Këngëtarja me famë botërore Adele së fundmi ka bërë një deklaratë e cila bëri xhiron e rrjetit.

34-vjeçarja u shpreh se ka konsumuar shumë alkool gjatë pandemisë, në atë periudhë kur e gjithë bota u izolua.

Për “The Sun” ajo tha se ka pirë katër shishe verë para drekës, ndërsa tashmë ka hequr plotësisht dorë.

Më kujtohet kur erdha këtu në Covid, në mbyllje, ishte ora 11 e mëngjesit dhe unë kisha pirë katër shishe verë. Thjesht duhet të pish ujë dhe të jesh e matur si çdo gjë”, tha artistja.

Këngëtarja e zbuloi këtë gjë teksa mbaroi performancën e saj të parë në The Colosseum në Caesars Palace.

Këngëtarja 34-vjeçare u bë kryefjalë mediatike në vitin 2019 pasi humbi më shumë se 7 kile, për shkak të mospërdorimit të sheqerit dhe pijeve alkoolike.

Vitin e kaluar këngëtarja deklaroi gjatë një interviste se kishte ndaluar së përdoruri alkoolin pas vdekjes së babait të saj nga një sëmundje.

Top Channel