Sulmi që shkaktoi 6 të vrarë dhe 16 të plagosur, 3 ditë zie në Poloni/ Autori kishte vrarë më parë motrën, nënën dhe babanë 08/11 11:10
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka komunikuar me homologun tij francez, Emmanuel Macron për krizën Rusi-Ukrainë.
Sipas Televizionit Qendror Kinez, presidenti kinez i tha presidentin francez se palët duhet të kërkojnë një zgjidhje përmes bisedimeve.
Xi po ashtu theksoi se ringjallja e bisedimeve të formatit të Normandisë midis Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të ishte mënyra e duhur për të de-përshkallëzuar tensionet.
Kina deri më tani është përmbajtur nga komentimi i ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën.
Top Channel