuar ata kanë fituar 60% të buxhetit.

16:00
Kosova regjistron mbi 3,600 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më 29 janar, janë regjistruar 3,628 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 14,479 mostrave.

15:49
Rikthehen reshjet e dëborës/ Në Juglindje është zbardhur e gjithë zona. Rrugët janë të hapura

Çdo dimër teksa temperaturat bien, fëmijë dhe të rritur shihen me pak në rrugë. Por këtë fundjavë në Korçë u rikthye dëbora dhe bashkë me të edhe argëtimi

15:46
Balluku në Qafë Thanë: Të gjitha akset rrugore të hapura për qarkullimin e automjeteve, jemi në terren 24 orë

Në të gjitha akset rrugore të vendit po punohet për të garantuar qarkullimin pa problematika të të gjitha automjeteve, pavarësisht situatës së motit.

15:44
Arrestohen dy prindër/ Nuk çuan në shkollë fëmijët për një kohë të gjatë

Dy prindër janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Volosit , pasi në bazë të një hetimi të urdhëruar nga prokuroria, është konstatuar se nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë për një kohë të gjatë.

15:41
Momentet kur peshkaqeni i bardhë kërcen nga deti disa metra larg turistëve të tmerruar (fotot)

Një peshkaqen masiv i bardhë ka kërcyer në ajër vetëm dy metra larg barkës së turistëve që ulërisnin.

15:33
Shqipëria, destinacion britanik/ The Guardian: Ka një rritje të prenotimeve që nga janari

“Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar”.

15:32
“Dua prova, si u caktua relatori”/ Shkarkimi nga Kuvendi, Meta letër GJK: Pse nuk më keni kthyer përgjigje për 3 kërkesat?

Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon vendosjen në dispozicion të provave si u caktua relatori për “çështjen e shkarkimit” të kreut të shtetit.

15:31
Tirana-Kukësi ndeshja të dielën, transmetohet në Digitalb

Ditën e diel në stadiumin Air Albania do të zhvillohet ndeshja mes kryesuesëve të Tiranës dhe Kukësit të vendit të dytë, si dy nga rivalet më të forta së bashku edhe me Laçin për titullin kampion të këtij viti.

15:28
Kullat që po zhduken/ Historia 200 vjeçare e kullës së bajraktarit të Hotit

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga kulla mbi 200 vjeçare e bajraktarit të Hotit, delegatit të lidhjes Shqiptarë të Prizrenit, Çun Mulës dhe prijësve të Malësisë.

15:25
Poçari i Farkës/ Bashkim Plaku punon enët prej balte për klientë nga jugu në veri

Kjo është historia e një familje nga Farka e Tiranës e cila prej katër brezash, merret me poçarinë dhe prodhimet prej balte.

15:21
Policia kap 20,000 arra kokosi të mbushura me ‘lëng kokaine’ nga Kolumbia drejt Italisë (fotot)

Policia anti-droga e Kolumbisë ka sekuestruar një dërgesë madhore prej 20,000 arra kokosi të mbushura me kokainë të lëngshme, pak para se të niste rrugëtimin drejt Evropës.

15:20
Çuçi me drejtuesit e policisë: Mos rrezikoni karrierën tuaj, s’keni presion politik

“Lufta antikanabis vijon të jetë një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022”.

15:18
Pandemia, ballkani më i godituri/ Infektimet po përhapen me shpejtësi në serbi 36 mijë raste në 24 orë

Vendet e Ballkanit renditen në mesin e 10 rajoneve më nivelin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 për 100,000 banorë sipas Universitetit Johns Hopkins.

15:11
Përgatitjet për ndeshjen finale/ Veliaj takon operatorët turistikë në kryeqytet

Finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania”, kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj e quajti  një  eveniment i jashtëzakonshëm që ka nevojë për mirëkoordinim për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë. Në funksion të këtij aktiviteti,  u takua me tur-operatorët e kryeqytetit.

15:07
Mbetet në burg atentatori i Dukës/ 34 vjeçari nuk e pranon që vendosi bombën në shtëpitë e presidentit të FSHF

Gjykata e la në burg sot Arben Hasanajn personin e arrestuar si i dyshuari kryesor për eksplozivin e vendosur në derën e jashtme të oborrit të shtëpisë së Kreut të Federatës së Futbollit.

15:06
Standard and Poor`s, vlerësim pozitiv për Shqipërinë: Perspektivë e qëndrueshme

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s, në rishikimin më të fundit të saj, ka konfirmuar  për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe perspektivë “të qëndrueshme”.

15:05
“Ah sikur të isha sot atje”/ Publikoi fotot nga Korça dhe shprehu një dëshirë, Meta kritikohet nga ndjekësit: Je për të qarë hallin, s’ke lek

Së fundmi, presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ disa pamje të qytetit të bukur të Korçës, të mbuluar nga dëbora, ndërsa shpeh dëshirën për të qenë aty.

15:01
Importet kapin vlera rekord/ U blenë më shumë karburant, automjete, cigare dhe pije alkoolike

Importi i mallrave të akcizës është rritur ndjeshëm duke mos u frenuar nga shtrenjtimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare, çka ka sjellë edhe të ardhura rekord për doganat që mblodhën një vit më parë mbi 193 miliardë lekë, gati 1.6 miliardë euro. 

14:47
Në Prishtinë protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Të shtunën në Prishtinë është duke u mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

14:29
Organizonin aktivitetin e lojërave të fatit, procedohen penalisht 3 policë, arrestohet një 43-vjeçar

SHÇBA ka përfunduar me sukses një operacion kundër lojërave të fatit, në kuadër të të cilit është arrestuar një person, janë procedur penalisht në gjendje të lirë tre punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim katër persona të tjerë.

14:14
Einxhel kthehet në shtëpinë e Big Brother, flet për operacionin: Më kanë vendosur vidë se ishte krahu i shkalafitur…

Moderatorja Einxhel Shkira është kthyer në shtëpinë e Big Brother pas incidentit që pati. Ajo i ka treguar banorëve eksperiencën e saj.

14:13
Po prisni opozitën? Balla: Po konsultohemi për të nxjerrë emrin më të mirë për Bashkinë Lushnje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla inspektoi sot punimet që po kryhen për asfaltimin e ‘Shëtitores së Palmave’ në Lushnje.

14:05
“Dikush po qëllon me armë”, banorët alarmojnë policinë/ Shotgun me shënjestër optike, arrestohet 48-vjeçari

Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia pas ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë.

14:03
Berisha-Rama-Meta janë bashkë për të shkatërruar PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë në një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë ka deklaruar se në Shqipëri ka vetëm një opozitë dhe sipas tij ajo është PD-ja.

13:56
Dështon Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër, bashkia nuk pranoi të hapë ambientet e stadiumit

Dështon Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër. Shkak për një situatë të tillë është bërë mos hapja e ambienteve të stadiumit “Gjirokastra” nga ana e Bashkisë Gjirokastër që zotëron këto ambiente.

13:52
Austria drejt uljes së kufizimeve kundër pandemisë

Austria është duke relaksuar gradualisht kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit, pavarësisht numrit të lartë të infektimeve ditore.

13:46
“Më bëri përshtypje kur the që nuk të kemi sulmuar”Arjola i drejtohet Donaldit

Arjola i ështe drejtuar Donaldit duke i thënë se i ka bërë përshtypje kur ai i kishte thënë që atë nuk e kanë sulmuar.

13:38
Mozzik surprizoi Donaldin, shpërndan videon krah tij: Ti vjen nga Vlora o vëlla, ngrite edhe një herë flamurin si duhet!

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar të ‘Big Brother Vip’, reperi Mozzik surprizoi banorët duke performuar disa prej këngëve të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

13:27
Tritoli në shtëpinë e Dukës, burg për 34-vjeçarin/ Avokati: Filmimet treguan se s’ishte ai autori

Arlen Hasanaj 34-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një dëmtim në dorën djathtë, që dyshohet të jetë shkaktuar gjatë ndezjes së fitilit para hedhjes së lëndës plasëse në portën e jashtme të oborrit, natën e 24 janarit në Durrës. Pritet akti i ekspertimit nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

13:23
Arjola refuzon të hapë ‘Kutinë e Pandorës’ dhe të çojë në Disneyland fëmijët e saj: Nuk ishte kjo dëshira ime…

Aktorja e famshme e humorit dhe një prej konkurrenteve më të forta në ‘Big Brother’ Arjola Demiri, gjatë spektaklit të djeshëm u vendos para kutisë së Pandorës, ku duhet të zgjidhte nëse do ta hapte ose jo. Pavarësisht se asaj iu ofrua një udhëtim në Disneyland së bashku me tre fëmijët e saj.

13:12
Policia vë në pranga 4 persona në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga 4 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

13:06
U kap duke drejtuar mjetin pa patentë, arrestohet i riu në Elbasan/ Procedohen penalisht 2 persona të tjerë

Një person është vënë nën prangat e policisë në Elbasan, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht!

13:00
Talibanët dhe IS dyshohet se kanë kryer mbi 100 vrasje në Afganistan

Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit të kaluar, janë kryer më shumë se 100 vrasje të ish-punëtorëve shtetërorë, sipas disa dyshimeve që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

12:56
Dyshohet se i vendosi tritolin banesës së Armando Dukës, Gjykata jep masën e sigurisë për Arlen Hasanaj

Ka përfunduar në gjykatën e Durrësit seanca për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit kryesor Arlen Hasanaj për vendosjen e eksplozivit në portën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

12:39
Këshillimi Kombëtar e kalon shifrën e 80 mijë plotësimeve, Rama: Le të dëgjojmë njëri-tjetrin, dalim nga llogoret politike

Kryeministri Edi Rama të shtunën ka treguar se deri mesnatën e kaluar mbi 82 mijë qytetarë shqiptarë i janë përgjigjur të 12 pyetjeve të anketës së Këshillimit Kombëtar.

12:21
Vlorë/ Arrestohen dy persona dhe tre të tjerë procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale

Policia ka arrestuar dy persona, një prej tyre i shpallur në kërkim, ndërsa ka njoftuar se ka proceduar penalisht edhe tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

12:11
Pesë të arrestuar brenda pak orësh në kryeqytet, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

12:11
“E prisja që do të dilja në fund të zinxhirit” Donaldi bisedon me Tanin

Në një bisedë me Tanin,Donaldi ka thënë se ai e priste që do dilte në fund të zinxhirit spektaklin e mbrëmshëm.

12:06
Fshati që po zbrazet/ Në Qarrishtë të Librazhdit nga 150 familje, kanë mbetur vetëm 15

Në fshatra çdo gjë po kyçet, shkollat qendrat shëndetësore, madje edhe shtëpitë, sepse në fshatra nuk ka më njerëz. Këtu ndodhemi në Qarrishtë të Librazhdit, një fshat i largët, por i bukur që dikur numëronte 150 familje.

11:34
Tabaku: Qeveria nuk tregon të vërtetën, ajo e rriti borxhin publik në 92%

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se niveli 80 për qind i borxhit publik është shumë i lartë, por jo real, pasi sipas saj, nëse do përfshihej borxhi i fshehur i Arbitrazhit dhe gjithashtu edhe PPP-të që duhet të kontabilizohen si të tillë borxhi real sot është 92% i PBB-së.

11:23
Manastirliu nga Poliklinika e Vlorës: Instalohen për herë të parë në sistemin publik 4 aparatura moderne DEXA për matjen e densitetit kockor

Katër aparatura moderne të DEXA, për matjen e densitetit kockor, janë instaluar për herë të parë në sistemin shëndetësor publik.

11:15
Rikthehen reshjet e dëborës/ ARRSH: Qytetarët që do lëvizin këtë fundjavë drejt destinacioneve turistike të kenë kujdes

Reshjet e dëborës janë rikthyer natën e kaluar në vendin tonë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që qytetarët që duan të lëvizin në këtë fundjavë drejt destinacioneve turistike “të veshura me të bardhë”, të kenë kujdes.

11:07
“The Guardian”: Ka shumë për të parë dhe bërë në Tiranë, është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022

Tirana ka pushtuar sërish mediat botërore. Është britanikja “The Guardian” e cila i ka kushtuar një hapësirë të veçantë rritjes së numrit të turistëve që zgjedhin Shqipërinë për të vizituar, ndërsa bie në sy magjia e kryeqytetit që këtë vit mban dhe titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë.

10:58
Të dyshuar si vrasës me pagesë, Gjykata e Kurbinit lë në burg pesë të arrestuarit

Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje.

10:36
Seancë me dyer të mbyllura/ 34-vjeçari i dyshuar për tritolin në banesën e Dukës, merr sot masën e sigurisë

Po zhvillohet me dyer të mbyllura masa e sigurisë ndaj Arlen Hasanaj,  34 vjeçarit të dyshuar për shpërthimin me tritol në portën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës.

10:25
Ndërron jetë prej komplikacioneve të Covid, Kurt Kola, ish-Kryetari i të përndjekurve politikë

Ish-kryetari i të përndjekurve politik dhe partisë “Rruga e Lirisë”, Kurt Kola ka ndërruar jetë këtë të shtunë në moshën 85-vjeçare pas komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga Covid-19.  Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri, Bilal Kola, i cili pasoi të atin në misionin e tij për integrimin e të përndjekurve politikë.

10:07
COVID-19 konsiderohet shkaku kyç për zvogëlimin e popullsisë në Rusi

Popullsia e Rusisë është zvogëluar për më shumë se gjysmë milioni më 2021 dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është konsideruar fajtorja kryesore për këtë gjë.

09:55
Presidenti mbështet thirrjen e Reporterëve pa Kufij: Të hetohen sulmet kibernetike

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e organizatës Reporter pa Kufij, të cilët i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë sulmet kibernetike ndaj disa mediave në vendin tonë.

09:39
Arrestohet 44-vjeçari në Elbasan, policia i gjeti në banesë një arsenal armësh

Operacioni policor i koduar “Krali”, çoi në arrestimin e një 44-vjeçari në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh.

09:23
“Aloe Vera – Bima Magjike për organizmin tonë!”

Aloe Vera është një bimë me vlera shumë të mëdha për mirëqenien e organizmit të njeriut. Aloe Vera njihet si një bimë shëruese dhe për këtë arsye është shumë e kërkuar, gati 3 deri 4 herë më shumë se çdo bimë tjetër.

09:17
Policia finalizon me sukses dy operacione antidrogë, arreston tre persona dhe sekuestron 50 kg lëndë narkotike

Dy operacione të finalizuar me sukses nga policia e Lezhës çuan në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 50 kg lëndë narkotike.