Kosovë, biletat më shtrenjtë/ Rritja e çmimit të naftës ka rritur kostot e transportit

16/02/2022 19:17

Rritja e çmimit të biletave të transportit me autobus ka pasuar rritjen e çmimit të naftës.

Disa linja kanë filluar me aplikimin e tarifave të reja. Arsyet që çuan deri të kjo rritje nuk është vetëm shtrenjtimi i naftës.

Udhëtimi nga Ferizaj për në Prishtinë kushton 50 cent më shumë, e kjo rritje është bërë në muajin tetor, por përkundër kësaj nuk anashkalohet edhe një rritje tjetër as për linjat e qyteteve tjera.

Ndërkohë edhe një rritje tjetër për qytetarët duket e papërballueshme.

Shoqata e Transportit Rrugor për kërkon ndihmë financiare nga qeveria e paralajmërojnë edhe protesta tjera në rast se nuk marrin mbështetje.

Leonita Bajrami

Top Channel