Ngjarja e rëndë në Kavajë, njëri prej viktimave ishte me djalin kur u qëllua për vdekje

29/03/2023 20:34

Një ngjarje e rëndë kriminale ku humbën jetën dy persona ndodhi pasditen e së mërkurës në qytetin e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sallbeg 2, tek kryqëzimi i valutës. Dy shtetas janë konfliktuar në rrugë, fare pranë banesës së Altin Rexhës i njohur dhe me emrin Sali Rexha. Mes tij dhe Edmond Gosës ka pasur një konflikt të mëparshëm tre ditë më parë.

Edmond Gosa 43 vjeç, edhe ky përdorte një tjetër emër, Armand, ka plagosur me thikë Altin Rexhën, 43 vjeç. Në çastin e konfliktit Rexha ka qenë me djalin e tij. Pas goditjes me thikë, ai ka qëlluar me armë zjarri Gosën.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Rexha nga Kukësi jetonte me qira në Kavajë bashkë me familjen e tij.

Top Channel