Serbët e Kosovës do të udhëtojnë për më Serbi të dielën për të votuar në zgjedhjet presidenciale e parlamentare.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut thonë që të drejtën e tyre të votës do ta ushtrojnë në qytetet afër kufirit me Kosovën.

Do të votojmë për ata që janë në listë të zgjedhjeve, për president, parlament. Në Rashkë do të votojmë, këtu nuk ka votim”, thotë një qytetar.

Në Rashkë, për të votuar për President, të gjithë do të shkojmë me autobusë”, shprehet një tjetër.

“Do të votoj në Novi Saad, do të shkoj me veturë”, tregon ai.

Udhëtimin serbët do ta bëjnë të organizuar me autobus, por edhe me veturat e tyre.

Varet nëse ka transport…..Do të udhëtojmë me autobus nëse ka. Në Serbi, do të votoj për partinë që më përgjigjet mua. Me shumë gjasë autobus do të shkojmë”.

“Do të votojë ashtu siç mendoj se duhet votuar, për programin më të mirë, për Serbinë dhe popullin. Ka transport të organizuar, por mundemi edhe me transport privat”.

Ndërkohë që ka edhe të tillë që nuk besojnë në ndryshim e nuk duan të votojnë.

Jo, jo, për shkak se mund të votojmë sa të duam por nuk do të ndryshojë asgjë”.

Më tre prill në Serbi votohet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, për herë të parë në dekadën e fundit nuk mbahen në territorin e Kosovës.

Top Channel