Ditën e sotme mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd.
Qytetarët e Serbisë votojnë të dielën e 3 prillit për zgjedhjet presidenciale, e po ashtu edhe për ato parlamentare, në të cilat, Presidenti aktual aleksandër vucic dhe po ashtu Partia Përparimtare Serbe pritet të dominojnë. Përvec Vuçic, janë 7 kandidatë të tjerë në garë për të qenë presidenti i ardhshëm i Serbisë, katër prej të cilëve vijnë nga pjesa nacionaliste e spektrit politik.
Ditën e sotme, i gjithë territori i vendit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.
Inteligjenca ushtarake britanike tha se ka parë një përqendrim të aktiviteteve ajrore ruse në juglindje të Ukrainës, gjë që sugjeron se është pjesë e rifokusimit strategjik të Moskës në rajon.
Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të ishte në “qiellin e shtatë”, por me këmbë në tokë, duke pranuar se ka ende shumë për të mësuar në boksin profesionit. Tregon respekt për kundërshtarin, që e mposhti në raundin e katërt, por hedh dorashkën e sfidës një emri të madh, […]
Florian Marku është ngjitur në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle për të mbrojtur titullin kampion “International welterweight” në versionin IBF, të cilin e fitoi 25 shtatorin e kaluar ndaj ukrainasit Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur Stadium”.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka thyer rekordin e Premier League, duke numëruar më shumë pikë se çdo lojtar tjetër në 100 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit anglez.
Florian Marku gati të ngjitet në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle për të mbrojtur titullin kampion “International welterweight” në versionin IBF, që e ka fituar 25 shtatorin e kaluar ndaj ukrainasit Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur Stadium”.
Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet mbrëmjen e sotme me uellsianin Chris Jenkins për të mbrojtur titullin kampion në IBF International Welterweight, në një sfidë që do të transmetohet live në ekranin e SuperSport 1, duke nisur nga ora 20:00.
Filloreta dhe Mevlani patën një përballje aspak të këndshme këtë Prime të Për’puthen.
Shaip Kamberi, një ndër deputetët e paktë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë është shprehur gati për mbajtjen e zgjedhjeve atje.
Një sulm ajror rus dëmtoi një pistë aeroporti dhe një depo karburanti pranë qytetit të Myrhorod në rajonin qendror-lindor të Poltava të Ukrainës sot, tha guvernatori Dmytro Lunin në një postim në internet.
Qyteti verior i Çernihivit, të premten pati natën e parë të qetë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, tha për BBC-në nënkryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Lomako.
Italia raportoi të shtunën 70,803 raste me COVID-19, kundrejt 74,350 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, derisa numri i vdekjeve ra nga 154 në 129.
Kantautorja legjendare skoceze Annie Lennox ka shpërndarë së fundmi një foto të vetes me komentin ‘aging but still raging’ (Duke u moshuar,por ende e tërbuar), pas famës që mori në rrjetet sociale një meme që kishte në qendër faktin se ajo nuk njihej më prej viteve të famës.
Luciano Boçi është një tjetër deputet ndër radhët e demokratëve që rreshtohet kundër Berishës, lidhur me çështjen e Presidentit të ri të vendit.
Java përmbyllëse e fazës së tretë të Abissnet Superiores nisi me supersfidën mes Kukësit dhe Tiranës të luajtur në Egnatia Arena në Rrogozhinë.
Dominic Taddeo vrasësi me pagesë i viteve 1980-të i dënuar në 1992, është arratisur nga burgu pasi ishte transferuar në një impjant të sigurisë së mesme.
Në disa qytete në Ukrainë ku ka prezencë të ushtrisë ruse kanë nisur protestat, por që janë ndeshur në dhunën e ushtrisë ruse e cila mësohet se në qytetin Enerhodar ka qëlluar mbi turmën dhe më pas ka arrestuar protestuesit.
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ndodhi këtë mbrëmje në aksin Tepelenë-Gjirokastër.
“Bisedimet e Rusisë me Ukrainën nuk kanë qenë të lehta, por gjëja kryesore është se ato po vazhdojnë”, citoi agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Me faljen e orarit të Darkës apo Jacisë siç njihet ndryshe, të ditës së premte, kemi hyrë zyrtarisht në muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Policia e Elbasanit gjatë një operacioni në bashkëpunim me FNSH-në ka kapur një person me armë këtë të shtunë tek stacioni i trenit në Elbasan.
Dritan Bardhi ka 30 vjet që merret me blegtori. Në stanin e ne fshatin Menik pranë Tiranës, 44-vjeçari mbarështron 180 dhi dhe keca.
Turma të mëdha ishin mbledhur sot në rrugët e Mumbai për paradën tradicionale që shënon Vitin e Ri në shtetin perëndimor Marashtra.
Situata e motit gjatë ditës së shtunë është përkeqësuar kryesisht në zonat verilindore.
“E nesërmja nuk dihet, por jeto të sotmen se më se gjen” njëjtë si një status i tij në Facebook, ndryshoi jeta e Rrahman Çelës.
Procesi i Këshillimit kombëtar përfundoi të enjten e fundit marsit.
Zëvendësministria e Mbrojtjes i Ukrainës, Hanna Malyar tha se forcat e vendit kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.
Sali Berisha duhet të ishte i qetë. Fitoi në 6 mars, fitoi në gjykatë dhe u fut në mbledhje të grupit kuvendor.
Besimtarët palestinezë kryenin sot lutjen e parë në xhaminë e Al-Khalidi në Gaza City teksa nisin muajin e shenjtë agjërues të Ramazanit.
I dënuari për vrasje të mbetur në tentativë në familje vitin 2015, Besnik Spaho, ndërroi jetë këtë të premte në burgun e Shën Kollit.
Një operator kinemaje në Poloni ka shfaqur filma të dubluar në gjuhën ukrainase që refugjatët të kenë mundësi ti shohin.
Një total prej 4,217 personash u evakuuan të shtunën nga zonat në Ukrainë në vijën e parë të luftës së saj me Rusinë, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në televizionin kombëtar.
Pas 5 fitoreve radhazi, Chelsea merr një goditje të rëndë brenda në “Stamford Bridge”, aty ku u mposht me përmbysje, me rezultatin e thellë 1-4 nga Brentfordi i udhëhequr nga Christian Eriksen.
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë nga dita e nesërme grumbullimin në Durrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ndaj Belgjikës e Armenisë, të vlefshme për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.
Bekim Balaj shënoi golin e parë në Ligën e Parë turke teksa në minutën e 77-të gjeti rrugën e rrjetës për Bolusporin në ndeshjen ndaj Manisës.
Rrugët dhe qytetet në Ukrainë janë të mbushura me pasojat e luftës 38-të ditore.
Egnatia ka mundur Dinamon në transfertë me rezultatin 0-2, në një takim që e dominoi thuajse të gjithin.
Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të shtunë, pasi ra nga tarraca e banesës ku po punonte.
Zyrtarët kufitarë të Texas kapën dje një burrë që po trafikonte 76 emigrantë në karrocerinë e kamionit të tij, teksa kriza e emigracionit në kufirin jugor të SHBA vijon të përkeqësohet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar ushtarët rusë se po lënë mina gjatë tërheqjes në zonat në veri të Ukrainës.
64 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e çuar në 503 numrin e rasteve aktive në vendin tonë.
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka publikuar një video rrëqethëse të situatës në Ukrainë, ku një banor vendas është detyruar të hapë varre për të vrarët.
Në juglindje të vendit nuk kanë munguar reshjet e borës. Në lartësinë mbi 1000 metra trashësia ka shkuar deri në 10 cm.
Më shumë se 30 vendbanime rreth kryeqytetit të Ukrainës janë marrë përsëri nga ukrainasit, tha këshilltari presidencial ukrainas.
Dita e 38-të e luftës solli një lajm të mirë për qytetarët ukrainas, pasi flamuri kombëtar i tyre u valvit sërish sot mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit.
Artisti afrikan i njohur si “The Kiffness” është i njohur në rrjete sociale për paroditë që ai krijon.
Prokuroria lokale e Tennessee, SHBA ka bërë thirrje për hetime pas nje incidenti te rende mes policit Evan Driskill dhe drejtuesit të automjetet Delane Gordon, ku ky i fundit duket se është keqtrajtuar nga oficeri që rrjedhimisht e qëlloi me armën paralizuese të rrymës elektrike.
Gruaja shtatzënë, në spitalin e bombarduar të Mariupolit, fotoja e së cilës u bë virale në të gjithë botën, është shfaqur në mediat ruse.
Policia ruse ka arrestuar këtë të shtunë 176 persona, të cilët protestuan në Moskë kundër pushtimit të Ukrainës.
Qindra qytetarë ukrainas të bllokuar në Mariupol, pritet të largohen nga qyteti të dielën me disa autobusë.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për rrëmbimin e civilëve dhe përdorimin e tyre si “mburoja njerëzore” për të mbrojtur kolonat ushtarake.
Rezidentët e kryeqytetit të Somaliland, Hargeisa, rajoni autonom në Bririn e Afrikës, u zgjuan sot në skena shkatërrimtare pas një zjarri që përfshiu tregun kryesor të qytetit gjatë natës.
Donetsk, Makeyevka dhe qytete të tjera të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore po luftojnë me mungesë të madhe uji.
Edhe pse jemi në muajin prill, zyrtarisht në pranverë, qyteti verior i Bulqizës sërish ka veshur “mantelin e bardhë”.
‘Google Europe’ tha dje se ka bllokuar në YouTube dhe rrjete të tjera kanalet kryesore pro-Kremlinit, RT e Sputnik mes pushtimit rus të Ukrainës.
Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj zbuloi tatuazhin e tij më të ri me anë të një InstaStory.
Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha se një urdhër-arresti ndërkombëtar duhet të lëshohet për presidentin rus, Vladimir Putin.
Një aksident tragjik ndodhi zonën e Chessas në Itali, ku humbën jetën dy vëllezër shqiptarë.
Një oficer policie në detyrë është arrestuar në Britani si i dyshuar me shkelje të moralit publik pasi ishte xhiruar duke kryer një akt seksual në stolin e një parku.
Trupat ukrainase kanë mbërritur në qytetin e çliruar nga rusët, Nova Basan, në rajonin e Chernihiv.
Meterologia, Lajda Pore në një lidhje live për “Top Channel” tregoi parashikimin e motit për ditët në vijim.
Dita e 38-të e luftës në Ukrainë ka sjellë protesta në qytetin jugor Enerhodarit, tashmë të pushtuar.
Një peshk gjigant blin i ngecur në grepin e tyre, i dha një çifti peshkatarësh në Kanada një eksperiencë të paharruar duke hedhur në lumë një prej tyre, mes betejës së pabesueshme që zgjati gati 25 minuta.
Britania nuk e resht ndihmën ushtarake për Ukrainën, përkubndrazi planifikon ta shtojë me “dronë kamikazë”, të cilët godasin objektivin duke u shkatërruar dhe vetë.
Për të parën herë, Papa Francesku iu afrua sa më shumë që mundi një kritike të ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës, edhe pse nuk e përmendi emrin e tij.
Një numër i madh minash detare pluskuese janë zbuluar së fundi në vendet që lagën nga Deti i Zi, duke mbjellë shqetësim.
Një rritje e ndjeshme e faturës së energjisë u kthye në dëshminë e fundit të krizës më të ashpër të kostos së jetësës që ka prekur britanikët prej vitesh
67 vjeçari David McMichael u arrestua kësaj jave në Texas, SHBA kur policia erdhi në shtëpinë e tij për të kërkuar të birin, Jason.
Për të parën herë në 88 vjet, ne Shën Sofine, e rikthyer prej dy vitesh në xhami, u fal namazi i pare i teravisë, një lutje speciale kjo për fillimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në mesin e luftës në Ukrainë, SHBA-ja nuk e ka spostuar fokusin e saj nga Ballkani.
Me kërkesë të 1/3 të Asamblesë së Përgjithshme, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptarë mblodhi të shtunën një Asamble të Jashtëzakonshme duke pranuar kërkesën e mocionit të mosbesimit ndaj Genc Bogës, anëtarë të komitetit të KOKSH njëkohësisht edhe trezorier apo shef i thesarit, dhe ndaj anëtares tjetër të komitetit Tatjana Marashi e cila më parë kish dhënë dorëheqjen.
Një modele erotike e revistës Playboy është prekur seksualisht në derën e shtëpisë së saj nga një punonjës ‘maniak’ i shpërndarjes së pakove të blerjeve.
Greqia për të tetin vit ka ftuar partnerët e NATO-s dhe aleatët rajonalë për të marrë pjesë në një stërvitje vjetore të forcave ajrore në bazën ushtarake Andravida pranë qytetit jugor të Kalamatës.
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masat e sigurisë për ndihmësit e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i vënë në pranga pak ditë më parë.
Serbët e Kosovës do të udhëtojnë për më Serbi të dielën për të votuar në zgjedhjet presidenciale e parlamentare.
Pas zhurmës nëse u shoqërua apo u vetë-dorëzua në polici, këtë të shtunë, pa zhurmë, pa një eskortë policie në kushtet e një sekreti të plotë, rreth 2 orë përpara nisjes së seancës për vlerësimin e masës së arrestit, Alqi Bllako la drejtorinë e policisë së Tiranës për tu përballur me gjykatën.
Pushtimi rus në Ukrainë ka ringjallur interesin për vendstrehimet prej betoni në Zvicër, të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë me hapësirë të mjaftueshme për t’i mbrojtur të gjithë.
Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi ajror kundër një depoje karburanti në qytetin rus të Belgorodit, një incident që Kremlini tha se mund të ndikojë në bisedimet e paqes, por Kievi mohon përgjegjësinë.
Gratë shtatzëna dhe fëmijët po përjetojnë më keq se kushdo luftën në Ukrainën, ndërsa përpiqen t’u shpëtojnë bombardimeve duke u fshehur në bodrume dhe bunkerë.
Kjo e diel është planifikuar të jetë dita pa makina në sheshet dhe akset kryesore në dita qytete të vendit.
Tri automjete janë përfshirë në një aksident këtë të shtunë në mesditë në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Pas ngurrimit, Washingtoni vendosi: New York Times thotë se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë tanke në Ukrainë, e me shumë gjasë, ato do të blihen në vendet lindore në mënyrë që të jenë modele të ngjashme me ato të përdorura prej ukrainasve, pra, më e lehtë për tu manovruar prej tyre.
Një fotoreporter është viktima e radhës e sulmeve ruse në Ukrainë, që vazhdojnë pa ndërprerje në ditën e 38-të.
Sokol Hazizaj avokati i ish deputetit të PS, Alqi Bllako i arrestuar tashmë për korrupsion në cështjen e inceneratorëve, e konsideroi masën e sigurisë lënë në fuqi nga gjykata e posaçme si jo të drejtë.
Nuk do të jetë Katar-Ekuador, sfida hapëse e Botërorit të këtij viti, por Senegal Holandë, një ndeshje që do të luhet në 21 nëntor në stadiumin Al Thumama në orën 12:00 me orën evropiane.
Tashmë është vendosur zyrtarisht kënga e Kampionatit Botëror 2022, e interpretuar nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.
Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, tha të shtunën se ka parandaluar përdorimin e një avioni tjetër privat, që është lidhur me oligarkët rusë.
E besoni apo jo, por kanë kaluar 37 ditë nga momenti kur Vladimir Putin nisi një sulm të paprovokuar dhe të paramenduar ndaj Ukrainës. Ky sulm ka qenë tronditëse në çdo kuptim të kësaj fjale. Dhe nuk është aspak për t’u habitur, pasi e kemi parë edhe më herët këtë strategji. Ne pamë në fillim fotot ajrore të shërbimeve sekrete.
Ndërsa po vazhdon lufta në Ukrainë, Perëndimi vazhdon që të domonojë në fushëbetejën ekonomike. Sanksionet e tij po ndëshkojnë rëndë ekonominë ruse. Përpjekjet e ushtrisë për një kundërsulm duket se kanë gjasa të dështojnë. Dhe rezultati është një goditje psikologjike për Kinën, sistemi shtetëror-kapitalist i së cilës dukej tashmë i brishtë.
Aksi rrugor Bogë-Theth është bllokuar për disa minuta këtë të shtunë, për shkak të një orteku në Qafën e Thorës.
Për të shtatin vit radhazi është zhvilluar konkursi I specializimeve afatgjata në Mjekësi. Këtë vit nisin procesin 318 specializantë, të cilët do të jenë mjekët tanë të ardhshëm.
36 vjeç Sokol Pepushi i cili një ditë më parë i shpëtoi sulmit me një ndezës granate në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, sot është vënë në pranga e policisë.
Specialistët rekomandojnë unifikimin e datave për ndalimin e peshkimit gjatë sezonit të riprodhimit ne Liqenin e Prespës.
Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini dhe bashkëshorti i saj kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj janë bërë prindër të një vajze.
3 prilli shënon të dielën e parë të muajit, e në zbatim të vendimit të marrë nga ekzekutivi, do të shënojë ditën pa makina.
Regjistrimet audiovizive të vendosura në banesën e familjes Kallanxhi janë pjesë e dosjes hetimore për rastin e vajzës 8-vjeçare nga Korça e cila u ngacmua seksualisht nga babai i saj.
Pavarësisht kërkesës për lehtësim të masës së arrestit, Gjykata e Posaçme vendosi të mbajë në burg ish deputetin e PS, Alqi Bllako.
Gati terreni më i ri sportiv në kryeqytet që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë.