Promovohen talentet e reja në teknologji/ Aktiviteti zhvillohet për të 10 vit dhe mbështetet nga fondacionin Dritan Hoxha

17/02/2022 01:21

Albanian ICT Awards ka çelur edicionin e 10-të jubilar, ku përmes çmimeve promovohet dhe mbështetet puna, vizioni, arritja e të rinjve e novatorëve në teknologji.

Si çdo pranvere tashmë prej 10 vitesh me radhë bashkë me fondacionin Dritan Hoxha nisëm këtë rrugëtim ku çdo pranverë çelim edicionin e ICT Awards për të promovuar dhe për të ndikuar tek të rinjtë që merren me teknologjinë.

Këtë vit kjo garë ndan çmimet në 7 kategori: ICT Inovacioni i vitit, ICT Startupi i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje, projekti Blockchain më i mirë i vitit, Gruaja në ICT dhe Siguri Kibernetike.

Këtë vit për shkak të jubileut të 10 të këtij evenimenti do sjellim surpriza si një eveniment i sjellur në një format të madh në maj të këtë viti në Pallatin e Kongreseve. Aplikimi bëhet online dhe vlerësimi do të bëhet nga një juri profesionale e pavarur nga pjesa organizative e këtij evenimenti, do të ketë çmime befasuse, shpërblime financiare dhe rrjetëzime me investitorë të huaj.
Që prej edicionit të parë Fondacioni mediatik Dritan Hoxha, gjithmonë në promovim të inovacionit dhe talenteve të reja është partner i ICT Awards Albania.

Unë jam fitues i Ylli në Ngritje të 2021 me projektin e virtualizimit të dhënies së makinës. Ky projekt i ndihmonte kursantët të praktikonin makinë pa pasur frikën e përplasjes

Top Channel