Pushtim rus? Zelensky: Nuk kemi frikë. Mbroni tokën tuaj!

16/02/2022 18:49

Në një fjalim në qytetin port lindor të Mariupolit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u zotua se vendi i tij do të luftojë kundër çdo pushtimi.

I veshur me një pallto të gjelbër ulliri të stilit ushtarak gjatë një fjalimi për të shënuar atë që ai e kishte shpallur “Ditën e Unitetit” të Ukrainës, Zelensky tha:

Ne nuk kemi frikë nga parashikimet, nuk kemi frikë nga askush, nga asnjë armik. Ne do të mbrohemi.

Ai vazhdoi duke thënë: Ne kemi një forcë të mrekullueshme të armatosur, të fortë. Ne kemi diplomatë të shkëlqyer, forca vullnetare dhe forca të rezistencës kombëtare në të gjithë Ukrainën.Forca për të na mbrojtur. Mbroni tokën tuaj. Forca e mjaftueshme për të mos iu nënshtruar asnjë provokimi.

Top Channel