Modelja e ‘Playboy’ abuzohet në derën e shtëpisë nga shpërndarësi i porosive që e prek në pjesët private (fotot)

02/04/2022 15:16

Një modele erotike e revistës Playboy është prekur seksualisht në derën e shtëpisë së saj nga një punonjës ‘maniak’ i shpërndarjes së pakove të blerjeve.

25 vjeçarja britanike Hannah Peeters, e njohur për ndërhyrjet e saj provokuese estetike, tha se kishte ngrirë në vend kur shpërndarësi i porosive e kapi nga gjoksi dhe u afrua ta puthte në buzë.

Hannah tha se shoferi po i sillte një pako me rroba që kishte blerë në internet, por papritur e pyeti nëse i kishte gjokset e vërteta dhe zgjati dorën drejt brasierës së saj.

Më pas duke i bërë komplimente për masën e gjoksit ai u afrua dhe e puthi në buzë, pa pyetur nëse mund ta bente apo jo.

Teksa largohej shoferi i tha: “Mezi pres t’ua tregoj shokëve të të mi.”

Hannah thotë se u trondit nga ngjarja që nuk e kishte pritur: “U ndjeva e dhunuar. Thjesht sepse gjokset e mia dalin në televizion apo në revista nuk do të thotë se dikush mund të vijë të më prekë sa herë të dojë”.

Tani ajo thotë se është e tmerruar të shkojë të hapë derën e shtëpisë së saj në Edgware, veriperëndim të Londrës.

Policia tha se po heton ngjarjen ndërsa kompania Evri tha se “i marrim shumë seriozisht pretendimet e sjelljes prej maniaku”.

FOTO GALERI
1/5
Një modele erotike e revistës Playboy është prekur seksualisht në derën e shtëpisë së saj nga një punonjës ‘maniak’ i shpërndarjes

Top Channel