Akrobaci në sheshin Skënderbej/ Shfaqja surprizë në krah të monumentit të heroit kombëtar

16/02/2022 19:25

Një grup të rinjsh akrobat kanë sfiduar reshjet e shiut këtë të mërkurë duke dhuruar një shfaqje suprizuese në sheshin Skënderbej krah monumentit të heroit tonë kombëtar.

Të tre janë përballur me momente të vështira për të ushtruar pasionin e tyre vetë, pa mbaruar një shkollë apo pa ndjekur kurse. Gjithcka në mënyrë autodidakte.

Me përpjekjet e vazhdueshme për të nxjerr në pah talentin e tyre, ata përcojnë një mesazh frymëzues edhe për bashkëmoshatarët e tyre.

Top Channel