Babai i thotë policisë se mban në frigorifer trupin e të birit prej vitit 2018 (fotot)

02/04/2022 15:40

67 vjeçari David McMichael u arrestua kësaj jave në Texas, SHBA kur policia erdhi në shtëpinë e tij për të kërkuar të birin, Jason.

Ai akuzohet tashmë për abuzim me trupin e të ndjerit pasi u mësua se Jason kishte vdekur në vitin 2018.

Katër vjet pas vdekjes së djalit të tij, McMichael u arrestua pas zbulimit të vrazhdë të autoriteteve në shtëpinë e tij New Boston, 150 milje në verilindje të Dallas, SHBA.

Kur oficerët pyetën nëse McMichael nëse e dinte ku ndodhej djali i tij, ai u përgjigj menjëherë se trupi i tij ndodhej në kuzhinë, tha zëdhënësi i policisë.

Policia e  New Boston thotë tashmë se janë duke hetuar sesi Jason ka vdekur në maj 2018.

Një zëdhënës i tyre tha: “Oficerët erdhën në vendngjarje dhe pyetën David McMichael, babane e të kërkuarit.

“Ai u përgjigj menjëherë se e kishte ruajtur trupin e tij në kuzhinë, duke shtuar se i biri kishte vdekur në maj 2018.

“Oficerët hynë në shtëpi dhe më pas gjetën mbetjet trupore të mashkullit. Pak më vonë David McMichael u dërgua në paraburgim për t’u marrë në pyetje.”

Një autopsi është urdhëruar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Një zëdhënës tha: “Pas ekzaminimit të mbetjeve u përcaktua se trupi ishte i një mashkulli, mundësisht i Jason McMichael.”

Policia tha se David McMichael po mbahet në paraburgim për vijimin e hetimeve.

FOTO GALERI
1/3
67 vjeçari David McMichael u arrestua kësaj jave në Texas, SHBA kur policia erdhi në shtëpinë e tij për të kërkuar të birin, Jason.

Top Channel