Infektimet me COVID janë ulur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku nga 2,478 testime kanë rezultuar të prekur 361 qytetarë.

Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë me COVID 144 qytetarë në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.

Sipas ministrisë, janë 6,806 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qyetetar nga Korça 79 vjeç.

Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Statistika (16 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          361

Të shëruar në 24 orë       1,090

Të shtruar në spitale       92

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 2,478

Testime totale                1,719,796

Raste pozitive                 269,301

Raste të shëruara           259,065

Raste Aktive                    6,806

Humbje jete                     3,430

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2,301

Fier                  982

Gjirokastër     439

Vlorë               601

Elbasan           560

Berat                491

Shkodër           423

Lezhë               348

Durrës              243

Korçë               196

Kukës               179

Dibër                43

Top Channel