34 të vdekur nga rrëshqitjet shkatërrimtare të dheut në juglindje të Brazilit (video-foto)

16/02/2022 18:17

Numri i viktimave nga përmbytja dhe rrëshkitjet shkatërrimtare të dheut në një zonë malore të shtetit bralizian Rio de Janeiro ka arritur sot në 34, njoftuan autoritetet lokale.

Qyteti i Petropolis u godit dje nga përmbytje te renda pas shirave të dendur dhe numri i viktimave mund të rritet ende, thanë grupet e shpëtimit qe po kërkojnë mes rrënojave.

49 vjeçari Rosilene Virgilio, kujtonte sot i përlotur thirrjet për ndihmë të një gruaje që nuk mundi dot të shpëtonte.

“Dje një grua ulërinte për ndihmë ‘Më nxirrni që këtu!’ Por ne nuk mund të bënim asgjë, uji vërshonte ngado, balta vërshonte ngado,” tha ai për rrjetin The Associated Press.

“Për fat të keq qyteti ynë është i shkatërruar.”

Zjarrfikësat vendorë thanë se 180 ushtarë kishin ardhur për ndihmë në qytetin e goditur, i cili edhe në vitin 2011 ka parë tragjedi nga reshjet e sezonit.

Zyrtarët thanë se 25.8 centimetra shi kishin rënë brenda tre orëve të martën, thuajse sa kishte rënë në të gjithe 30 ditët e fundit.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin makina e shtëpi që tërhiqeshin nga balta në Petropolis dhe zonat fqinje.

“Fqinjët erdhën për të shpëtuar dhe ne i strehuam,” tha për Associated Press 39 vjecari Emerson Torre, pronari i një bari.

Por mes rrymave të ujit ndërtesa u shemb. Torre tregon se arriti të shpëtojë nënën e tij dhe tre njerëz duke i nxjerrë nga bari, por një fqinj i tij me të bijën nuk arritën të shpëtonin.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, i cili është në një udhëtim në Rusi, tha në rrjetet sociale se ka instruktuar ministrat të japin ndihmë të menjëhershme për të prekurit nga tragjedia.

“Zoti i ngushëlloftë familjet e viktimave,” shkruante ai.

Juglindja e Brazilit është përfshirë nga reshje të rënda që prej nisjes së vitit dhe më shumë se 40 vdekje janë regjistruar në disa incidente në shtetet Minas Gerais dhe Sao Paulo, vetem në janar.

FOTO GALERI
1/5
Numri i viktimave nga përmbytja dhe rrëshkitjet shkatërrimtare të dheut në një zonë malore të shtetit bralizian Rio de Janeiro ka arritur sot në 34

Top Channel