Drejtueset e “Goca dhe Gra” kanë rrëfyer këtë të mërkurë se si kaluan në Ditën e të Dashuruarve.

Vetëm për Rita Petron dhe Armina Mevlanin  kishin kaluar një mbrëmje romantike.

Fatma: Mua më kapi një migrenë, kur më kap ajo s’dua njeri pranë.

Dalina: Unë atë natë duhej të dorëzoja një projekt dhe kam qenë në zyrë deri vonë. Kur erdhi bashkëshorti të më merrte  më tha gëzuar, për çfarë i thash, po hape makinën të ikim në shtëpi.

Rita: Unë kam vërtetuar diçka, është bukur të kesh kujtime të bukura, dashuria është gjëja më e bukur në jetë, është një lojë e bukur, duhet të luajmë bukur dhe të luajmë ndershëm. Unë kalova duke shfletuar librat dhe vargjet që i kam kushtuar partnerit.

Armina: Mora një tufë me lule dhe kaluam një natë romantike, më ka përgatitur një surprizë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel