Zvicra do të heqë pothuajse të gjitha masat anti Covid, pas datës 17 shkurt.

Personat që do të udhëtojmë drejt këtij shteti, tashmë nuk do të tregojnë më një certifikatë COVID-19 për të hyrë në bare, restorante dhe ambiente të tjera të brendshme.

“Autoritetet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid 19. Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti Covid  dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër”, njofton Ministria e Jashtme shqiptare.

Veç këtyre, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në shkolla, dyqane, salla koncertesh apo në punë. Por, ato do të mbeten të detyrueshme deri në fund të marsit në transportin publik dhe në qendrat e kujdesit shëndetësor.

Top Channel