E premte, 28 Tetor 2022
20:53
SHBA zotohet të sigurojë 275 milion dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

SHBA do të sigurojë 275 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, duke përfshirë armë, municione dhe pajisje nga inventarët e saj.

20:52
U arratis nga gjykata pas vendimit/ Dorëzohet në komisariat ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Të majtë e të djthatë u bënë bashkë në tjetërsimin e pronave në Ranën e Hedhun.

20:51
Sportingu i Lisbonës hedh në gjyq Interin, kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim

Inter dhe Sportingu i Lisbonës pritet të nisin një betejë të gjatë gjyqësore, pasi klubi luzitan kërkon plot 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Joao Marios te Benfica.

20:45
Në Mestalla mbërrin Barcelona, Gattuso: Të bëjmë krenar 45.000 tifozë, unë dhe Xavi bënim tjetër futboll

Valencia sfidon të shtunën në mbrëmje Barcelonën teksa trajneri Gennaro Gattuso thekson se ndaj katalanasve misioni i skuadrës së tij do të jetë ai për të bërë krenar 45.000 tifozët e pranishëm në stadiumin Mestalla.

20:40
Subvencioni i grurit/ Fermerë s’përfitojnë subvencionet, dokumentacioni i vështirë për t’u plotësuar

Koha në të cilën jemi është sezoni i mbjelljes së grurit. Për shkak të krizës botërore të mungesës së grurit që filloi pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, qeveria vendosi që këtë vit të mbështesë me subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve fermerët që kultivojnë jo më pak se 1 ha grurë.

20:30
Milioneri që ka grumbulluar më shumë se 100 gjoba dhe ende vijon të parkojë aty ku është e ndaluar!

Një milioner nga Londra ka grumbulluar më shumë se 100 gjoba vetëm vitin e kaluar.

20:20
Kriza ekonomike, mijëra protestues në Pragë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Pragës të premten për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve në vend dhe mbi “një fokus të tepruar ndaj luftës në Ukrainë.”

20:10
Ndahet nga jeta pioneri i rock ‘n’ roll-it, legjenda Jerry Lee Lewis

Jerry Lee Lewis, pionieri i rock ‘n’ roll-it, talenti, energjia dhe egoja e egër e të cilit sollën rekorde si ‘Great Balls of Fire’ dhe ‘Whole Lotta Shakin’ Goin’ On’  u nda nga jeta të premten në moshën  87-vjeçare. Ai pati një jetë  të mbushur sa  me suksese po aq dhe me skandale.

19:59
Pamjet e megaoperacionit “Knock Down 2″/ Momenti i arrestimit të 23 personave në Korçë

Një grup kriminal që tregtonte drogë në Korçë është shkatërruar gjatë operacionit “Knock Down 2”, në Korçë.

19:51
Gjykata e la në burg/ Ish-kryebashkiaku i Lezhës largohet pas vendimit, policia në kërkim të Frrokajt

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme, pas vendimit për dënimin me burg të Fran Frrokaj.

19:45
Klinika lëvizëse në Orikum/ Sigal, ekzaminime falas për banorët

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” është stacionuar këtë fundjavë në qytetin e Orikumit. Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA, unike në llojin e saj në Shqipëri dhe rajon dhe e ideuar nga “UNIQA Insurance Group”, ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore,

19:42
Zgjedhje në Brazil: Druvarët e pyjeve të Amazonës shpresojnë për fitore të Bolsonaros (fotot)

Luiz Gomes thotë se është nervoz për zgjedhjet presidenciale të së dielës në Brazil.

19:34
Udhëtimet me Charter/ Kryeministri Rama reagon me neveri, por neveri ndaj kujt dhe për çfarë?!

Publikimi i të dhënave personale dhe ato të sistemit TIMS të kryeministrit ku rezultonte se në disa qindra raste Rama kishte udhëtuar me charter, u vu në qendër të vëmendjes.

19:26
​Kurti tregon pse vendimi për targat ilegale do të implementohet në disa faza

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ambasadorët e QUINT-it, kanë kërkuar kohë që të konsultohen me kryeqendrat e tyre për vendimin e targave.

19:18
Videoja virale në rrjet, Elon Musk me lavaman në dorë në godinën e Twitter-it

Elon Musk shkaktoi reagime të shumta, pasi publikoi një video ku  shihet duke hyrë në ndërtesën e Twitter duke mbajtur një lavaman, pasi e bleu kompaninë.

19:14
Sulmuesi bërtiti ‘ku është Nancy’? Detaje nga ngjarja në shtëpinë e ligjvënëses amerikane

Një person që sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, ishte në kërkim të vetë politikanes demokrate.

19:11
Vendimi i Kosovës për targat, DASH: Shtetet e Bashkuara të zhgënjyera dhe të shqetësuara

Shtetet e Bashkuara thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.

19:08
Kalimi i emigrantëve të paligjshëm me gomone/ Sunak bisedon me Macron, premtohet më shumë bashkëpunim mes vendeve

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë premtuar se do të rrisin bashkëpunimin për të trajtuar kalimet e emigrantëve në Kanalin Anglez.

19:01
Gruaja lind në ashensor, bashkëshorti i saj publikon momentet emocionuese

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku një grua ka sjellë në jetë fëmijën në ashensor.

18:59
Mijëra demonstrojnë në Pragë kundër qeverisë çeke dhe rritjes së çmimeve (fotot)

Mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Pragës për të protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe qeverisë së kryeministrit Petr Fiala.

18:55
BE marrëveshje për ndalimin e shitjeve të automjeteve me lëndë djegëse fosile

Asnjë automjet i ri me motor me djegie nuk do të shitet në Bashkimin Evropian duke nisur nga viti 2035, pasi negociatorët në Parlamentin Evropian dhe 27 vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje, njoftoi presidenca çeke e BE-së.

18:46
Kur tiroidja të sëmur, efektet negative dhe shenjat që jep trupi

Miliona njerëz në botë kalojnë jetën me sëmundje kronike për të cilat nuk janë në dijeni.

18:46
Kanye West: Kam humbur dy miliardë dollarë në një ditë, por jam ende gjallë

Reperi i njohur Kanye West ka deklaruar se ka humbur dy miliardë dollarë në një ditë të vetme dhe kjo si pasojë e shkëputjes së disa partneriteteve të mëdha me kompani të njohura.

18:42
“Nuk ke asnjë lloj shansi me mua”/ Ngrihen tensionet mes Edës dhe Remilit, debate të ashpra në studio

Një përballje mes Edës dhe Remilit në “Përputhen” ditën e sotme, ka sjellë rritje tensionesh në skenë, ku dy protagonistët përfunduan duke zgjeruar më shumë hendekun e madh mes tyre.

18:30
Operacion antidrogë në Korçë/ Shkatërrohet grupi kriminal,  23 të arrestuar, 9 në kërkim

Një grup kriminal që tregtonte drogë në Korçë është shkatërruar gjatë operacionit “Knock Down 2”, në Korçë.

18:29
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 22 qytetarë të infektuar dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në Shqipëri për 24 orët e fundit. 

18:25
KED vlerëson tre kandidaturat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ja si renditen emrat

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar kandidatët për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pas shqyrtimit të të dokumentacionit të paraqitur.

18:23
Festë pas eliminimit, ylli i Atleticos e “djeg” deri në katër të mëngjesit

Atletico Madrid u eliminua nga Champions League të mërkurën. Barazimi 2-2 ndaj Bayer Leverkusen ishte i pamjaftueshëm për ekipin e Diego Simeones, që humbi një penallti në minutën e nëntë shtesë.

18:21
Sa do të përfitojnë drejtuesit e lartë të Twitterit nëse Elon Musk i pushon  nga puna

Nëse Elon Musk vendos të heqë nga puna drejtuesit kryesorë të Twitterit, do të sillte shumë përfitime për ata.

18:19
Aktorja e filmit ‘Dirty Dancing’ tregon në gjyq sesi u përdhunua nga producenti famëkeq Harvey Weinstein (fotot)

Një nga aktoret e filmit të njohur muzikal amerikan “Dirty Dancing: Havana Nights” pretendonte sot në gjyqin e producentit përdhunues Harvey Weinstein e kishte abuzuar seksualisht në dhomën e hotelit teksa asistentja e tij priste jashtë.

18:19
Ministri i Ukrainës telefonatë me homologun iranian: Ndaloni menjëherë furnizimin e Rusisë me armatime

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me homologun e tij iranian Hossein Amirabdollahian.

18:05
E bujshme nga Spanja, Luis Enrique përjashton një emër të madh nga Botërori

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga starti i Botërorit të Katarit, trajnerët e kombëtareve janë duke bërë përgatitjet e fundit në lidhje me 26-lojtarët që do të grumbullojnë në eventin më të rëndësishëm.

18:05
Protestat në Iran/ Të paktën 270 të vrarë, rreth 14 mijë të arrestuar

Protestuesit në Iran u përballën me forcat e sigurisë këtë të premte në qytetin juglindor të Zahedanit, ku pas disa javësh trazirash dhe demonstratash të nxitura nga vdekja e një gruaje të arrestuar nga policia e vendit, vijon të rritet bilanci i viktimave.

17:53
Nuk ka më vend për polemika, titullin ushtarak të Princ Harry-t e merr babai i tij

Mbreti Karl do të bëhet Kapiteni i ardhshëm i Përgjithshëm i Marinsave Mbretërore, pasi Princit Harry-t iu hoq titulli kur u largua nga familja mbretërore.

17:53
Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, ja yjet që do ngjiten në skenë

Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor nga datat 28 Tetor deri më 4 Nëntor.

17:49
Përurohet stacioni i ri zjarrfikës në Tiranë, Veliaj: Pedagogët që protestojnë, të marrin shembull nga zjarrfikësit që u shërbejnë qytetarëve

Tirana ka një stacion të ri zjarrfikës në Kinostudio. Investimi i Bashkisë së Tiranës për sigurinë e qytetit, sjell kushte më të mira për punonjësit, por edhe një godinë moderne, që i përshtatet standardeve më të mira të shërbimit zjarrfikës.

17:42
“Pata fat”, Pablo Mari: Isha me djalin, një person ndërroi jetë para syve të mi

Pablo Mari përjetoi momente tmerri të enjten pasdite. Qendërmbrojtësi spanjoll i Monzës, u plagos me thikë nga një person me probleme mendore në një qendër tregtare në Milano, ngjarje në të cilën një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

17:39
“Trauma, dhimbje dhe vuajtje”, hetimi zbulon keqtrajtimin e adoleshentëve në spitalet e shëndetit mendor

Më shumë se 20 ish-pacientë kanë treguar se trajtoheshin më keq se kafshët gjatë kujdesit që morën në spitalet e shëndetit mendor për adoleshentët i administruar nga “The Huntercombe Group”, në Britani.

17:38
Sulmet shkatërruan sistemin energjisë elektrike/ Vijojnë problematikat në Kiev, autoritetet thirrje banorëve: Përdoreni me kursim

Zyrtarët e Kievit po paralajmërojnë banorët në kryeqytet që të përdorin energjinë elektrike “me kursim”, pasi ndërprerjet vijojnë të jenë prezente.

17:35
Burri shpëtohet mrekullisht nga peshkatarët pasi mbijeton 2 ditë në sinjalin pluskues detar në ngushticën me Francën (fotot)

Një britanik të cilit iu përmbys kajaku i tij teksa tentonte të kalonte ngushticën drejt Francës, është shpëtuar mëngjesin e sotëm kur peshkatarët e gjetën të kapur pas një sinjali detar pluskues.

17:32
Kurti zbutet për targat/ Tërhiqet nga data 1 nëntor, afati shtyhet deri më 21 prill

Kryeministri Albin Kurti, u shpreh se për targat ilegale KM, nga muaji prill nuk do lejohet qarkullimi derisa, vendimi u mor sipas Kurtit si përgjigje ndaj ndjeshmërisë së ndërkombëtarëve për sigurinë.

17:17
Rama takim me të rinjtë: Nga janari kurse pas mësimit

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Bulqizës tha se  nga janari do të zhvillohen kurse pas mësimit për të gjithë të rinjtë.

17:17
Foto/ Vijojnë sulmet në Ukrainë, shumë shkatërrime nga bombardimet

Prej disa ditësh Ukraina po përballet me sulme intensive, ndërsa së fundmi Bakhmut po shkatërrohet nga bombardimet.

17:17
Suedia do të hetojë më tej rrjedhjet e gazsjellësit Nord Stream

Suedia do të nisë hetime të mëtejshme për rrjedhjet e gazit në dy tubacione ruse në Detin Baltik, njoftuan prokurorët të premten, në krye të hetimeve në vazhdim për atë që autoritetet suedeze e quajnë “sabotim bruto”.

17:06
Katy Perry thyen heshtjen për ‘fikjen e syrit’ në koncert, çka bëri fansat ta quanin ‘robot alien’ (fotot)

Këngëtarja Katy Perry ka zbuluar së fundmi se çfarë ndodhi në fytyrën e saj kur dukej se humbi kontrollin e syrit të djathtë teksa performonte në një koncert të hënën në Las Vegas.

17:05
Iranianët protestojnë në Kiev kundër dërgimit të dronëve në Rusi (Foto)

Iranianët, të cilët jetojnë në Ukrainë, janë fotografuar duke protestuar kundër qeverisë së Iranit dhe dërgesave të dronëve iranianë në Rusi.

17:04
Zbulohet kur do të nisë Big Brother, regjisori jep detajet për emisionin

Regjisori Eduart Grishaj ka dhënë detaje rreth nisjes së formatit më të suksesshëm dhe më të ndjekur nga publiku i gjerë shqiptar.

16:56
“Barça më ka ende para borxh”, Setien: Ju tregoj raportin me Leo Messin

Quique Setien është zgjedhur trajneri i ri i Villarealit. Unai Emery u transferua në Premier League tek Aston Villa, ndërkohë që drejtuesit e klubit spanjoll zgjodhën ish-trajnerin e Barcelonës si pasardhësin e tij. 64-vjeçari firmosi deri në vitin 2024 me Villarealin.

16:52
Puna prej qindra miliona eurosh që nuk paguhet

Përkujdesja ndaj djalit të saj trevjeçar, Malit, është shndërruar në punë kryesore për Majlinda Bytyçin nga Prishtina, edhe pse kjo konsiderohet si “punë e papaguar”.

16:49
Mot jashtëzakonisht i ngrohtë në Francë dhe Spanjë, qytetarët vijojnë plazhin edhe në fund të tetorit

Disa pjesë të Francës dhe Spanjës po shohin një fund tetor jashtëzakonisht të ngrohtë.

16:45
Konflikt me sende të forta mes disa personave në Përmet, tre të plagosur

Tre persona janë dëmtuar gjatë një konflikti me sende të forta në Përmet.

16:39
Pas gjashtë viteve pushim, Rihanna rikthehet dhe publikon projektin e ri ‘solo’

Rihanna ka publikuar këngën e saj të parë solo pas gjashtë vitesh, një këngë e marrë nga kolona zanore e vazhdimit të ardhshëm Black Panther.

16:30
Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë në Iran

Protestuesit në Iran u përballën me forcat e sigurisë të premten në qytetin juglindor të Zahedanit, ku pas disa javësh trazirash dhe demonstratash të nxitura nga vdekja e një gruaje të arrestuar nga policia morale e vendit, vazhdon të rritet bilanci i viktimave.

16:24
Modelja e TikTok njoftonte të dashurin e nënës ‘këtë vit s’do të jesh më’, para se ta vriste për shantazhin me video (fotot)

Një modele e rrjetit Tiktok i kishte dërguar një mesazh drithërues ish-të dashurit të nënës së saj para se ta vriste kur ai raportohet se kërcënonte me publikimin e një videoje seksi, u tha sot në gjyqin e vrasëses.

16:15
Arrori më i shëndetshëm që duket të konsumoni

Arrorët janë plot me yndyrna të shëndetshme dhe konsiderohen si disa nga ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

16:10
Pesë ditë para përfundimit të afatit për kandidaturat, prokurori dorëzon kërkesën për drejtimin e SPAK-u (emri)

Teksa të gjithë janë stepur për të marrë hapin e dorëzimit të kandidaturës për drejtimin e SPAK, prokurori Adnan Xholi, ka shfaqur interes për këtë pozicion dhe ka dorëzuar sot kërkesën për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

16:09
Artiste me shumë talente! Nicole Kidman tani vjen duke kënduar…

Nicole Kidman është padyshim një grua me shumë talente. Dhe të premten, aktorja australiane, 55 vjeçe, zbërtheu aftësitë e saj muzikore, duke marrë një mikrofon për të regjistruar një duet me kolegun e saj, aktorin dhe këngëtarin Luke Evans.

16:04
“Dëgjoje një idiot si unë”, Nunez zbulon mesazhin e veçantë nga idhulli i tij

Liverpooli shpenzoi 80 milionë euro për kartonin e Darwin Nunez në merkaton e verës.

15:59
Kthesa e çuditshme e gjyqit ndaj Neymar, Prokuroria në Spanjë tërheq akuzat për korrupsion

Kthesë e bujshme në gjyqin e Neymar, i akuzuar për mashtrim dhe korrupsion së bashku me tetë persona të tjerë, përfshirë babanë e tij, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu.

15:50
Video/ Qeni merr kokën njerëzore të hedhur nga bandat për presion ndaj kartelit rival në Meksikë (fotot)

Një qen është filmuar dje duke vrapuar me një kokë të prerë njeriu që mbante në gojë, të cilën e kishte marrë nga një skenë makabre krimi në Meksikë.

15:49
SHBA/ Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosi-t, dëmtohet bashkëshorti

Mediat amerikane raportojnë për një sulm ndaj shtëpisë së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi.

15:43
Vlorë/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit, arrestohet 53-vjeçari (Emri)

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike është vënë në pranga.

15:27
Rektori i parë shqiptar/ Ardian Ndreca prezantohet në krye të universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”

Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nisi vitin e ri akademik.

15:25
Manuela Arcuri në Tiranë/ Shfaqet premierë filmi “Kthetrat e shqiponjës”

Filmi “ Kthetrat e Shqiponjës” pati premierën mbrëmjen e 27 tetorit në Cineplexx. Nën regjinë e Alex Visanit, premiera e shumëpritur solli në Tiranë edhe aktoren e mirënjohur Manuela Arcuri.

15:24
Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit në SHBA, plagoset bashkëshorti

Shtëpia e udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi është sulmuar mëngjesin e së premtes.

15:22
Pedagogët kërcënojnë me grevë urie, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat

Pedagogët kanë kërcënuar qeverinë me grevë urie, nëse nuk i plotësohen kërkesat që kanë për rritjen e pagave.

15:21
‘Sot pashë dikë që vdiq’; Mbrojtësi i Arsenal thotë se është ‘me fat’ që mbeti gjallë, pas sulmit barbar me thikë në supermarketin në Milano (fotot)

Futbollisti i Arsenal, Pablo Mari ka folur sot nga spitali duke thënë se është “me fat” që është gjallë, pasi i mbijetoi një sulmi të pakontrolluar me thikë në një supermarket në Milano.

15:20
Iku Covid, por erdhi gripi. Është gjetur virusi i tipit A, nis edhe vaksinimi i personave më të rrezikuar

Izolohen rastet e para të prekura nga virusi i gripit.

15:09
Rama, mëson fermerët të shesin. Takimi në Shupenzë: Duhet të bashkoheni

Në Shupenzë, të Bulqizës kryeministri Rama reklamoi një treg të ri ku shiten prodhimet bujqësore të zonës.

15:08
Dibër, mollët kalben në pemë/ Fermerët në Shupenzë dhe Gjoricë: Punuam kot, nuk po shiten

Dibra dhe Korça janë dy nga rajonet që kanë prodhimtari më të lartë dhe kujdesen më shumë për kultivimin e frutave, mbi të gjitha me mollët.

15:02
Në 2021 shkuan dëm 615 milionë euro/ Raporti i KLSH: Buxheti i qeverisë nuk ishte realist

Buxheti faktik i vitit 2021 është shqyrtuar nga Komisioni i Ekonomisë ku kanë raportuar përfaqësues të qeverisë, por edhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu.

15:00
“Turqia nuk bëhet qendër gazi në Europë”, SHBA rrëzon kërkesën e Moskës

SHBA nuk e pranoi propozimin e bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për Bashkimin Europian.

14:55
Vuçiç “kthen pllakën” para NATO-s: Paqe, jo përshkallëzim i gjendjes në Kosovë!

Një ditë pasi deklaroi se serbët në Kosovë nuk do të heqin dorë nga targat KM duke paralajmëruar “rezistencë” nëse pas 31 tetorit, Kosova u konfiskon targat dhe makinat, presidenti serb Aleksandër Vuçiç shfaqi një qasje mjaft më të zbutur në takimin që pati në Beograd, kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer.

14:50
Kthimi i Bislimit mbrapsht, BE-ja: Mos politizoni vizitat zyrtare

Një ditë pasi Serbia ktheu mbrapsht zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, zyrtarët e Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje të dy vendeve të arrijnë një marrëveshje, në kuadër të dialogut, dhe të përdorin zyrat ndërlidhëse për të organizuar vizitat zyrtare.

14:36
Ende pa u publikuar libri i Princit Harry, eksperti mbretëror parashikon pasoja…

Libri i Princit Harry do të publikohet zyrtarisht më 10 janar 2023, ‘sipas New York Times’. 

14:18
ERE rrëzoi kërkesën e saj për anulimin e fashës/ Tabaku: Çmimi i energjisë në bursë vazhdon në rënie, abuziv vendimi që prek 100 mijë familje

Deputetja demokrate ka reaguar ashpër pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për të vendosur fashën e energjisë 800 kë/h për abonentët familjarë.

14:11
“E kanë rritur në 44 lekë”/ ERE ‘korrigjon’ Ramën: Çmimi i energjisë për fashën mbi 800 kWh, do të jetë me 42 lekë

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, për rritje të përllogaritjes së cmimit të energjisë elektrike, për këdo që do të kalojë fashën 800 kWh, e cila pritet të hyjë në fuqi nga 1 nëntori.

14:00
Udhëtimet me charter/ Rama sqaron kostot dhe sulmon prokurorinë e Tiranës: Një zullum i madh. Ata që akuzojnë janë në prokurori për evazion

Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës të dialogut me bashkitë, kreu i qeverisë Edi Rama iu dha përgjigje akuzave për udhëtimet me charter.

13:49
Dalin pamjet e sulmit në supermarket, momente tmerri mes njerëzve në Itali

Pamjet e publikuara nga mediet në Itali tregojnë momentet pak pas ngjarjes së rëndë që tronditi një ditë më parë Italinë, kur një person hyri në një supermarket pranë Milanos e nisi të qëllonte me thikë njerëzit e ndodhur aty.

13:36
“Raportimi më i mirë”/ Artur Bibe merr çmimin për raportimet e vështira nga Kievi nën bombardime

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka fituar çmimin “Raportimi më i mirë i vitit 2022” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

13:17
Balla takim me deputeten e Bundestagut: Po vijojmë konsultimet për Amnistinë Fiskale, do marrim rekomandimet më të mira nga BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pritur sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, deputeten e Bundestagut Gjerman Gabriela Heinrich, njëherësh edhe nënkryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPD).

13:14
I dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Angli e Holandë, konfiskohen pasuritë me vlerë 3 milionë euro të 31-vjeçarit

Pronat që arrijnë vlerën e 3 milionë eurove të një 31-vjeçari të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri janë konfiskuar këtë të premte.

13:05
“S’mund të raportojë një kriminel me uniformë”, Ardi Veliu raporton për buxhetin e AMP, opozita braktis mbledhjen te Siguria

Dalja e drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes policore, Ardi Veliu, para deputetëve për të prezantuar buxhetin e vitit 2023 u shoqërua me debate të forta dhe akuza.

12:52
Hetim për charterat e Ramës/ Berisha: Shpenzoi 22 mln euro! Kryeministri përgjigjet: Udhëtimet private me shpenzimet e mia

Sali Berisha ia dedikoi konferencën për shtyp udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama me charter duke e akuzuar se për çdo fluturim kostoja e karburantit, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro.

12:29
Skiatorja që zgjodhi Shqipërinë/ Lara Colturi përfaqëson vendin tonë në garat e rëndësishme

Si një sport i veçantë dhe jo me ndonjë traditë të madhe në vendin tonë, skitë mbeten gjithmonë një sport elitar dhe deri diku i kushtueshëm për t’u zhvilluar.

12:20
“Shqipëria po zien, Rama të japë dorëheqjen, mos presë protestat“/ Denoncimi i Berishës: Gjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen

“Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj”, kështu e nisi Sali Berisha konferencën e përjavshme për mediat, ku denoncoi se sjysma e ushtarakëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës.

12:01
Kancelari scholz viziton Greqinë: Marrëdhëniet Turqi- Greqi të zgjidhen me dialog

Kryeministri grek Mitsotakis është shprehur i kënaqur pasi atë që ka kërkuar ai dhe qeveria e tij, nga vizita e kancelarit gjerman Scholz në Athinë, d.m.th një përgjigje të pastër sa u përket marrëdhënieve grekoturke, e kanë marrë.

11:57
“E kanë rritur jo 42, por 44”, Rama flet për çmimin e energjisë dhe zyrtarizon fashën 800 kwh nga nëntori

Krahas vendosjes së fashës 800kWh, ERE ka rritur edhe përllogaritjen e çmimit të energjisë për këdo që e kalon këtë fashë.

11:55
Tetori i librit/ Studiuesi Aurel Plasari bisedoi me nxënës për kujtesën historike

Të kujtuarit, të mbajturit mend është një aftësi që e kanë edhe kafshët. Por aftësinë për të thirrur kujtimet e kanë vetëm njerëzit, këtë kafshët nuk e kanë.

11:49
Burg për ish-kryebashkiakun. Gjykata dënon dhe ish-kreun e qarkut Lezhë, tjetërsuan tokat në Shëngjin

Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

11:43
Nga 1 nëntori shtrenjtohet energjia/ Vendimi edhe pse çmimi në bursa u ul dhe BE ndihmoi me 80 milionë euro

Institucioni që zyrtarisht vendos për rritjen e çmimit ka marrë vendim për të nisur nga 1 nëntori rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 4.4 herë më shumë për familjet që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat orë energji elektrike në një muaj.

11:31
Amnistia për të burgosurit lëvizje për të ndërhyrë në zgjedhje? Manja i përgjigjet Alibeajt

Amnistia për të burgosurit e njoftuar në fundvit për të dënuarit, u bë temë e debatit në komisionin e ligjeve mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.

11:24
Putin tërhiqet: Nuk do të përdorim armë bërthamore në Ukrainë!

Pas frikës së mbolli me lëvizjet e tij, Vladimir Putini deklaroi së fundi se nuk ka për qëllim të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, edhe pse lideri rus e cilësoi konfliktin në vendin fqoij  si pjesë e përpjekjeve të Perëndimit për të siguruar dominimin e tij global.

11:07
Gjermania në ankth për Neuer, rrezikon të humbasë Katar 2022

A do të duhet Gjermania të bëjë pa portierin e saj kryesor në Kupën e Botës? Rreth tre javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor), Manuel Neuer ka të ngjarë të ngrejë flamurin “e bardhë”.

10:47
Zv. këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA pret në takim Xhaçkën: Mbështesim Shqipërinë në forcimin e sigurisë kibernetike

Ministrja e Jashme Olta Xhaçka takoi një ditë më parë zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jon Finer, i cili përsëriti mbështetjen për Shqipërinë dhe sigurinë kibernetike në vendin tonë.

10:31
Sulmet ndaj veprave të artit! Cilat janë pasojat?

Qull patatesh ndaj pikturës së Monesë në Pocdam, supë domatesh ndaj tablosë së van Gogh natyrë e qetë me lule dielli. Sulmet e aktivistëve të klimës ndaj veprave të artit po intensifikohen.

10:18
Rusia po grumbullon trupat pranë lumit Dnjepër, Ukraina përgatitet për betejë të ashpër në Kherson

Ushtria ukrainase tha se Rusia po grumbullon trupa në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnjepër, teksa të dyja palët po bëhen gati për atë që mund të jetë beteja kyçe për qytetin jugor ukrainas të Khersonit.

10:01
“Gjatë natës rrodhi sërish gaz”, prindërit në Porto Romano kërkojnë mbylljen e shkollës: Të garantohet siguria në zonë

Shkolla 9-vjeçare në zonën e Porto Romanos i ka dërguar kërkesë bashkisë dhe Zyrës Vendore të arsimit për marrjen e masave nga rreziku që u kanoset si rezultat i aktivitetit të fabrikës së gazit ku janë regjistruar disa incidente të rrezikshme.

09:51
Rikthehet Rihanna! Publikon këngën e re, dedikim për aktorin e ndjerë Chadwick Boseman

Rikthehet diva e muzikës pop Rihanna. Këngëtarja më në fund ka publikuar pas 6 vitesh këngën e saj më të re të titulluar “Lift Me Up”, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016.

09:29
Humbja ndaj Slavia Prague/ Daja, akuza arbitrit: Na mohoi penallti të pastër dhe një tjetër të diskutueshme

Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, humbja në shtëpi 0-1 ndaj Slavia Prague, ndodhi më shumë për shkak të vendimeve të arbitrit.