Papa fshikullon Putin: “Provokon e ushqen konflikte”, interesa nacionaliste anakronike!

02/04/2022 15:52

Për të parën herë, Papa Francesku iu afrua sa më shumë që mundi një kritike të ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës, edhe pse nuk e përmendi emrin e tij.

Kemi nevojë për dhembshuri, jo për ndasi ideologjike e populizma që ushqejnë, gjuhën e dhunës.

Nga lindja e Europës, nga vendi i lindjes së diellit, tani janë përhapur hijet e errëta të luftës. Patëm menduar se luftrat pushtuese, se betejar e egra nëpër rrugë dhe kërcënimet bërthamore ishin kujtime të zymta të një të shkuare të largët. Megjithatë, erërat e acarta të luftës, të cilat sjellin vdekje, shkatërrim dhe urrejtje, kanë përfshirë jetët e shumë njerëzve dhe na kanë prekur të gjithëve. Edhe një herë, disa njerëz të fuqishëm, të kapur fatkeqësisht pas pretendimeve anakronike të interesave nacionaliste, po provokojnë dhe nxisin konflikte, ndërsa njerëzit e zakonshëm ndiejnë nevojën për të ndërtuar një të ardhme e cila ose do të jetë e përbashkët. ose nuk do të jetë fare.

Ati i shenjtë më herët që shprehur se po mendon të ndërmarrë një udhëtim në Kiev, por nuk dha detaje të tjera. Në Ukrainë, vëmendja së fundi është përqëndruar tek qyteti port i Mariupolit, ku një autokolonë e Kryqit të Kuq është duke tentuar sërish të evakuojë civilë në msin e paralajmërimeve të presidentit Volodymyr Zelensky se forcat ruse po krijonin një “katastrofë” të plotë jashtë kryeqytetit, duke lënë mina “në gjithë territorin”.

Qyteti-port i Mariupolit është qyteti që ka përjetuar shkatërrimet më të mëdha në luftë, ku besohet se mijëra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë larguar, ndërsa shumë të tjerë mbeten të bllokuar atje pa qasje në ujë dhe ushqim. Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se do të ndajë 300 milionë dollarë për “mbështetje të sigurisë” për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës. Me këtë shumë të ndarë, ndihma që Uashingtoni i ka ofruar Ukrainës, që prej se Rusia nisi pushtimi në shkurt, arrin në 1.6 miliard dollarë.

Top Channel