Neuralink e Elon Musk vrasin 8 majmunë gjatë testimeve të mikroçipit në tru, grupet e kafshëve denoncojnë torturën (fotot)

16/02/2022 20:32

Kompania teknologjike e Elon Musk për mikroçipin në tru Neuralink ka pranuar se rrjedhimisht u detyrua të ndërpriste jetën e tetë kafshëve të dëmtuara rëndë gjatë testimeve të teknologjisë së mikroçipit në tru, por mohon se i shkaktoi majmunëve “vujatje ekstreme”.

Një grup doktorësh për “mjekësi të përgjegjëshme” u ankuan javës që shkoi për procedura torture në kërkimet e Neuralink në qendrën e kafshëve primate të Universitetit të Kalifornisë.

Grupi akuzonte se  Neuralink kishte bërë nëntë shkelje të ligjit amerikan të miqëqenies së kafshëve  dhe shtonte se nuk besonte se kompania do të nisë testimet e mikroçipit në trurin e njeriut, siç thotë se do të bëjë këtë vit.

Grupi pretendonte se të paktën 15 majmunë makake me mikroçip në tru kanë vdekur, por kompania tha se ‘kreu eutanazi’ vetëm në tetë prej tyre.

Në një koment të postuar dje Neuralink mbronte përdorimin e kafshëve ne testimet e saj, duke thënë se “të gjithë mjetet dhe trajtimet e reja” duhet të testohen te kafshët para njerëzve.

Kompania e bioteknologjisë është duke krijuar atë që thotë se do të bëjë “njerëz super-inteligjentë” ose të lejojë që “të paralizuarit të ecin përsëri.”

Ankimuesit thonin se në testimet e Universitetit të Kalifornisë ishin përfshirë në eksperiment 23 majmunë, 15 prej të cilëve u vranë prej pasojave të rënda dhe komplikacioneve.

Ankesa vjen prej të dhënave të përftuara nga mediat britanike ku përfshihen të dhënat veterinare të kafshëve dhe raportet e nekropsisë.

Një video e publikuar vitin e kaluar nga Neuralink regonte një majmun të quajtur Pager duke luajtur lojën kompjuterike ‘MindPong’ – i implantuar me një Neuralink në tru, që i tregonte ku të vendoste shënjuesen në ekran.

Grupi shkruante në deklaratën e tyre, sipas britanikes Daily Mail: “Majmunët janë bërë objekt i vuajtjes ekstreme si rezultat i mungesës së kujdesit dhe teknikave ndërhyrëse eksperimentale, teksa Neuralink dhe Elon Musk kërkojnë të arrijnë atë quajnë ‘inter-fytyra tru-njeri’”.

“Këto janë impantime shumë invazive dhe pajisja e tyre futet në tru duke shpuar vrima në kafkë çka sjell infeksione krinike të kafshët”, shtonin ankimuesit.

 

FOTO GALERI
1/3
Kompania teknologjike e Elon Musk për mikroçipin në tru Neuralink ka pranuar se rrjedhimisht u detyrua të ndërpriste jetën e tetë kafshëve të dëmtuara

Top Channel