Një 26-vjeçar kosovar është arrestuar nga policia Kufitare në Kakavijë, pasi u paraqit me pasaportë të falsifikuar!

Gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të RSH-së, të shtetasit kosovar V. R., forcat policore konstatuan se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të RSH-së, të shtetasit kosovar V. R., kanë konstatuar se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Top Channel