Lidhja e dashurisë me 11-vjeçaren e çoi në burg, familjarët kërkojnë lirimin

16/02/2022 18:13

Historia e arrestimit të Fisnik Halilit djali i cili kishte krijuar lidhjen e dashurisë me një vajzë minorene 11- vjeçare u rikthye sërish në emisionin“Shqipëria Live” në Top Channel.

Kjo ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në vendin tonë. Sipas deklaratave të bëra më përpara vajza nuk kishte treguar të vërtetën rreth moshës dhe familjes.

Arsyeja e rikthimit në këtë histori është sepse djali vazhdon të qëndrojë akoma në paraburgim. Sipas familjarëve të djalit seancat gjyqësore janë shtyrë vazhdimisht.

“Dy javët e para na thanë të prisnim ekspertizën ,na e vonuan dhe e sollën pas një muaji në Elbasan,  pastaj u bënë disa proceduara duke zvarritur datën e gjyqit, nuk e di zvarritjen që po bëjnë se s’na kanë  thënë gjë fare. Familja e vajzës s’ka bërë asnjë denoncim për djalin,  pasi ata gjetën vajzën biseduam  dhe mbaroi çështja. Pasi ikën në Greqi erdhën për të bërë deklaratë në Elbasan familja e vajzës. Një ndër arsyet që po presim akoma është  kontaktimi me familjen e vajzës e cila është në Greqi. Sipas informacioneve që kemi procedurat vonojnë”,  tha Ramadan Halili babai i djalit të arrestuar.

 

 

Nuk dihet se si ka nisur historia e njohjes së djalit me minorenen pasi nuk është treguar asnjë detaj nga të dyja palët. Nga ana ligjore rëndojnë akuza sepse ajo është minorene, por nga ana e familjarëve të vajzës jo. Pavarësisht se kanë kaluar 4 muaj 20-vjeçari vazhdon të jetë sërish pas hekurave, ndërsa vajza tek prindërit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel