KLSH “godet” koncesionin e pompave/ Raporti për mangësitë në koncesionin e kontrollit të pompave të naftës

16/02/2022 19:19

Çmimi i naftës po shkon drejt 200 lekë për litër dhe një arsye e fortë është edhe taksat mbi karburantet por edhe tarifat që u paguhen koncesionarëve. Një prej tyre është koncesioni për kontrollin e pompave të naftës.

Cdo vit çdo pompë e shitjes së naftës paguan 14 mije lekë. Ndërkohë që ka raportime mediatike që ministria e financave po planifikon ta dyfishojë në 28 mijë lekë.

Kontrolli i pompave të naftës realizohej nga inspektorati shtetëror por pas një oferte të pakërkuar u dha për 20 vite me koncesion ku shërbim. Kontrolli i pompave të naftës është për të garantuar saktësinë e karburantit që shitet për klientët. Por kontrolli i lartë u shtetit në një raport për këtë koncesion ka vënë re shumë mangësi.

E para, mungon një ekspert metrolog për të monitoruar zbatimin e kontratës. Më tej gjetjet zbulojnë se privatit i është dhënë e drejta për të gjobitur abuzuesit, duke hequr kompetenca nga institucionet shtetërore dhe duke i dhënë dorë të lirë privatit për të gjobitur bizneset pa kaluar më parë nën filtrat e laboratorëve shtetërore.

Gjithashtu në kontratën e hartuar parashikohet se shteti mban të gjitha rreziqet financiare, në rast se nuk realizohen të ardhurat, ndërsa privati vetëm rrezikun e investimit.

Ministria e Financave e dha me koncesion këtë shërbim për të përmirësuar mbrojtjen e konsumatorit, por gjetjet e kontratës zbulojnë se në fakt vetëm ka hequr kompetenca nga vetja duke ia dhënë privati, ndërsa tregu mbetet totalisht i pamonitoruar.

Top Channel