“Olimpiada e lindjes së Mesme”/ Militantët Hezbollah stërviten në alpe

17/02/2022 01:57

Publikimi në të njëjtën kohë të videos së propagandës së ushtrisë së Libanit dhe asaj të militantëve Hezbollah në stërvitje alpine, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Dy videot e publikuara u cilësuan me ironi nga përdoruesit e rrjetit “olimpiada e dimrit e lindjes së Mesme”, duke iu referuar lojërave që zhvillohen në Pekin.

Grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani, kërkonte të demonstronte vendosmërinë e tij pas reshjeve të fundit të dëborës në Liban. Video u bë shpejt e shumë e komentuar në rrjet ku luftëtarët e Hezbollah të veshur me kamuflazh të bardhë qëllonin objektivat pranë kufirit jugor në Izraelin.

Edhe në videon e publikuar nga ushtria e Libanit shiheshin njësitë alpine që stërviteshin në dëborë. Hezbollah shpesh përshkruhet e pavarur nga qeveria e Libanit dhe besohet se ka më shumë aktivistë se ushtria e vendit.

Përdoruesit e rrjeteve sociale krahasonin stilet e përdorura në dy videot. Izraeli dhe lëvizja myslimane Shiite Hezbollah kanë luftuar një konflikt të shkurtër por shkatërrimtar në Liban në 2006.

Top Channel