Protesta shokuese/ Emigrantët që tentojnë kufirin me SHBA qepin gojët të mbyllura në jug të Meksikës (fotot)

16/02/2022 18:38

Disa dhjetra emigrantë latinë që tentojnë të arrijnë në kufirin me SHBA kanë mbyllur gojët duke qepur buzët e tyre, në protestën makabre ndaj qeverisë meksikane që nuk i lejon të kalojnë.

Pamjet shokuese të marra nga agjencia  Reuters tregonin emigrantët nga Amerika qendrore e jugore që me gjilpëra dhe fije plastike qepnin buzët e tyre prej dëshpërimit në qytetin jugor meksikan të Tapachula.

Emigrantët, disa prej të cileve me fëmijë, linin një hapësirë të vogël në gojë për të lejuar të pinin lëngje.

Në foto tregohej sesi ata përdornin alkool për dezinfektim dhe për të fshirë gjakun nga qepjet.

“Po e bëj për time bijë,” tha emigrantja venezuelane Yorgelis Rivera. “Ajo nuk ka ngrënë asgjë orët e fundit dhe unë nuk shoh zgjidhje tjetër nga autoritetet”.

“Ne këtu jemi si të burgosur.”

Mijëra emigrantë po bëhen disa muaj në qytetin Tapachula në kufi me Guatemalën, të cilët presin që autoritetet meksikane t’i lejojnë të vijojnë rrugën drejt kufirit me SHBA.

Rivera thotë se po pret përgjigje prej më shumë se një muaj.

“Emigrantët po qepin bashkë buzët e tyre në shenjë proteste. Ne shpresojmë që autoritetet e emigracionit të na shikojnë të gjakosur, edhe ata janë qenie njerëzore”, tha ajo.

 

FOTO GALERI
1/8
Disa dhjetra emigrantë latinë që tentojnë të arrijnë në kufirin me SHBA kanë mbyllur gojët duke qepur buzët e tyre

Top Channel