E enjte, 17 Shkurt 2022
09:44
Festë në qiell, në Prishtinë lëshohen parashutat me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar

Festa për 14-vjetorin e shtetësisë së Kosovës ka filluar edhe nga qielli. Mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan parashutat me flamujt e Kosovës dhe flamurit kombëtar.

09:38
Krerët shtetërorë urojnë pavarësinë e Kosovës, përkujtojnë të rënët për liri

Festimet për përvjetorin e 14-të të pavarësisë së Kosovës nisen me ceremoninë e ngritjes së flamurit në hapësirën mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në kryeqytet.

09:35
Kryebashkiakja Sako: Fokusi i Bashkisë gjithëpërfshirja sociale, Durrësi do të ketë dy biblioteka të tjera në lagjen 4 dhe lagjen 17

Në librarinë “Redon” të Durrësit është zhvilluar një aktivitet i veçantë për të promovuar librin “Katitzi” të shkrimtares së njohur suedeze Katarina Taikon, përkthyer nga Sokol Demaku, i cili është një libër mjaft i njohur që trajton fenomenin e diskriminimit të fëmijëve me ngjyrë.

09:22
Shqipëria përmirësohet në indeksin e lirisë ekonomike, dobët integriteti i qeverisë

Shqipëria është renditur në vendin e 50 në botë në indeksin e lirisë ekonomike, të publikuar nga Fondacioni Heritage, duke u rritur me 1.4 pikë në raport me vlerësimin e mëparshëm, pas përkeqësimit që kishte shënuar në raportin e vitit 2021.

09:13
Blinken uron 17 Shkurtin, përsërit mbështetjen për dialog

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës në 14-vjetorin e shtetësisë.

09:03
Belgjika liberalizon orarin e punës

Punonjësit belgë së shpejti do të kenë më shumë zgjedhje se si t’i organizojnë orët e tyre të punës në përputhje me tregun e punës pas pandemisë.

08:47
Meta uron Kosovën për pavarësinë: Mirënjohje përjetë heronjve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka uruar 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

08:40
14 vjetori i pavarësisë së Kosovës, Rama publikon videon: Urime shqiptarëve në këtë ditë të bekuar

Sot shënohet 14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë shqiptarët në Kosovë në një mënyrë të veçantë.

08:29
Kosova shënon sot 14-vjetorin e Pavarësisë

Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë!

08:20
Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet i riu në Kakavijë

Një 26-vjeçar kosovar është arrestuar nga policia Kufitare në Kakavijë, pasi u paraqit me pasaportë të falsifikuar!

08:17
“Tërheqja ishte maskim”, Rusia shton prezencën ushtarake me 7 mijë trupa në kufi me Ukrainën

Edhe pse u fol për një tërheqje, Rusia ka shtuar prezencën ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën me 7 mijë trupa.

08:11
Gjermania do t’i japë fund shumicës së kufizimeve COVID-19 deri në fund të marsit

Gjermania ka miratuar një plan të ri për lehtësimin gradual të kufizimeve të vendosura për të frenuar koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë katër javëve të ardhshme.

07:44
‘Pranverë në dimër’/ Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell.

07:17
Blinken paralajmëron Rusinë të mos njohë Donetskun dhe Luhanskun, si të pavarura

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken denoncoi të mërkurën një lëvizje të ligjvënësve rusë për të njohur si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, të cilat mbështeten nga Rusia.

06:56
Çaji i sherebelës dhe hithrës kundër alergjive të stinës

Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e dëmshme. Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut. Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike.

06:32
Doza e duhur e jodit për shëndetin e tiroides, ushqimet ku mund ta gjeni

Jodi është thelbësor për shumë funksione të organizmit megjithatë ky i fundit as nuk e prodhon dhe as nuk e sintetizon vetë. Mungesa e jodit pengon gjendrën e tiroides të prodhojë hormone të mjaftueshme për rritjen, metabolizmin dhe shumë procese të tjera të rëndësishme.

06:16
Gjumi mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt

Të bërit më shumë gjumë mund të jetë një mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt, sugjeron një studim i ri. Ekspertët zbuluan se shtimi i një ore ose më shumë gjumë në natë mund të reduktojë rreth 270 kalori nga dietat ditore të njerëzve, ekuivalent me rreth tre biskota me çokollatë.

05:15
Katër shenjat më të prekura nga hëna e plotë e shkurtit

Hëna e plotë e shkurtit 2022, e quajtur edhe hëna e borës, po kalon në Luanin plot zjarr dhe të sigurt në vetvete më 16 shkurt, duke i dhënë kolektivit një shtysë të dashur për të marrë rreziqe të guximshme dhe të nevojshme.

03:46
​OBSH: Rënie e ndjeshme e numrit global të rasteve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka vërejtur një rënie të ndjeshme të numrit global të rasteve të reja me COVID-19.

03:13
​Zvicra heq pothuajse të gjitha masat anti-COVID

Duke filluar nga data 17 shkurt, Zvicra do të heqë pothuajse të gjitha masat anti-COVID.

02:44
Abdixhiku për shtrenjtimin e çmimeve në Kosovë: Qeveri e paaftë, bën spektatorin

Pas publikimit të indeksit të hamronizuar të çmimeve nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që tha akuzoi ekzekutivin për paaftësi në menaxhim të situatës duke qëndruar vetëm si spektatore.

02:20
Goditet depoja e karburanteve/ Siri, nga shpërthimi humbën jetën 3 civilë

Mbrojtja Civile Siriane po lufton me flakët që shpërthyen pasi një depo karburanti u godit në zonën e qytetit rebel të Idlib. Bombardimi vrau tre civilë thanë vëzhguesit pro-perëndimorë, pasi goditi dhe fermat rreth depos së maskuar në zonën e quajtur Dana.

01:57
“Olimpiada e lindjes së Mesme”/ Militantët Hezbollah stërviten në alpe

Publikimi në të njëjtën kohë të videos së propagandës së ushtrisë së Libanit dhe asaj të militantëve Hezbollah në stërvitje alpine, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

01:40
42 viktima nga rrëshqitja e dheut/ Brazil, dyshohet se numri i viktimave është më i lartë

Rrëshqitjet e dheut u kanë marrë jetën të paktën 42 personave deri më tani në Brazil. ndërkohë që qindra punonjës të emergjencave civile po punojnë për të nxjerrë trupat në qytetin brazilian të Petropolis.

01:21
Promovohen talentet e reja në teknologji/ Aktiviteti zhvillohet për të 10 vit dhe mbështetet nga fondacionin Dritan Hoxha

Albanian ICT Awards ka çelur edicionin e 10-të jubilar, ku përmes çmimeve promovohet dhe mbështetet puna, vizioni, arritja e të rinjve e novatorëve në teknologji.

00:57
Zbulohet laboratori i drogës/ Kosovë, u arrestuan 6 persona, 4 nga Maqedonia e veriut

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në fshatin Shirokë të Suharekës në Kosovë. Mësohet se në këtë strukturë kultvoheshin bimët narkotike.

00:44
Kushtetuesja nuk shkarkon Metën/ Vendimi i gjykatës: Presidenti nuk e ka shkelur rëndë Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shkarkojë presidentin Ilir Meta. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është publikuar në faqen e saj, ndërsa vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

00:33
Legjenda angleze i jep fund epokës së Messit dhe Ronaldos: Janë perëndi, por nuk mund të sfidojnë kohën!

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për më shumë se 12 vite janë në një garë të bukur sportive se cili prej tyre është më i mirë.

00:15
Top Story/ Lëndët e Azotikut të Fierit shkaktare të sëmundjeve kancerogjene

Të konsideruara si shumë toksike, mbetjet e rrezikshme kanë një protokoll strikt të ruajtjes dhe magazinimit, duke shmangur kontaktet me agjentët atmosferikë dhe ekspozimin ndaj ambienteve të hapura.

00:14
Top Story/ Kimikatet e rrezikshme deri në 400 herë mbi normën e lejuar

Kjo magazinë është vetëm një nga hot spotet e Elbasanit. Uzina e çimentos që ndodhet pak më poshtë dhe metalurgjiku, e kanë kthyer këtë qytet ndër më të ndoturit. Kombinati metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan ishte një nga veprat më të rëndësishme industriale në Shqipëri, ndërtuar në vitet `70.

00:12
Top Story/ Alarmante/ Mbetjet e rrezikshme ngjitur me shkollën dhe kopshti

Kjo është qendra e ruajtjes së kimikateve në Balëz. Në këta bunkerë janë magazinuar 216 tonë mbetje kimikatesh, si dichloromethane kripra arseniku, nitrat amoni, hidroksid amoni, madje ka edhe cianure.

00:10
Top Story/ Kimikate dhe mbetjet e rrezikshme në mëshirë të fatit, 18 pika të nxehta nga veriu në jug

Ish industritë e monizmit, pas rënies së sistemit u braktisën dhe u lanë në harresë së bashku me lëndën e parë. Si pasojë trashëguam nga ai sistem miliona tonelata mbetje të rrezikshme, të cilat ende nuk janë pastruar.

00:08
Top Story/ Aksidentet tragjike/ Babë e bir mbetën të vdekur në rrënojat e uzinës

Aq e madhe është ndotja përreth Superfosfatit sa për ta kthyer këtë tokë në pjellore, banorët e zonës tregojnë se e kanë mbushur me dhe që e kanë sjellë nga zona të tjera.

00:02
Inter bën lojën ndërsa Liverpool merr rezultatin, barazim surprizë i Bayern

Inter ka dalë me kokën ulur nga San Siro teksa u mposht nga Liverpool me rezultatin 0-2. Në fakt, zikaltërit ishin ata që dominuan dhe kërkuan më shumë portën kundërshtare për pjesën më të madhe të 90-minutave megjithatë, Calhanoglu, Dzeko, Vidal apo edhe Lautaro Martinez nuk ditën të konkretizonin rastet e krijuara.

00:00
“Dashni nga Tirana”, Bashkia e Tiranës mbulohet me flamurin e Kosovës

Bashkia Tiranë është mbuluar e gjitha me flamurin e Kosovës.

E mërkurë, 16 Shkurt 2022
23:56
Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon presidentin Meta, reagon Tedi Blushi

Gjykata Kushtetuese rrëzoi Kuvendin e Shqipërisë duke mos e shkarkuar presidentin e Republikës, Ilir Meta.

23:47
Zarf i bardhë/Banorët do të festojnë festën e Pavarësisë së Kosovës

Nesër është festa e Pavarësisë së Kosovës dhe ata do të duhet të listojnë ide mbi aktivitetet që duan të kryejnë dhe mënyrën si duan ta festojnë.

23:30
Vendimi i plotë/ “Presidenti nuk ka shkelur rëndë Kushtetutën”, Gjykata Kushtetuese rrëzon shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtuese ka vendosur mbrëmjen e të mërkurës që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, duke thënë se Presidenti nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.

23:02
Presidenti kinez bisedon me Macron për krizën Rusi-Ukrainë

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka komunikuar me homologun tij francez, Emmanuel Macron për krizën Rusi-Ukrainë.

22:53
Top Story/ Tronditëse/ Tullat e kontaminuara me helme u përdorën për ndërtimin e furrave të bukës

I konsideruar që prej viteve 2000 një hot spot i rrezikshëm mjedisor, kjo është situata alarmante në të cilën ndodhet ish kompleksi i Superfosfatit në Laç sot.

22:48
Top Story/ Analizat që zbuluan kontaminimin nga metalet e rrezikshme edhe 3 dekada pas mbylljes së uzinës së Laçit

Ne kemi mundur të dokumentojmë se ndotja nga metalet e rënda vijon të jetë ende në nivele alarmante, duke kapur shifra deri në 16 herë më shumë se norma.

22:46
Një zvarranik i “paftuar” shkakton panik në fushë, arbitri pezullon ndeshjen

Gjatë një ndeshje futbolli, të gjithë kërkojnë të bëhen nga pak protagonistë të saj teksa shpeshherë kemi parë tifozë të cilët tejkalojnë sigurinë dhe futen në fushë.

22:44
Top Story/ Superfosfati i Laçit, rrënojë e komunizmit që po merr jetë njerëzish

Dikur një nga ndërmarrjet që mbante në këmbë bujqësinë me plehrat fosfate, sot është kthyer në një gërmadhë vdekjeje që po helmon të gjithë zonën përreth.

22:34
“Më shumë shoku i burrit apo më i ri se vetja?” Me kë zgjedhin të tradhtojnë gratë shqiptare?

Detektivja e çifteve Shkënda Lili e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu se përse ndahen çiftet shqiptare dhe nëse tradhtia është shkak.

22:30
Hagë/ Nis gjyqi ndaj një afgani të akuzuar për krime lufte

Në Hagë të Holandës nisi sot gjykimi ndaj një afgani i akuzuar për krime lufte kundër të burgosurve politikë.

22:22
“Do e falja një natë…”/ Çudit detektivja në “Goca dhe Gra”

Detektivja e çifteve Shkënda Lili e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu se përse ndahen çiftet shqiptare dhe nëse tradhtia është shkak.

22:18
Pse ndahen çiftet? Detektivja zbulon arsyet në “Goca dhe Gra”

Detektivja e çifteve Shkënda Lili e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu se përse ndahen çiftet shqiptare dhe nëse tradhtia është shkak.

22:07
​Zvicra heq pothuajse të gjitha masat anti Covid

Zvicra do të heqë pothuajse të gjitha masat anti Covid, pas datës 17 shkurt.

21:58
Gjithçka rreth Marsit, planetit sundues të Dashit

Nëse e dini grafikun tuaj të lindjes, mund ta dini se çdo planet sundon një sektor të caktuar të jetës – por a e dini se shenja juaj ka gjithashtu një sundimtar planetar të vetin?

21:58
Nuk ndodhte prej vitit 1999/ E “ndihmon” Jorginho, portieri grek realizon një tregolësh

Në lojën e futbollit nuk është diçka e zakonshme kur emri i një portieri bëhet pjesë e listës së golashënuesve të ndeshjes.

21:51
Ku tradhtojnë personazhet e njohur? Dedektivja rrëfen detajet në “Goca dhe Gra”

Detektivja e çifteve Shkënda Lili e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel rrëfeu se ku tradhtojnë personazhet e njohur shqiptarë.

21:36
Rama nga Uashingtoni: Toleranca fetare, trashëgimia jonë më e bukur! Ndihmuam afganët, do ta bëjmë me këdo që ka nevojë

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, u prit këtë të mërkurë në kampusin e Universitetit Georgetown.

21:35
28,000 gra aplikojnë për 30 vende si shofere treni në Arabinë Saudite (fotot)

Një njoftim vendi pune për 30 drejtuese treni femra në Arabinë Saudite ka tërhequr 28,000 aplikante, duke theksuar masën e madhe të kërkeses për punësim të grave, teksa mbretëria konservatore muslimane po shton mundësitë ekonomike për to.

21:30
Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës janë zbutur nga dita në ditë, por nuk janë zhdukur. Përpjekjet diplomatike për të shmangur luftën morën një nxitje të re këtë javë pasi Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ishte e gatshme të diskutonte për çështjet e sigurisë me NATO-n dhe se po tërhiqte disa nga trupat e saj të grumbulluara pranë kufijve të Ukrainës.

21:29
Diamanti blu thyen rekord, mund të arrijë shifrën 48 milionë dollarë në ankand

Një nga diamantet blu më të vlefshme që është paraqitur ndonjëherë në një ankand mund të shitet për më shumë se 48 milionë dollarë, sipas Sotheby’s.

21:18
Si e kaluan moderatoret e “Goca dhe Gra” Shën Valentinin

Drejtueset e “Goca dhe Gra” kanë rrëfyer këtë të mërkurë se si kaluan në Ditën e të Dashuruarve.

21:15
VMRO thotë se nuk pranojë asnjë marrëveshje me Sofjen

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë, nëse zgjidhje që mund të arrihet do të dëmtojë interesat kombëtar dhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar të mërkurën, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

21:10
Donald Trump pretendon se bën postimin e parë në rrjetin e tij social TRUTH (fotot)

Ish-presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet për rikthimin e tij të bujshëm në rrjetet sociale me platformën e shumëpritur TRUTH (E vërteta) Social.

21:10
Laborator droge në Suharekë, arrestohen gjashtë të dyshuar

Një laborator që përdorej për kultivimin e bimëve narkotike është zbuluar këtë të mërkurë në fshatin Shirokë të Suharekës.

20:55
Një ditë pasi mbylli kontratën me Osijek, Grezda bëhet me skuadër të re. Bashkohet me një tjetër shiptar!

Ditën e martë, Eros Grezda dhe Osijek mbyllën bashkëpunimin edhe pse palët kishin edhe një vit kontratë që i mbante të lidhur.

20:35
Fiks Fare/ Vëllanë e kryeplakut e spiunojnë për drogë, qytetari: Po hakmerren me mua!  

Xhevdet Idrizllari ankohet në emisionin Fiks Fare për kryeplakun e fshatit. Ai jeton në fshatin Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në Qarkun e Beratit.

20:35
DW: Njëherë për njëherë nuk ka luftë

Kancelari Olaf Scholz u kritikua shumë në perëndim, për shkak se nuk donte ta përmendte fjalën Nord Stream2 në takime. Por tek presidenti, Putin ndoshta kjo ishte kartëvizita e tij për dialog, shkruan Michaela Küfner.

20:32
Neuralink e Elon Musk vrasin 8 majmunë gjatë testimeve të mikroçipit në tru, grupet e kafshëve denoncojnë torturën (fotot)

Kompania teknologjike e Elon Musk për mikroçipin në tru Neuralink ka pranuar se rrjedhimisht u detyrua të ndërpriste jetën e tetë kafshëve të dëmtuara rëndë gjatë testimeve të teknologjisë së mikroçipit në tru, por mohon se i shkaktoi majmunëve “vujatje ekstreme”.

20:25
Ukraina kërkon nga OKB-ja të diskutojë për rezolutën ruse lidhur me Donbasin

Ukraina zyrtarisht ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të diskutojë për rezolutën e miratuar nga Parlamenti i Rusisë, përmes së cilës kërkohet që të njihen rajonet në lindje të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.

20:23
Bieta e ngacmon për dashurinë, Jonida Maliqi ia thotë troç

Jonida Maliqi ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në 5”. Ajo foli rreth jetës së saj duke përfshirë edhe planet e punës.

20:20
Escobar: Bisedimet Kosovë-Serbi, nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë dhe se bisedimet nuk kanë të bëjnë me statusin e saj.

20:12
Presidenti Zelensky falënderon Metën per mesazhet dhe qëndrimet në mbështetje te Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falënderuar presidentin shqiptar Ilir Meta për mesazhet dhe qëndrimet në mbështetje të Ukrainës gjatë konfliktit me Rusinë.

19:47
“Kam ftuar një shoqe në marrëdhënien me të dashurën”, Aldisi rrëfen eksperiencat seksuale

Aldisi rrëfeu shumë histori nga e shkuara e tij gjatë takimit me Fjorin.

19:46
23 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1.091 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve, kurse 2.322 të infektuar fituan betejën.

19:37
“U këputa fare”/Iliri shpërthen në lot teksa dëgjon këngën e vajzës së tij

Ilir Shaqiri është përlotur ditën e sotme dhe shkak është bërë kënga që ishte në sfond brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

19:30
Plagosi punonjësin, vodhi xhiron ditore dhe kërcënoi se do të digjte karburantin! Arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar që dyshohet se grabiti një pikë karburanti në Kavajë dhe plagosi me thikë punonjësin është arrestuar këtë të mërkurë.

19:25
Partizani dominon në Korçë, Tirana konfirmohet cinike. Teuta vuan në goditjet standarde

Java e 20-të e Abissnet Superiore nuk dhuroi asnjë barazim, teksa pati tre fitore të skuadrave vendase dhe dy të ekipeve udhëtuese.

19:25
Akrobaci në sheshin Skënderbej/ Shfaqja surprizë në krah të monumentit të heroit kombëtar

Një grup të rinjsh akrobat kanë sfiduar reshjet e shiut këtë të mërkurë duke dhuruar një shfaqje suprizuese në sheshin Skënderbej krah monumentit të heroit tonë kombëtar.

19:24
“Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt”, këngëtari Ermal Meta infektohet me COVID

Këngëtari Ermal Meta është infektuar me COVID, edhe pse ka marrë tre doza vaksine.

19:21
Shqipëria në lojërat olimpike. Skiatori Denni Xhepa renditet i 28. Përfaqësuesi i Kosovës, Albin Tahiri në vendin e 37

Paraqitje pozitive e skiatorit, Denni Xhepa në garën e sllallomit special në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Ai u klasifikua në vendin e 28-të mes 88 pjesëmarrësve.

19:19
KLSH “godet” koncesionin e pompave/ Raporti për mangësitë në koncesionin e kontrollit të pompave të naftës

Çmimi i naftës po shkon drejt 200 lekë për litër dhe një arsye e fortë është edhe taksat mbi karburantet por edhe tarifat që u paguhen koncesionarëve. Një prej tyre është koncesioni për kontrollin e pompave të naftës.

19:17
“Arjola zgjodhi të mos thotë të vërtetën”, për çfarë e ka fjalën Monika

Debatet e shumta që Arjola krijoi mbrëmjen e kaluar në “Big Brother VIP Fun Club” kanë prekur Monikën.

19:17
Kosovë, biletat më shtrenjtë/ Rritja e çmimit të naftës ka rritur kostot e transportit

Rritja e çmimit të biletave të transportit me autobus ka pasuar rritjen e çmimit të naftës.

19:14
Mobilieritë rritën çmimet/ Ankohen se lëndët e para u shtrenjtuan me 100 për qind

Kostot e lëndëve të para për mobilimin dhe ndërtimin po vijnë me rritje. Përveç kostove të rritura të transportit, vendet nga merren materialet nuk kanë stoqe dhe për këtë arsye oferta është e ulët për tregje të vogla si Shqipëria.

19:09
Shtëpia, gjithmonë e më shtrenjtë. Janë rritur çmimet nga 850 deri në 4000 euro një metër katror

Blerja e një apartamenti në pallate të reja në Tiranë po kushton gjithë e më shtrenjtë. Sipas ekspertëve imobiliar në disa zona të kryeqytetit çmimet janë rritur deri në 30% më shumë.

19:09
Aldisi tregon se ka punuar zhigolo, Fjori kurioze si ka qenë shërbimi i tij

Aldisi i tregoi Fjorit në takim por dhe publikut se para nja viti ka punuar si zhigolo.

18:58
Aldisi rrëfen për eksperiencën si zhigolo: Merrja 80 euro në orë, kanë qenë gra 30-45 vjeçe

Aldisi dhe Fjori zhvilluan takimin e radhës me njëri-tjetrin në “Për’puthen”.

18:56
Ukrainasit mes ankthit dhe lehtësimit, nëna 29-vjeçare: Qëndrova zgjuar gjatë natës

A do të tërhiqet Rusia apo jo? Kjo është pyetja që po bëjnë sot shumë ukrainas. Raportet nga inteligjenca amerikane sugjeruan se Moska mund të nisë një sulm brenda natës, por kjo nuk ndodhi.

18:50
Balla dhe Manastirliu vizitojnë spitalin e Lushnjës dhe garantojnë investime të tjera

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër këtë të mërkurë investimet më të fundit të kryera në Spitalin e Lushnjës.

18:49
Pushtim rus? Zelensky: Nuk kemi frikë. Mbroni tokën tuaj!

Në një fjalim në qytetin port lindor të Mariupolit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u zotua se vendi i tij do të luftojë kundër çdo pushtimi.

18:38
Beatriksa poston momente nga pushimet në Dubai, përshëndetja për Donaldin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, disa ditë pas daljes nga “Big Brother VIP” udhëtoi drejt Dubait për pushime.

18:38
Protesta shokuese/ Emigrantët që tentojnë kufirin me SHBA qepin gojët të mbyllura në jug të Meksikës (fotot)

Disa dhjetra emigrantë latinë që tentojnë të arrijnë në kufirin me SHBA kanë mbyllur gojët duke qepur buzët e tyre, në protestën makabre ndaj qeverisë meksikane që nuk i lejon të kalojnë.

18:35
Gjendet pa shenja jete nga pronarja e hotelit në Himarë 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga pronarja e hotelit në Himarë.

18:25
E njoftoi Stoltenberg! Çfarë është një grup beteje i NATO-s?

Komandantëve të NATO-s u është thënë të largohen dhe të kuptojnë se si të vendosin grupe të reja beteje në juglindje të Evropës. Por çfarë janë ato?

18:24
Ulen rastet me COVID/ 361 qytetarë të infektuar, shtatë humbje jete! 92 të shtruar në spitale

Infektimet me COVID janë ulur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku nga 2,478 testime kanë rezultuar të prekur 361 qytetarë.

18:17
34 të vdekur nga rrëshqitjet shkatërrimtare të dheut në juglindje të Brazilit (video-foto)

Numri i viktimave nga përmbytja dhe rrëshkitjet shkatërrimtare të dheut në një zonë malore të shtetit bralizian Rio de Janeiro ka arritur sot në 34, njoftuan autoritetet lokale.

18:13
Lidhja e dashurisë me 11-vjeçaren e çoi në burg, familjarët kërkojnë lirimin

Historia e arrestimit të Fisnik Halilit djali i cili kishte krijuar lidhjen e dashurisë me një vajzë minorene 11- vjeçare u rikthye sërish në emisionin“Shqipëria Live” në Top Channel.

18:10
Pandeli Majko në Top Talk: Kosova e sigurt përtej skenarëve provokues rusë dhe serbë

Ish-kryeministri Pandeli Majko të mërkurën ka theksuar se skenarët provokues të ndërtuar nga rusët dhe serbët kanë kërkuar prej kohësh dobësimin e shtetit të Kosovës, duke theksuar më tej se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të ndodhë.

18:08
Ekspertët: Sulmi kibernetik është më i madhi në historinë e Ukrainës

Zyrtarët në Ukrainë thonë se sulmet kibernetike, të cilat filluan dje, janë ndoshta më të këqijat që vendi ka parë ndonjëherë.

18:02
Ftesë në 5/ Jonida Maliqi flet për finalistët e “Big Brother VIP”: Donaldin e kam shok…

Jonida Maliqi ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera foli dhe për reality show-n më të komentuar të momentit, “Big Brother VIP”.

17:46
Kriza e Ukrainës/ NATO do të vendosë forca ushtarake në lindje të Europës: Nuk shohim çtensionim nga Rusia

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke folur në Bruksel, ka vazhduar të përshkruajë kundërshtimin e Rusisë ndaj parimeve themelore të sigurisë evropiane si “normale e re”, në mbrojtje të planeve të aleancës për trupa të mëtejshme në Evropën Qendrore dhe Lindore.

17:38
Gazetari i njohur i CNN shkarkohet pas sulmit seksual gjatë ‘pushimit të drekës’ (fotot)

Prezantuesi i lajmeve të rrjetit CNN, Chris Cuomo ka sulmuar seksualisht një gazetare të ABC News kur ajo kishte refuzuar propozimin për seks në zyrën e tij, u mësua dje, çka solli shkarkimin e tij.

17:33
“Që kur iku Dagzi nuk qëndroj dot vetëm”/ Einxhel bëhet nostalgjike në ditët e fundit brenda shtëpisë

Katër finalistët, gjatë bisedave të këtyre ditëve, teksa pak ditë na ndajnë nga fundi kanë folur për momentet e veçanta që kanë kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

17:27
“NATO po punon për një strategji ‘mbrojtëse'”/ Stoltenberg: Rusia ka treguar vullnet për të përdorur forcën

Jens Stoltenberg thotë se NATO do të vendosë grupe të reja luftarake në rajonet qendrore dhe juglindore brenda aleancës – si Rumania – si pjesë e strategjisë mbrojtëse kundër agresionit rus.

17:26
U rezistoi tërmeteve shkatërruese, qyteti italian që vezullon natën (Fotot)

Ecni rreth Ascoli Piceno, të krijon idenë e çdo qyteti italian, në një farë mënyre.