Plagosi punonjësin, vodhi xhiron ditore dhe kërcënoi se do të digjte karburantin! Arrestohet 45-vjeçari

16/02/2022 19:30

Një 45-vjeçar që dyshohet se grabiti një pikë karburanti në Kavajë dhe plagosi me thikë punonjësin është arrestuar këtë të mërkurë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore. Policia njofton se shtetasi me iniciale A.Sh. ka kërcënuar se do të digjte me benzinë dy persona dhe ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale B. P.

Ai ka marrë peng këtë të fundit dhe në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti e ka plagosur me thikë dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.

45-vjeçari është arrestuar dhe do të hetohet për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel