Qeveria e krahut të djathtë e Italisë i dha mbështetje të plotë projektligjit që ndalon mishin e prodhuar në laborator si dhe ushqimeve të tjera sintetike, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë ushqimore të vendit, si edhe shëndetit të qytetarëve të saj.

Nëse drafti miratohet, vendimi për të ndaluar këtë lloj mishi mund të pasohet nga gjoba që shkojnë deri në 60,000 €. Francesco Lollobrigida, i cili drejton ministrinë e riemërtuar të bujqësisë dhe sovranitetit ushqimor, i mëshoi idesë së traditës së shumëvlerësuar ushqimore të Italisë, megjithatë lëvizja e tij u prit ashpër nga disa grupe të mbrojtjes së kafshëve të cilat e shohin mishin e prodhuar në laborator si zgjidhje për shumë çështje, që nisin nga ruajtja e mjedisit e deri tek emetimet e karbonit dhe siguria ushqimore.

Coldiretti dhe lobe të tjera bujqësore në vend kanë grumbulluar muajt e fundit mbi gjysmë milionë firma duke bërë thirrje për mbrojtjen e “ushqimit natyror kundër ushqimit sintetik”, e mes atyre që kanë nënshkruar, është edhe vete kryeministrja Giorgia Meloni.

Projektligji i propozuar vjen pas një serie dekretesh qeveritare që ndalonin përdorimin e miellit të insekteve në pica apo makarona. Bill Gates insiston prej fort prej dy vitesh tashmë që vendet e pasura të konsumojnë mish sintetik në masën 100%, teksa shprehet I shqetësuar për të ardhmen e planetit të kërcënuar nga ndryshimet klimatike, në të cilat thuhet se kontribuojnë edhe kafshet e përdorura për zinxhirin tonë ushqimor.

Top Channel