Top Story/ Aksidentet tragjike/ Babë e bir mbetën të vdekur në rrënojat e uzinës

17/02/2022 00:08

Aq e madhe është ndotja përreth Superfosfatit sa për ta kthyer këtë tokë në pjellore, banorët e zonës tregojnë se e kanë mbushur me dhe që e kanë sjellë nga zona të tjera.

Agron Gjoka, është njëri prej dhjetra kryefamiljarëve që e ka ndërtuar shtëpinë ngjitur me ish superfosfatin rreth vitit 2010. Ai tregon se prodhimet bujqësore janë të pakta e pemët, megjithëse ka një dekadë që i ka mbjellë, janë të parritura dhe ende nuk kanë filluar të bëjnë fruta.
Ujin e pusit, të cilin e merr në thellësinë 40 metra, ai rrëfen se në të gjithë zonën nuk përdoret për tu pirë për shkak të ndotjes.

“Kimikatet pavërësisht se ne i lëmë aty, kjo nuk do të thotë se i gjejmë aty edhe pas 100 vitesh, këto përfunduan në këtë sistem natyror, qoftë sistem ujor, kaloi tek peshku, lopa, bima gjithandej. Jam i bindur që në pjesë të industrive tona, edhe industri të tjera sic është azotiku, superfosfati u braktisën në këtë formë, me keqardhje mund të them që zonat rreth e rrotull tyre janë të gjitha hot spot përderisa nuk janë analizuar dhe nuk janë verifikuar shkalla e ndotjes aktuale që gjendet në këto industry” u shpreh Aurel Nurja, Pedagog te Shkencat e Natyrës
Kjo familje u vendos në këtë zonë rreth viteve 2000 për një jetesë më të mirë. Të papunë dhe pa të ardhura ata kërkonin për hekur apo materiale të tjera për ti shitur.

Por, aty ku kërkuan shpresën, gjetën tragjedinë. Nën rrënojat e ish-superfosfatit mbetën kryefamiljari 54 vjeç, dhe shumë vite më vonë edhe djali 37 vjeç. “Ja aty kam varrin e djalit. Këtu më ka ngelur djali dhe aty matanë më ka ngelur burrri. Jam detyruar të rrisë e vetme 7 jetimë, 4 të mitë dhe tre që mi la djali”.

Kjo nënë, tregon se djalin e humbi para syve të saj. Nën rrënoja kanë mbetur 5 viktima e dhjetra të plagosur në aksidente të ndryshme. “Kishim marrë një magazinë me qira dhe mbaim barin për bagëtinë. Por ngaqë paletat ishin varur dhe shkoi ti shmbete pasi kishte frikë kur futesha unë me djalin e vogël. Sapo ai i lëvizi u shemb e gjitha dhe e zuri poshtë”.

“Këtu kanë ngelur 5 persona, jo vetëm burri e djali im për të mos fol ata që janë plagos e kanë mbetur të sakatuar”. Edhe pse aty kanë mbetur disa viktima dhe banorët e zonës po sëmuren dita-ditës nga kontaminimi me lëndë të rrezikshme, askush nuk është kujtuar të vërë dorë për pastrimin e kësaj karakatine.

“Kjo uzinë është viktimë e politikës, nuk duhet të ishte lënë në këtë formë. Duhet të ishte gjetur jë zgjidhje, pasi po merr jetë njerëzish” u shpreh Sali Dervishi, banor i Laçit.

Top Channel