Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares 07/11 15:31
Gati terreni më i ri sportiv në kryeqytet që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë.
Një fushë e re basketbolli rreth 200 m2 pranë rrugës “Emil Legrand” do të zëvendësojë atë ekzistuese, e cila përbënte shqetësim për banorët. Fusha e re do të jetë më larg objekteve të banimit dhe e rrethuar me gjelbërim, çka do të shërbejë dhe si barrierë akustike në zonë.
Krahas rehabilitimit të blloqeve të banimit, Bashkia e Tiranës ka treguar një vëmendje të veçantë dhe për shtimin e terreneve sportive me qëllim masivizimin e sportit në kryeqytet.

Top Channel